E rëndë/ Pas Jalës tjetër aksident në det, gomonia godet fëmijën 7-vjeç që notonte në afërsi të bregut…

Një 7-vjeçar është plagosur pasi një gomone e ka përplasur në plazhin e Jonufrës në Vlorë. I mituri po notonte në breg kur është përplasur nga gomonia gjatë pasdites së kësaj të hëne. Djali është në spital jashtë rrezikut për jetën, kurse 40-vjeçari është shoqëruar në komisariat. Sot, rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut. Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes njofton policia.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.