Në perëndim merr më shumë por ke shpenzime më të larta/ Familja Shqiptare braktis Anglinë pas 32 vitesh: “Nuk ka si vendi jot…

Një çift i cili për 32 vjet kishte jetuar e punuar në Angli, më në fund ka vendosur të kthehet për të investuar e jetuar në Kosovë. Ndonëse kishin mbi 30 vjet në mërgim, ata vendosën që të braktisin jetën e krijuar në Angli dhe për tu kthyer në Kosovë, përkatësisht në Koliq të Prishtinës. Kryefamiljari, Arben Leci, tregoi dhe arsyet se pse ai dhe bashkëshortja morën këtë vendim.

“Një kohë të gjatë në gurbet dhe vendosëm të vijmë sa do pak që t’i ndihmojmë këtij vendi. Kurbeti nuk është i lehtë. Para atje ka por një jetë si në Kosove nuk ka””, tha ai për RTK.

Gjithashtu, ai ka edhe një mesazh për të gjithë ata që jetojnë jashtë vendit e po ashtu edhe për ata që duan të ikin nga Kosova.

“Kush ka, mirë është me ardh me investu. Ja vlen me ardh me provu. Kurse për këta këtu i them që me punu sa më shumë e me ndërtuar këtë vend . Se në perëndim merr pare ma shumë por ke shpenzime më të larta”, tha ai.


Kurse bashkëshortja e tij, Safetja, tha se ende i ruan traditat.

Nuk ka qenë e vështire të vendosim që të kthehemi sepse gjithëmonë kemi qenë të mendimit që të kthehemi në Kosovë. Atje jeta nuk me ka pëlqyer sepse isha larg familjes, larg vendit tim. Edhe atje kemi gatuar ushqimet tradicionale, kemi ngrëne ushqimet tona tradicionale”, tha ajo.

Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.