Ari, garancia e shteteve në kohë të vështira/ Ky është vendi me rezervat më të mëdha në Ballkan…

Të dhënat e Këshillit Botëror të arit, bazës më të saktë të informatave për rezervat e arit sipas vendeve, për kuartalin e dytë të këtij viti, tregojnë se pas Serbisë, Maqedonia e Veriut ka rezerva më të mëdha të arit në Ballkan. Serbia ka rezerva më të mëdha të arit nga vendet e rajonit dhe rezervat e saj mbërrijnë në 38.1 ton shufra ari. Në vendin e dytë, sipas Këshillit Botëror për arin, renditet Maqedonia e Veriut me 6.9 ton.

Pas Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, renditen Sllovenia me 3.2 ton, Bosnja e Hercegovina me 3 ton dhe Mali i Zi me 1.09 ton, derisa Kroacia, sipas këshillit nuk ka rezerva ari, për shkak të shitjes në vitin 2001.

Ky metal i çmuar shërben si garanci për besimin në Bankën Qendrore, veçanërisht në kohëra të vështira të krizave, siç është momentalisht situata me tensionet gjeopolitike në Ukrainë, krizat energjetike dhe ekonomike dhe rritjes globale të inflacionit./INA


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.