Përfundojnë 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja/ Rama publikon pamjet: “Trafiku është lehtësuar ndjeshëm…

Kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga Unaza e Madhe e Tiranës. Ai thotë se kanë përfunduar 5 tunelet në nyjen kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit. “Dhe me këtë video nga Unaza e Madhe e Tiranës, ku tanimë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit, falë të cilave trafiku është lehtësuar ndjeshëm si në hyrje dhe në dalje të Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama .


Advertisement