Kryebashkiaku socialist denoncon dhunën në polici : “Më kanë rrahur dhe fyer ,ishte një i ri që…

Kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është sulmuar fizikisht dy ditë më parë në qendër të qytetit. Ka qenë vetë Kokoneshi i cili ka denoncuar në komisariat një 32-vjeçar, të identifikuar si Dritan Sterkaj. Fredi Kokoneshi, 54 vjeç, ka kallëzuar në polici duke thënë se është goditur me grushte dhe është ofenduar për shkak të detyrës nga 32-vjeçari. Autori nuk është ndaluar ende nga policia.

Divjakë:

Në datë 11.07.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasi F. K., 54 vjeç, banues në Divjakë,(Kryetar i Bashkisë Divjakë), se shtetasi D. S., 32 vjeç, banues në Divjakë, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim.- thuhet në njoftimnin e policisë për denoncimin e bërë nga kryebashkiaku i Divjakës.


Advertisement