E bujshme/ Euro dhe Dollari barazohen për herë të parë pas 2 dekadash…

Për herë të parë në gati dy dekada, kursi i këmbimit midis euros dhe dollarit është afërsisht i njëjtë. Ngjarja e pazakontë është një ndihmë për turistët amerikanë në Evropë, por jo aq e mirë për evropianët që vizitojnë SHBA. Barazia në dy monedhat vjen pasi euro ra gati 20% në vlerë gjatë 14 muajve të fundit krahasuar me dollarin amerikan . Euro u krijua më 1 janar 1999, gati gjashtë vjet pasi Traktati i Mastrihtit themeloi vetë Bashkimin Evropian. Por gjatë tre viteve të para, euro ishte një “monedhë e padukshme” që përdorej vetëm për qëllime kontabël. Megjithatë, këtë vit, dollari amerikan është rritur kundrejt shumicës së monedhave kryesore, pasi rritja e normës së interesit të Fed e ka bërë monedhën e gjelbër një strehë të sigurt për investitorët në mbarë botën që kërkojnë të mbrohen nga rritja e inflacionit global.


Advertisement