Një 60-vjeçar shqiptar në Greqi është dënuar me 4 muaj burg nga Gjykata pasi ka vjedhur 7 byrekë në një supermarket në Lagardas të Selanikut. Sipas të dhënave vlera e byrekëve të vjedhur ishte 15.26 euro, të cilat një iu gjet në xhep dhe pjesa tjetër në çantë. Ai u kap në flagrancë ndersa ka refuzuar të kontrollohet. Mësohet se 60-vjeçari prej më shumë se 25 vitesh punonte në një fabrikë djathi dhe kurrë nuk kishte pasur probleme me drejtësinë. Mbrojtja e 60-vjeçarit argumentoi se aktet janë kryer me atribut të reduktuar dhe përmendi një problem që i ka ndodhur vitet e fundit në kokën e tij, për shkak të të cilit ai ka dëmtuar perceptimin. 60-vjeçari apeloi dhe u la i lirë.
“Drejt një Agimi të ri!”-kështu shkruan Presidenti Ilir Meta, krahas një fotoje ku shihet me këshilltarët e tij, Edmond Panariti dhe Tedi Blushi. Meta ka zgjedhur të lërë Presidencën këtë pasdite dhe të shijojë perëndimin e diellit, ndërsa duket se fsheh edhe një mesazh për kundërshtarët politik. Kujtojmë se postimi vjen vetëm 10 ditë nga momenti kur Kreu i Shtetit do të lërë zyrën e Presidencës, për t’u rikthyer siç ai vetë ka deklaruar në politikën aktive të Shqipërisë.
Italia po hyn në një krizë të thellë politike, me kryeministri e vendit Mario Draghi që ka njoftuar dorëheqjen. Pas takimit me presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, Draghi mblodhi një kabinet dhe njoftoi anëtarët e partisë së tij vendimin e për të dhënë dorëheqjen këtë mbrëmje. “Dua të njoftoj se sonte do të jap dorëheqjen time në duart e Presidentit të Republikës. Votat e sotme në Parlament janë shumë domethënëse. Draghi u shpreh se shumica e unitetit kombëtar që kanë mbështetur qeverinë e tij që nga krijimi i saj nuk ekzistojnë më. Në fund të fjalës së tij Draghi kërkoi nga deputetët e palës së tij që të jenë krenarë për punën që kanë arritur në momente të vështira për Italinë.
Si rrallë herë reperi Nojzy është “zbërthyer”dhe ka treguar planet e tij, si në jetën private, njëjtë dhe për atë profesionale. Ai e ka thënë “troç”se dëshiron që të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian, “Eurovision”. Noizy tha se do e mendonte si mundësi duke premtuar që do bënte maksimumin dhe do kishte shumë impakt nëse diçka e tillë do të ndodhte.“Do kisha dëshirë të shkoja në Eurovision. Do bëja maksimumin. Kam shumë fansa europianë dhe nuk do e lija Shqiperinë në baltë. Nuk e di si funksionon për të hyrë. Nëse dikush e sheh këtë video ta shohi me interesim të më fusin aty se do kem impakt dhe do shkojmë shumë lart. Më intereson të jem atje se ju garantoj se do bëhet diçka e madhe,” tha Noizy.
Një maune është përmbysur në rrethrrotullimin e Grabjanit. Shkak është bërë shpejtësia, dhe drejtuesi nuk ka mundur të marrë dot kthesën. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa për disa minuta është bllokuar aksi nacional Lushnje-Pluk. Policia ndodhet në vendngjarje për situatën e krijuar.
Bordi i Karburanteve është mbledhur përsëri pas gati një jave dhe ka dalë me njoftim për çmimin e naftës, benzinës dhe gazit. Pavarësisht se nafta ka rënë në bursë me 8 dollarë për fuçi (aktualisht 97 dollarë) Bordi nuk e ka ndryshuar çmimin dhe ajo do shitet me 240 lekë/litri. Benzina është ulur me 12 lekë dhe nga 233 lekë që ishte një javë më parë, nga sot pasdite do të shitet me 221 lekë/litri. Gazi prej kohësh mbetet i pandryshuar dhe pësëri çmimi i tij do jetë 81 lekë/litri. Bordi i Transparencës në datë 14 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.
Policia greke ka ndjekur një automjet që vinte nga kufiri shqiptaro-grek, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike. Forcat greke kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit pas disa kilometrash në zonën e qytetit të Artës. Brenda mjetit janë gjetur 68 pako që përmbanin 128.5 kg marijuanë. Mediet greke percjellin se operacioni ka ndodhur në rrugën “Ionia” dhe në pranga janë vënë dy shqiptarë. Në posedim të njërit prej tyre u gjet edhe një kartë identiteti greke false, ndërkohë që ndaj tij ishte vendosur masa e ndalimit të hyrjes në shtetin grek. Ajo që bie në sy në këtë operacion është fakti se mjeti i sekuestruar është me targa shqiptare dhe mendohet të ketë kaluar në mënyrë legale në pikën e kalimit kufitar, ndërsa dyshohet se droga është ngarkuar brenda tij në tokën greke.
Saimir Tahiri nuk është i kënaqur me kushtet e burgut të Fierit. Ish-ministri i Brendshëm ka kërkuar transferimin nga ky burg, dhe vuajtjen e dënimit në një burg tjetër të sigurisë së zakonshme. Shkak për këtë kërkesë janë bërë konfliktet që ai ka pasur me drejtorin e këtij institucioni. Kërkesa u depozitua nga familjarët pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe ish-ministri është transferuar në burgun e Lushnjës për të vuajtuar dënimin. Më 4 shkurt, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi me vendim të formës së prerë. Gjykata dënoi me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje dënimi, duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg.
Ky është 18 vjeçari, Anri Ashiku, i cili sakrifikoi veten e tij për të shpëtuar nga mbytja në det të vëllanë adoleshent dhe shokun e këtij të fundit mesditën e kësaj të enjte. Ashiku nuk është menduar dy herë për të nxjerrë nga zona e rrezikut në det dy adoleshentët, por i lodhur nga sforcimi humbi betejën finale me dallgët dhe trupi i tij u gjet vetëm pas disa orësh nga Policia Kufitare në bregdetin e Sektorit Rinia në Durrës. Nëse sistemi i rojeve bregdetare do kishte qenë funksional edhe efiçent, sot Ashiku mund të ishte mes nesh si hero i gjallë. Kjo vdekje tragjike duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për vendin që pretendon të behet Kampion Turizmi, por ku një roje bregdetare nuk paguhet as 30 mijë lekë në muaj.
I ndjeri kishte qejf futbollin, teksa në Facebook-un e tij shihet qartë pasioni që ai kishte për sportin, fushën e blertë dhe topin, ndërsa preferencë kishte skuadrën e Barcelonës
U prehsh në Paqe Anri! Ti bërë atë që shteti duhet të bëjë për qytetarët!
Shpëtoi nga mbytja vëllain dhe shokun 15-vjeç/ Ky ështe heroi 18-vjeçar Anri Kashiku(Foto)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sektor Rinia, Durrës, ku një 18-vjeçar është mbytur. Bëhet me dije se Anri Kashiku ka hyrë në det për të shpëtuar dy 15-vjeçarë që rrezikonin të mbyteshin, por që nuk ka arritur të dalë vetë nga uji. Të miturit janë nxjerrë nga uji dhe janë jashtë rrezikut për jetën,ndersa ai është nxjerrë i pajetë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.
Shpëtoi nga mbytja vëllain dhe shokun 15-vjeç/ Ky ështe heroi 18-vjeçar Anri Kashiku(Foto)
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë vijuar kontrollet për mjetet me targa të personalizuara dhe mjetet e luksit; si edhe kontrollet në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve. Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban u arrestua në flagrancë 1 shtetas për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe u referuan materialet në Prokurori për 4 shtetas të tjerë .
Janë proceduar administrativisht gjithsej 753 drejtues mjetesh📝
Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 291 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë .
25 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Janë vendosur 109 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 129 për parakalim të gabuar.
Janë tërhequr gjithsej 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 195 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.Për_më_shumë_siguri_rrugore👮♂️🚓
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 61 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas u konstatua duke kryer punime pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, në lidhje me një aksident rrugor të ndodhur më datë 13.07.2022, në rrugën Pogradec-Qafë Plloçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, ku drejtuesi i një mjeti tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar këmbësorin S. B., 69 vjeç, banues në Pogradec dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi S. B., pas mjekimit të marrë në Spitalin e Pogradecit, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar .
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H., banues në fshatin Buçimas, i cili duke qenë roje në një kantier ndërtimi në këtë aks rrugor,
ka patur dijeni për aksidentin dhe nuk e ka kallëzuar në organet e rendit. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin e mjetit, drejtuesit, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të tij.
Ilir Xhakolli kryebashkiaku i Pogradecit ka reaguar pas lajmeve të publikuara në mediat maqedonase se dhëndri i tij është arrestuar në Ohër pas zbulimit të një fabrike .Për “abc news” ai tha se lajmi nuk është i vërtetë. Unëjam vetë me pushime në Greqi me familjen, kurse dhëndri im është me familjen në Turqi. Nuk është arrestuar fare dhe s’ka lidhje me këtë ngjarje”, është shprehur shkurtimisht Xhakolli.
Një 78-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në qytetin e Elbasanit. Nga këqyrja paraprake e viktimës dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Elbasan /Informacion paraprak
Më datë 14.07.2022, rreth orës 10:40, në lagjen “Kongresi” Elbasan, është gjetur e pajetë në banesën e saj, shtetasja L.M., 78 vjeçe, e cila jetonte e vetme.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.