Hyri në det për të shpëtuar dy fëmijët por nuk arrin të dalë vetë/ Nxirret trupi i pajetë i 18-vjeçarit në Durrës…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sektor Rinia, Durrës, ku një 18-vjeçar është mbytur. Bëhet me dije se Anri Kashiku ka hyrë në det për të shpëtuar dy 15-vjeçarë që rrezikonin të mbyteshin, por që nuk ka arritur të dalë vetë nga uji. Të miturit janë nxjerrë nga uji dhe janë jashtë rrezikut për jetën,ndersa ai është nxjerrë i pajetë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.


Shpëtoi nga mbytja vëllain dhe shokun 15-vjeç/ Ky ështe heroi 18-vjeçar Anri Kashiku(Foto)
Advertisement