Kriza ekonomike, Voskopoja thuajse bosh/ Turistët: “Çmimet janë rritur, nuk i përballojmë dot…

Mezi i sezonit veror në një prej vendeve më të lakmuara të juglindjes, Voskopojën e gjen thuajse të boshatisur.Atje ku freskia ,ajri i pastër apo gatimet tradicionale të mahnisin, në keto ditë të nxehta ,por situata që po kalojmë nuk kanë nevojë për koment. Ata që e frekuentojnë rregullisht këtë zonë nuk e kanë të vështirë të arrijnë në konkluzionin se këtë vit ka më pak lëvizje. “Çmimet s’janë siç kanë qenë, ke kemi katër vjet që vijmë. Janë rritur një cik. Megjithatë ne duam s’duam atje shkojmë të hamë. Një lakror 12 mijë lekë. 25 mijë lekë nata është, po për pensionitët është pak e madhe.” Rënien e numrit të turistëve këtë verë e pohojnë dhe pronarët e bujtinave.

“Turizmi ka një rënie, këtë vit në krahasim me vitet e tjera. rritja e cmimit të naftës. Nëse më parë nga Tirana në Voskopojë vije, tani do dyfishin dhe kjo i rëndon në xhep 3. Është rritja e çmimit te cdo produkt se me rritjen e cmimeve, ai do të presi gjerat e qejfit, do të prese turizmin, të dalat, plazhin, edhe do shikoje buxhetin vetëm për ushqim.”

Banorët jetojnë kryesisht me të ardhurat nga turizmi dhe kanë kthyer shtëpitë në bujtina. Ata këtë periudhë po ndeshen dhe me një tjetër fenomen dhe atë të largimit të të rinjve, të cilët kur bëhet fjalë për të pushuar kursejnë më pak se moshat e thyera.

“Ka ngelur një moshë më e thyer. Edhe unë po shkoj drejt asaj moshe, pa i ofenduar pleqte. Kanë mbetur pleqte. kjo moshë dihet që lëviz më pak dhe konsumon më pak.” thonë ata për abc news.


Shokuese në Greqi / Bie avioni në Kavalla, shkakton blackout elektrik në zonë(Video)

Një avion mallrash i nisur nga Serbia me destinacion Jordaninë është rrëzuar së fundmi në Greqi. Alarmi u dha rreth orës 10:00 të mbrëmjes në zonën e Kavallës, ku avioni ra në rrugën që lidh Antifilipin me Palaiohorin. Piloti kishte njoftuar për problemet dhe kerkonte ulje urgjente, por nuk ia doli …Avioni humbi motorët për shkak të një zjarri në njërin prej tyre, dhe në vazhdim u rrëzua në një parcelë me misër, ku ai mori flakë dhe pas tij ndodhi një shpërthim. Rënia e avionit ka krijuar probleme me elektrifikimi e zonës në afërsi të vend-ngjarjes. Ende nuk dihet fati i ekuipazhit, ndërsa në zonë po shkojnë emergjencat. Në video dëgjohen banorët të frikësuar, të cilët e kishin kuptuar se diçka nuk po shkonte dhe se avioni po rrëzohej.


Zhduket 23-vjeçari / Nëna alarmon policinë :”U largua nga banesa dhe nuk u kthye më…

Një 23-vjeçar është shpallur i zhdukur nga policia. Mësohet se nëna e tij, 55-vjeçarja Gj. L., ka qenë ajo që ka bërë denoncimin në komisariatin nr.3 në Tiranë. Djali është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Mësohet se 23-vjeçari i identifikuar si R. K., vuan nga probleme të shëndetit mendor. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Po punohet për gjetjen e tij.

150 euro, Greqia ndihmon qytetarët e saj që të bëjnë pushime/ Ja personat që e përfitojnë…

Në Shqipëri qytetari paguan nga xhepi i tij për të shijuar disa ditë pushime në plazh dhe nuk ka siguri në brigjet shqiptare, ndërsa në Greqi, qeveria jo vetëm që të siguron mbrojtje në det, por edhe ka nisur të ndihmojë qytetarët e saj në këtë sezon veror me para për të kaluar pushimet. Greqia ka nisur një program për të ndihmuar qytetarët e vetë në këtë sezon veror. Konkretisht, programi quhet “Turizëm për të gjithë” dhe ofron 150 Euro për person, një përpjekje për të subvencionuar kostot e akomodimit. Tarifa do të përdoret vetëm për të paguar hotelin apo dhomat e qëndrimit dhe jo për shpenzime të tjera. Marrja e kësaj shume bëhet përmes aplikimit online në një faqe qeveritare dhe është vënë në funksion prej ditës së sotme.

Për kategoritë e personave me aftësi të kufizuar, tarifa e ofruar është 200 Euro. Fondi kalon në llogaritë bankare të qytetarëve dhe përmes një kodi unik që paraqitet në recepsionet e hoteleve, bëhet pagesa vetëm për akomodim.

Për programin “Turizëm për të gjithë” kanë të drejtë të aplikojnë qytetarët me të ardhura individuale deri në 16 mijë Euro në vit dhe të ardhura familjare deri në 28 mijë Euro në vit.


Devoll/ Xhenierët mënjanojnë rrezikun e municioneve të paplasura në Ziçisht dhe Koshnicë

Më 14 korrik 2022, pesë xhenierë u gjendën në fshatin Ziçisht, njësia administrative Miras, bashkia Devoll, qarku Korçë, pas njoftimit të marrë për gjetjen e një municioni të paplasur. Ishte një predhë artilerie 76 mm me djegore të vendosur e cila u asgjësua në vend.
Në fshatin Koshnicë, po njësia administrative Miras, bashkia Devoll, u gjet një granatë dore mësymëse me tapë e pa ndezës. Ky municion u mor për t`u magazinuar në repart.


Aksident i frikshëm në Kolanec të Maliqit/ Makina humb kontrrollin dhe kthehet me rrota përpjete, plagoset pasagjerja…

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kolanec, Maliq. Mjeti me drejtues shtetasin Sh. Xh., 38 ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është plagosur pasagjerja, e cila është dërguar në spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Më datë 16.07.2022, rreth orës 14:00, në fshatin Kolanec, Maliq, shtetasi Sh. Xh., 38 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Jeep”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar shtetasja V. T., pasagjere në mjet, e cila ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga”, thuhet në njoftimin e Policisë


I gjejnë pleh organik në mercedes/ Policia e Korçës : E proceduam penalisht ,dyshohet se e kishte siguruar në mënyrë të kundërligjshme

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”. Shërbimet e Policisë, kanë konstatuar shtetasin e mësipërm në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit” në Pogradec, me mjetin tip “Benz” të ngarkuar me pleh organik (torfë toke), të cilin dyshohet se e kishte siguruar në mënyrë të kundërligjshme, në tokat e zonës së Maliqit.


‘I karikuar’ me alkool/ Arrestohet 61-vjeçari, u kap i dehur në timon dhe…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. T., 61 vjeç, banues në Maliq, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Gështenjas, u kap duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, në gjendje të dehur.

Ligji i çuditshëm:“ Mbajtja ndezur e ajrit te kondicionuar në makinë,gjoba shkon deri në 444 euro..

Ndalohet mbajtja ndezur e makines kur nuk është ne lëvizje ose e parkuar, me kondicioner të ndezur. Itali– Ka nga ata që lajmin e moren me shaka (por jo shumë) thonë se preferojnë te kalojne kohen në makinë dhe jo në rrugë. Faji, nuk ka nevojë të thuhet, nxehtësia, e cila në brenda automjete “zhduket” nga ajri i kondicionuar. Po, por ajo që jo të gjithë dinë është se me këtë të fundit rrezikon një gjobë. Edhe e kripura, deri në 444 euro. Në fakt, është e ndaluar të mbash motorin në punë kur makina nuk eshte ne levizje ose e parkuar, me kondicioner të ndezur.

Një lëvizje, e cila në fakt nuk është asgjë e re, për të mbrojtur mjedisin. Drite jeshile, sigurisht, për kondicionerin nëse jemi në lëvizje, por nëse ndalemi në anë të rrugës për të bërë një telefonatë ose për të pritur dikë, atëherë jo.

Ligji u prezantua në vitin 2007, u modifikua në 2010 dhe u përditësua gjithashtu në prill të këtij viti me qëllim të kufizimit të ndotjes. Madje edhe gjobat nuk do të ishin sigurisht të reja: disa vite më parë në Como një automobilist u detyrua të paguante një gjobë prej 218 eurosh, pasi ishte ndalur në anë të rrugës me motorin dhe kondicionerin ndezur ndërsa bënte një telefon. Gjoba këtë vit shkoi nga minimumi 223 euro në maksimum 444 euro.


Me ndalesë nënkuptojmë “pezullimin e mjetit që qarkullon me kalimin e kohës, me mundësinë e largimit të drejtuesit”, që të mos ngatërrohet me “ndalimin ose ndërprerjen” e udhëtimit për shkak të trafikut (semaforët ose radhët për shembull) dhe “Stop” kuptohet si, kodi në dorë, “pezullim i përkohshëm i udhëtimit edhe nëse në një zonë ku parkimi nuk lejohet, për të lejuar njerëzit të hipin ose zbresin, ose për nevoja të tjera me kohëzgjatje shumë të shkurtër”.

Çmenduritë s’kanë të ndalur në jug të Shqipërisë/ Restoranti faturon 200 lekë,për të shtruar tavolinën….

Ndërkohë që jugu është bosh dhe çmimet për dhomat dhe restorantet janë në majë, disa prej pronarëve të pangopur në plazhet e vendit kanë gjetur edhe një formë tjetër për të vjelur edhe ata pak turistë që kanë guximin t’i vizitojnë. Një pushues ka publikuar në rrjetet sociale një faturë të një restoranti në bregdetin shqiptar ku duket se pronari ka faturuar edhe shtrimin e tavolinës. Në faturë rezulton një pagesë prej 200 lekësh si kosto e zërit “shtrim tavoline” për katër persona. Ndërkohë, më herët eshte raportuar për rënien e ndjeshme të numrit të pushuesve në jug të vendit. Dhërmiu që më herët gumëzhinte tani është thuajse bosh. E njëjta situatë është edhe në Jalë dhe në pjesën tjetër të jugut. Dy janë arsyet e zbrazjes së plazheve në vend, e para lidhet me rritjen e çmimeve dhe e dyta me abuzimin e madh me çmimet të pronarëve të njësive akomoduese dhe të restoranteve gjatë sezonit.


Artan Fuga: “Na kanë vjedhur e po fryhen me paratë tona publike…

Nga Artan Fuga

Vidh të vjedhim!

Kur dëgjoj ndonjë goxha deputet, ndonjë derr ministri, ndonjë politikan sa një lopë që justifikojnë e fryhen me paratë tona publike skemat e vjedhjeve, me dhjetëra e qindra, me idenë se ja çfarë t’u bëjmë vjedhjeve, ja ka hajdutë, ja ne i dimë, drejtësia i njeh prej kohe, më vjen për të vjellë!

Për të vjellë, jo për të vjedhur!

Ejjjjjjjj, kanë vjedhur kompani që marrin lekë publike, ejjjj dëgjoni, nuk ka vjedhur shitësi i akullores, duke hedh ujë në vend të qumështit! Këta po fryhen me paratë tona publike, taksat, borxhet që marrin në emrin tonë, ndihmat që vijnë për ne…

Por kush ka surrat nga këta t’u thotë më shqiptarëve: Mos vidhni! Mos ikni nga sytë këmbët! Mos tejkaloni shpejtësinë e lejuar!

Këtyre më e pakta është që t’u thuash: O idiotë! Dhe unë që u zura dy orë e gjysmë me një student të ngratë sepse gjeta se në provim kishte ca copa kopjimi!

Dhe ai që më shihte me ca sy të qeshur sikur më thoshte: Ore, gomar je ti, këtu po vjedhin edhe të vdekurit, miliona, ti kruhesh me mua për dy fjali! O pikaaaaaaaaa, ku kemi arritur, thuaj! Shkrihesh gazit kur bëjnë edhe dëgjesa në komisionet parlamentare palé! Hahahahahahahaha!


Lajm i mirë/ Avionët grekë fikin zjarrin në Malin e Çikës….

Beteja e Malit të Çikës me flakët tashmë ka përfunduar në ditën e gjashtë të saj. Kjo falë ndërhyrjes së dy avionëve të vegjël të dërguar nga Greqia. Sipas informacioneve paraprake, gjatë pasdites së djeshme është bërë i mundur izolimi i flakëve dhe vatrave të zjarrin ndërkohëqë mëngjesin e sotëm si pasojë e lagështirës ato janë shuar plotësisht. Për momentin ka disa trungje pemësh të cilat vijojnë të digjen në brendësi të tyre dhe po monitorohem pasi mund të përbëjnë rrezik për përhapjen e flakëve. Deri më tani raportohet se janë djegur rreth 90 hektarë me shkurre dhe bimësi në zonë. Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësve për shkak edhe të terenit të vështirë e kishin të pa mundur ndërhyrjen direkte pavarësisht përpjekjeve të shumta dhe u pa e nevojshme që të kërkohej ndihmë nga vendi fqinj i cili dërgoi dy avionë të specializuar.

Shiste radio policie online,arrestohet vajza 28-vjeçare në Tiranë (Emri)

Arrestohet nga policia një vajzë në Tiranë. Ajo akuzohet pasi reklamonte dhe shiste radio policie online. Sipas bluve të kryeqytetit, në pranga ka përfunduar Marinela Gjinaj, banuese në Tiranë. E reja akuzohet për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet për shërbime postare, policia njofton se gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një pako, brenda së cilës kishte 15 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga hetimet ka rezultuar se kjo pako ishte dërguar nga 28-vjeçarja, e cila i reklamonte dhe i shiste këto radio, që dyshohet se janë futur kontrabandë, në një faqe online, dhe dërgesat i bënte nga shërbime postare, veprimtari të cilën nuk e kishte regjistruar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 15 radiot.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Athinë, Shqiptarit i bëjnë atentat/ Plagoset në bark dhe në këmbë, dyshohet për larje hesapesh…

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në lagjien Metaksurgjio në qendrër të Athinës. Shtetasi shqiptar u qëllua rreth orës 22.10 sipas orës lokale, me pistoletë mbas një sherri me një tjetër shtetas shqiptar pohon policia vendase. Autori ka qëlluar 3 herë në drejtim të 40-vjeçarit, ku 2 plumba e kanë prekur në bark dhe 1 në këmbë. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin Erithros Stavros të kryeqytetit Athinë shkruajnë mediat greke. ndërkohë që policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorit.

Pronari i lokalit ku shqiptari kërkoi strehim pasi u qëllua me armë, ka rrëfyer momentet e tmerrshme: “Rreth orën 22:00, i plagosuri ka ardhur aty. Në fillim ishte mirë dhe pastaj filloi të djersinte. Ai kishte një plagë në bark. Ne pamë vetëm një plumb në bark asgjë tjetër. Fillimisht pamë gjakun dhe kuptuam që ishte plagosur”

Ai kishte shkruar me motor në lokal i gjakosur, rreth 500 metra nga vendi ku u plagos. “Na tha se ka pasur kapele dhe syze të zeza. Ai erdhi dhe kërkoi ndihmë”, tregoi Thanasis.

Sipas policisë dhe hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet për larje hesapesh për marrjen e kontrollit dhe përplasjes për trafikun e drogës. Policia thotë se kohët e fundit në këtë pjesë të athinës përleshjet mes bandave shqiptare janë të shpeshta me disa të vrarë dhe plagosur…