Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Maliq, e për pasojë është plagosur një 60-vjeçare. Policia bën të ditur se shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, ka shkuar në spitalin e Pogradecit me djegie trupore.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 10.07.2022, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, Maliq, me djegie trupore, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e saj.
Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.