Përdorte emër dhe të dhëna të rreme/ Arrestohet pas 22 vitesh shqiptari i shumëkërkuar në Itali…

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim që në vitin 2000 ka rënë në prangat e Karabinierëve italianë pasi ndaj tij ishte firmosur një urdhër arresti ndërkombëtar pasi akuzohet për një sërë akuzash në vendin tonë. Mediat italiane, shkruajnë se ndaj tij Gjykata në Shqipëri ka dhënë një dënim me 25 vite burg për veprat penale të vrasjes, armëmbajtjes pa leje dhe grabitjes. Që nga koha e ngjarjeve ai fshihej në Itali ku dhe banon një pjesë e familjes së tij ku ai përdorte emër dhe të dhëna të rreme për ti shpëtuar kapjes. Ai është vënë në dispozicion të organit gjyqësor për për fillimin e procedurave që do çojnë në ekstradimin e tij në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: