Soni Malaj ngre temperaturat, mahnit fansat me bikini(Foto)

Së fundmi këngëtarja ka postuar një foto në ‘Instagram’, ku shihet në bregdet me bikini. Ajo është shfaqur e mahnitshme dhe ka vënë në dukje edhe një herë linjat e saj perfekte trupore. “Atje ku dielli shkëlqen”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove sensuale. Duket se për Soni Malaj mosha është thjeshtë një numër, pasi edhe pse 41 vjeç, ka forma trupore që çdo vajzë do ta kishte zili.


I kërkova një rol te seriali tij, më mbylli telefonin/ Aktorja e njohur zbulon bisedën me Ermal Mamaqin:“Sillet si boss e miliarder!”,s’të llogarit fare!

Aktorja e mirenjohur, Eva Alikaj ka deklaruar së fundmi se i ka kërkuar Ermal Mamaqit që të marrë pjesë në serialin e tij dhe ky i fundit e ka injoruar duke i mbyllur telefonin. Duke folur për vështirësitë që ka hasur në profesionin e saj pas rikthimit në Shqipëri, artistja zbuloi edhe një episod kur është refuzuar. Ajo tregoi se Ermali i kishte mbyllur telefonin kur e kishte kontaktuar për të marrë pjesë në projektin e tij .Në deklaratën e saj Eva nuk ngurroi të ironizonte Ermalin duke e cilësuar me fjalët ‘boss’ dhe ‘miliarder’. Ajo tha se ka respekt për atë si komedian por shtoi se ‘nuk e di se çfarë bën ai tani’.

“Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë “Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.” Ai në telefon si bossi, producenti, miliardri. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni. Unë prisja që të paktën, ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time.

Ai nuk të llogarit ai. Po ai është privat. Kam kërkuar rol edhe në Teatër, por nuk më jep njeri rol. Nuk flitet për rrogën, janë klanet e tyre, paaftësia e tyre. Ermal Mamaqi nuk besoj që do më gjykojë mua. Është ai që është për punën që ka bërë si komedian dhe për atë që bën tani që nuk e di çfarë bën.


Kam respekt për atë që bën. Kërkon rol dhe nuk të japin. Të rrijë edhe urtë? Në vend që të bëj prova jam në plazh. Unë jam aktore që mund të jap. Kur them unë janë edhe të tjerë.”- tha ajo në një intervistë për ReportTV.

Nga Ermal Mamaqi nuk ka ende një reagim pas deklaratës së Eva Alikajt.

Burri i dha borxh shokëve 20 milionë lekë/ Gruaja humb ndjenjat në emision…

Flutura është në një konflikt të ashpër me bashkëshortin e saj Veladinin dhe nuk po gjen dot gjuhën e komunikimit me të. Shkak është bërë një shumë prej 20 milionë lekësh të vjetra që ai i ka dhënë borxh prej shumë vitesh tek dy persona. Ata nuk po i’a kthejnë paratë dhe për këtë Flutura fajëson të shoqin i cili është treguar i pa kujdesshëm. Një pjesë e mirë e atyre lëkëve, ajo thotë se janë nga puna e saj prej 15 vitesh në Greqi të cilat Veladini i’a ka marrë pa e pyetur fare. Si do të gjendet zgjidhja e këtij problemi i cili po rrezikon marrëdhënien bashkëshortore pas 32 vitesh martesë? Në fund të seancës së rubrikës “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan teksa të gjithë po mësonin vendimin e publikut zonja Flutura humbet ndjenjat. Sapo mësoi nga Ardit Gjebrea se publiku i kishte dhënë asaj të drejtë ajo u emocionua. Gjendja shëndetësore e Fluturës është e mirë.

Eni Çobani: Dy bashkëshortët Flutura dhe Veladin, vijnë nga Cërriku. Flutura në një martesë gati 30 vjeçare me Veladinin, me të cilin ka dhe 3 fëmijë, puna e saj në Greqi për vite me radhë nuk është respektuar dhe gjithë paraja është mbajtur nga kryefamiljari dhe më pas është dhënë në mënyra joligjore personave të tretë.

Mes tyre është edhe z.Tomor Luta, sipas dokumentit që kam në dorë dhe Agim Tomici, ata janë të ftuar kur dëshirojnë për t’i dalë përballë zotërinjëve nëse gjërat nuk janë të vërteta apo i janë cënuar, por besoj se janë të vërteta.

Flasim për 20 milionë lekë që për familjen është një shumë e konsiderueshme dhe keni vite që ju e vuani këtë problematikë. Ju i pari, z.Veladin duhet të merrnit përgjegjësinë, por shoh që edhe sot në këto momente që Flutura është shumë e acaruar përpos edhe fjalorit të përdorur jo shumë normal në një media.


Unë i kërkoj ndjesë gjithë publikut edhe për fjalët e përdorura, por sigurisht që problemi është shumë i rëndë. Dua të kuptoj pak konceptin tuaj si një burrë shqiptar faktin që ju i drejtoheni gruas me fjalë aspak normale, ju bëra një pyetje e doni Fluturën?

Keni bërë 3 fëmijë me të. E akuzuat që ti nga Gramshi nuk ke prurë gjë, një qytet i nderuar që ka vajza e burra shumë të mirë. Çfarë pretendonit të sillte nga Gramshi zonja përveç vetes? Toka, shtëpi? Në vitin 89-të jeni martuar, jemi në vitin 2022 dhe ju i drejtoheni sikur nuk e njihni fare..

Flutura: Si skllave…

Video

Mbërijnë eksploruesit Grekë për ekspetditë katërditore/ Kërkojnë arin e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri…

Një ekspeditë e paligjshme është kryer në tokën shqiptare nga një grup shtetasish grekë në kërkim të një sasie ari të Luftës së Dytë Botërore. Bëhet fjalë për një sasi të pretenduar ari të fshehur në vendin tonë nga dy ushtarë grekë gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan Shqiptarja. Një grup eksploruesish kanë mbërritur në Shqipëri nga Athina në një ekspetditë katërditore në disa fshatra në malësinë e jugut.Nga pamjet ekskluzive siguruar nga ReportTv ata kanë zbuluar edhe një shpellë ku sipas tyre fshihet ari, ndërsa deklarojnë se ekspedita ka qenë e suksesshme dhe ata do të rikthehen shpejt për të marrë asetin e çmuar.

Shtetasit grekë pretendojnë se ari ishte fshehur në një shpellë nga dy ushtarë grekë të cilët ua kishin vjedhur atë nazistëve por ata nuk kanë mundur ta çojnë në Greqi pasi janë arrestuar nga ushtarët gjermanë.

Gjatë ekspeditës janë përdorur pajisje të teknologjisë së lartë ndërsa shtetasit grekë kanë pasur me vete edhe një hartë të fshatit ku pretendojnë se është fshehur ari.

Sipas tyre, rezultati i kërkimit ka qenë pozitiv dhe do të rikthehen shpejt. Po kështu shtetasit grekë kanë pohuar se në doganën shqiptare kanë pasur problem gjatë kontrollit por askush se ka pikasur që janë gjahtarë thesaresh.

34-vjeçarit nuk i del inati, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe niset i armatosur drejt ish-gruas dhe partnerit të saj…policia e kap në kohë dhe…

Një 34-vjeçar theu këtë të diel masën e arrestit shtëpiak dhe u nis i armatosur drejt Sarandës, ku kishte kërcënuar me jetë ish-gruan dhe partnerin e saj.
Shtetasi me iniciale K. H. kishte konflikt me ish-bashkëshorten e tij, 31-vjeçaren me iniciale F. C. dhe bashkëjetuesin e saj, shtetasin I. J.
Policia njofton se pas kallëzimit të marrë ka bërë ndalimin e 34-vjeçarit që po vuante dënimin për vjedhje dhe gjatë kontrollit i ka gjetur armën e zjarrit tip pistoletë dhe fishekë në fole, gati për qitje.
Në pranga ka rënë dhe partneti i 31-vjeçares, pasi iu gjet një armë e ftohtë (përforcues grushti).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale ” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit K. H, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit I. J.


Shpërthen bombula e gazit në banesë/ Plagoset 60-vjeçarja në Maliq, transportohet me urgjencë…

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Maliq, e për pasojë është plagosur një 60-vjeçare. Policia bën të ditur se shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, ka shkuar në spitalin e Pogradecit me djegie trupore.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 10.07.2022, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, Maliq, me djegie trupore, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e saj.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Pas Memellit Skenderbeut i shpall besnikëri Vangjel Zguro dhe Pusi /Projektohet rikthimi…

Nga Korça është larguar 70% e ekipit të vjetshëm por merkatoja e Skënderbeut pritet të marrë një trajektore të çuditshme për 8 herë kampionët e vendit. Surprizë pritet të jetë rikthimi i ish-kapitenit Vangjel Zguro. “Panorama Sport” ka mësuar se palët kanë biseduar dhe është gjetur akordi që mbrojtësi pogradecar të kontribuojë për Skënderbeun edhe në Kategorinë e Parë. Një arsye më shumë dhe bindëse për rikthimin e Zguros te Skënderbeu është edhe trajneri Migen Memelli. Pas rënies nga Superiorja Zguro u largua drejt Amerikës, por me sa duket “parajsa” e 29- vjeçarit është Korça .Gazeta mëson se ish-kapiteni ka folur me presidentin Takaj dhe është bindur që të vishet sërish bardhekuq.

Edhe sulmuesi shkodran, Belajdi Pusi, i shpall besnikëri Skënderbeut. Edhe pse skuadra ra në Kategorinë e Parë, ai ka vendosur që të rinovojë.

Kontrata e tij po shkon drejt fundit, por shkodrani ka menduar që ta zgjasë dhe të kontribuojë për rikthimin e bardhekuqve në elitë.


Xhevahir Zeneli shpallet “Qytetar Nderi”/ Bashkia e Kolonjës i dorëzon titullin aktorit të komedisë(Foto)

Aktori i njohur i humorit, Xhevahir Zeneli u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Kolonjës për kontributin e dhënë në promovimin e artit dhe kulturës kolonjare. Titulli iu dorëzua nga kryebashkiaku Erion Isai dhe aktori i njohur Agron Llakaj, që u bë pjesë e skenës për të surprizuar Xhevahir Zenelin.

ERION ISAI / KRYETAR I BASHKISË KOLONJË:

“Për ne si qytet është privilegj i madh që në listën e figurave me kontribut të madh, kemi një artist të mrekullueshëm si ty.”

Xhevahir Zeneli për Agron Llakajn është jo vetëm partner në punë, por edhe mik i rrallë në jetë.

Aktori i humorit Xhevahir Zeneli është pjesë e trupës së Al Pazar në Vizion Plus dhe ka krijuar me dhjetëra role aq të pëlqyera për teleshikuesit shqiptarë. Zeneli ka një galeri rolesh në estradë, teatër dhe kinematografi.


Aksident në aksin Voskop-Korçë/ Volkswagen përplas rëndë 12-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe….

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme ,ku policia bën me dije se rreth orës 17:10 në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një 12-vjeçar.I mituri po lëvizte me biçikletë në momentin që është përplasur, ndërsa aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës. Sakaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Korçës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Korçë/Informacion paraprak:

Më datë 10.07.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, shtetasi K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme


Moti vazhdon surprizat, ja zonat ku priten rrebeshe shiu…

E diela do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominante. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim, ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuasje në të gjithë terrritorin, përjashtuar zonat verilindore dhe juglindore, ku pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten thuajse kostante në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C. Era do të mbetet sërish deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë deri në 2 ballë.