Çmenduri në Selanik/ 50-vjeçarja hedh karriget nga ballkoni lakuriq (Video)

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Selanik të Greqisë këtë të hënë. Një grua ka dalë lakuriq në ballkon dhe ka hedhur karrige dhe sende të tjera nga shtëpia. Gjithçka ka ndodhur pak para orës 4 të pasdites, në rrugën Agios Dimitriou, në Iasonidos. Të befasuar kalimtarët që po ecnin në atë moment në trotuar, papritmas panë objekte që po hidheshin nga ballkoni i katit të dytë Sapo ngritën sytë, ata panë 50-vjeçaren pa rroba e cila po hidhte sende dhe mobilje nga ballkoni.

Për ngjarjen është njoftuar qendra e thirrjeve të Veprimit të Shpejtë dhe ndërsa në pak minuta në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë së ekipit të DIAS dhe makinë patrullimi. Njëkohësisht është njoftuar edhe Zjarrfikësja, pasi ekzistonte frika se gruaja mund të hidhej nga ballkoni. Zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje i vendosën menjëherë gruas një dyshek poshtë ballkonit, ndërsa policia u përpoq ta qetësonte.

Efektivët e policisë kanë arritur të ngjiten në katin e dytë, të hyjnë në banesë dhe t’i afrohen gruas, e cila më pas e kane dërguar për ekzaminime në repartin psikiatrik në spitalin AHEPA.


Advertisement