Xhelal Mziu: “Policët dalin si kaçakë te cepi i ferrës, e pranojnë nën dhëmbë se duhet të vënë një numër të caktuar gjobash…

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka deklaruar në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese se policia në vendin tonë vendos një numër të lartë gjobash, krahasuar me vendet e tjera. Sipas tij, policët e pranojnë nën dhëmbë se duhet të vendosin një numër të caktuar gjobash. Ai u shpreh se policia e qarkullimit rrugor vendoset në cep të rrugës për të kapur mat shoferët.

“Po të shkosh në një rrugë ke dy polici në dy anët. Është aq i madh numri i gjobave sa duhet të kemi vënë rekord botëror. Ne kemi shëtitur edhe jashtë vendit dhe të merr malli të shohësh policë. A mund të referohet një statistikë sa është numri i gjobave të vendosura në tre vitet e fundi nga policia e qarkullimit dhe nga bashkia.

Sepse në fund të fundit këto shkojnë te xhepi i qytetarëve. Unë në komunikim me policitë ato thonë nën dhëmbë se është i përcaktuar numri i gjobave që ata duhet të vendosin.

Kjo është e dhimbshme. Policia e qarkullimit rrugor kthehen si kaçakë. Dalin te cepi i ferrës apo në një kthesë të padukshme”, deklaroi Mziu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: