Mbërijnë eksploruesit Grekë për ekspetditë katërditore/ Kërkojnë arin e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri…

Një ekspeditë e paligjshme është kryer në tokën shqiptare nga një grup shtetasish grekë në kërkim të një sasie ari të Luftës së Dytë Botërore. Bëhet fjalë për një sasi të pretenduar ari të fshehur në vendin tonë nga dy ushtarë grekë gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan Shqiptarja. Një grup eksploruesish kanë mbërritur në Shqipëri nga Athina në një ekspetditë katërditore në disa fshatra në malësinë e jugut.Nga pamjet ekskluzive siguruar nga ReportTv ata kanë zbuluar edhe një shpellë ku sipas tyre fshihet ari, ndërsa deklarojnë se ekspedita ka qenë e suksesshme dhe ata do të rikthehen shpejt për të marrë asetin e çmuar.

Shtetasit grekë pretendojnë se ari ishte fshehur në një shpellë nga dy ushtarë grekë të cilët ua kishin vjedhur atë nazistëve por ata nuk kanë mundur ta çojnë në Greqi pasi janë arrestuar nga ushtarët gjermanë.

Gjatë ekspeditës janë përdorur pajisje të teknologjisë së lartë ndërsa shtetasit grekë kanë pasur me vete edhe një hartë të fshatit ku pretendojnë se është fshehur ari.

Sipas tyre, rezultati i kërkimit ka qenë pozitiv dhe do të rikthehen shpejt. Po kështu shtetasit grekë kanë pohuar se në doganën shqiptare kanë pasur problem gjatë kontrollit por askush se ka pikasur që janë gjahtarë thesaresh.

Advertisement