Dollari vlen më shumë se euro për herë të parë në dy dekada…

Euro ka rënë nën dollarin për herë të parë në 20 vjet pasi lufta në Ukrainë e shtyn monedhën e përbashkët poshtë, shkruan BBC. Një euro u ble me 0.998 dollarë në tregun valutor në orën 12:45 GMT, me një rënie prej 0.4 % në tregtimin e ditës. Frika se Rusia mund të kufizojë furnizimet e Evropës me energji kanë rritur shanset për recesion në zonën e euros. Një monedhë në dobësim do t’i bëjë importet më të shtrenjta për vendet e eurozonës, veçanërisht mallrat me çmime në dollarë si nafta e papërpunuar. Euro ka rënë pothuajse 12% kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit.

Advertisement