Presidenti Meta nderon me titullin “Mjeshtër i Madh” Vasillaq Kolevicën (Foto)

Mjeshtri korçar i punimit të qeramikës Vasillaq Kolevica nderohet me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, nëpërmjet një dekreti të firmosur ditën e martë. “Me mirënjohje të veçantë për vlera të larta artistike dhe kontributet e çmuara në zhvillimin e artit dhe kulturës shqiptare. Në vlerësim të ruajtjes e përcjelljes së mjeshtërisë së qeramikës, si dhe rindërtimit e restaurimit të shumë objekteve të trashëgimisë kulturore, sidomos në Qarkun e Korçës.”


Advertisement