Theu bojkotin e avokatëve/ Kërkohet heqja e licensës për Eni Çobanin (Ja ankesa…)

Avokatja Eni Çobani, ka thyer bojkotin e avokatëve. Sot Çobani ka marrë pjesë në një seance gjyqësore në Gjykatën e Faktit në Përmet, megjithëse avokatët në të gjithë vendin kanë 1 muaj që po bojkotojnë seancat, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore. Avokatët e Përmetit janë përplasur me avokaten Çobani në hyrje të gjykatës, por ajo ka hyrë në godinë duke thyer bojkotin. Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër, ku pjesë janë edhe avokatët e Përmetit, ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore në Gjykatën e Përmetit dhe i ka dërguar Komitetit të Disiplinës të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë një ankesë ku i kërkohet marrja e masave ndaj Eni Çobanit me heqjen e licensës.


Advertisement