Garat e çiklistëve/ Policia bllokon këto akse në rajonin e Korçës në datat 14 dhe 15 Korrik…

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2022”. Në datat 14.07.2022 dhe 15.07.2022, Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Shqiptar dhe bashkinë Korçë, do të zhvillojnë në territorin e qarkut Korçë, aktivitetin çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2022”, me pjesëmarrjen e dy kategorive (grupmoshave). Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për këtë qëllim, ju informojmë si më poshtë:

➡️ Etapa e parë starton ditën e enjte, më datë 14.07.2022, ora 16:00/Itinerari: fshati Piskupat, Pogradec-Unazë e Madhe, Pogradec-Bilisht-Korçë;

➡️ Etapa e dytë starton ditën e premte, më datë 15.07.2022, ora 10:00/Itinerari: qyteti i Korçës-Maliq-Drithas-Plasë-Korçë.

Policia e Korçës kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti (sipas orarit të paracaktuar) deri në përfundim të tij. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.


Advertisement