Kapshticë/ Xhenierët mënjanojnë mundësinë e rënies së shkëmbinjve mbi doganë(Foto)

Në pikën e kontrollit të udhëtarëve në doganën e Kapshticës, prej disa kohësh, vërehej rreziku i rënies së shkëmbinjve dhe në çdo çast mund të rrezikohej jeta e njerëzve, njoftoi burimi zyrtar.
Kompania e punimeve xheniere, në batalionin e xhenios, për më se 10 ditë punoi për asgjësimin e këtij rreziku.
Më 27 qershor – 9 korrik 2022, punuan 13 forca, 3 mjete dhe 1 agregat për largimin e shkëmbinjve mbi mjediset e doganës.
U punua si me plasje ashtu dhe në mënyrë mekanike.
U gërmuan dhe u lëvizën rreh 130 metër kub shkëmb, u mbulua me rrjetë pjesa shkëmbore pranë doganës dhe u pastrua vendi nga inertet.
Të gjitha këto vëllime pune u kryen në një terren të vështirë e nën një diell përvëlues.
U bashkëpunua me përfaqësuesit e doganës në zgjidhjen e problemeve.


Advertisement