Emocion dhe spektakël/ Vëllezërit Balla mahnitin jurinë dhe publikun e America’s Got Talent(Video)

Arnold Balla 26 vjeç dhe Artan Balla 20 vjeç janë vëllezërit shqiptarë që kanë mahnitur një Amerikë të tërë. Ata u bënë të njohur pasi morën pjesë në spektaklin e talenteve “America’s Got Talent” ku e lanë jurinë të habitur me aftësitë e tyre akrobatike duke treguar sërish se Shqipëria ka talente të mëdha, edhe pse është një vend i vogël. E gjithë performanca e tyre u shoqërua nga emocione dhe frikë, duke ndjekur çdo sekondë se çfarë do të ofronin.

Juria e përbërë nga Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara u mahnitën dhe dhanë opinione shumë pozitive për dy të rinjtë. Djemtë siguruan tre “PO” për në raundin tjetër të spektaklit, shoqëruar me duartrokitje dhe ngritjen e gjithë publikut në këmbë.

Dy vëllezërit merren prej vitesh me akrobaci, edhe pse kanë studiuar në degë të tjera. Arnoldi 25 vjeç ka mbaruar shkollën për dizajn, ndërsa Artani 20 vjeç studion për juridik.

“Një ëndërr e bërë realitet”-e përshkruajnë ata eksperiencën e tyre në spektaklin më të madh të talenteve në botë.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.