Shqiptari le nam në Selanik/ Vjedh 7 byrekë në supermarket, gjykata i jep dënim 4 muaj burg…

Një 60-vjeçar shqiptar në Greqi është dënuar me 4 muaj burg nga Gjykata pasi ka vjedhur 7 byrekë në një supermarket në Lagardas të Selanikut. Sipas të dhënave vlera e byrekëve të vjedhur ishte 15.26 euro, të cilat një iu gjet në xhep dhe pjesa tjetër në çantë. Ai u kap në flagrancë ndersa ka refuzuar të kontrollohet. Mësohet se 60-vjeçari prej më shumë se 25 vitesh punonte në një fabrikë djathi dhe kurrë nuk kishte pasur probleme me drejtësinë. Mbrojtja e 60-vjeçarit argumentoi se aktet janë kryer me atribut të reduktuar dhe përmendi një problem që i ka ndodhur vitet e fundit në kokën e tij, për shkak të të cilit ai ka dëmtuar perceptimin. 60-vjeçari apeloi dhe u la i lirë.


Advertisement