Shkaktoi zhurma shqetësuese / Policia gjobit shoferin e ‘Lamborghinit’, me 4000 lekë (VIDEO)

Një automjet luksoz tip ‘Lamborghini’ është gjobitur me 4000 lekë për zhurmat shqetësuese që shkaktonte nëpërmjet drejtimit. Rreth orës 21:28, mjeti që po drejtohej nga Kristian Gjorga është ndaluar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ nga policia. Makina luksoze rezulton në pronësi të Blerim Ganit. Nuk dihet nëse shoferi që u gjobit dhe pronari kanë lidhje familjare apo janë miq me njëri-tjetrin. Nuk është hera e parë që në Tiranë qarkullojnë me shpejtësi makina luksoze dhe shkaktojnë zhurma duke prishur qetësinë publike.


Advertisement