Pas Memellit Skenderbeut i shpall besnikëri Vangjel Zguro dhe Pusi /Projektohet rikthimi…

Nga Korça është larguar 70% e ekipit të vjetshëm por merkatoja e Skënderbeut pritet të marrë një trajektore të çuditshme për 8 herë kampionët e vendit. Surprizë pritet të jetë rikthimi i ish-kapitenit Vangjel Zguro. “Panorama Sport” ka mësuar se palët kanë biseduar dhe është gjetur akordi që mbrojtësi pogradecar të kontribuojë për Skënderbeun edhe në Kategorinë e Parë. Një arsye më shumë dhe bindëse për rikthimin e Zguros te Skënderbeu është edhe trajneri Migen Memelli. Pas rënies nga Superiorja Zguro u largua drejt Amerikës, por me sa duket “parajsa” e 29- vjeçarit është Korça .Gazeta mëson se ish-kapiteni ka folur me presidentin Takaj dhe është bindur që të vishet sërish bardhekuq.

Edhe sulmuesi shkodran, Belajdi Pusi, i shpall besnikëri Skënderbeut. Edhe pse skuadra ra në Kategorinë e Parë, ai ka vendosur që të rinovojë.

Kontrata e tij po shkon drejt fundit, por shkodrani ka menduar që ta zgjasë dhe të kontribuojë për rikthimin e bardhekuqve në elitë.


Advertisement