Shkarkohet drejtori i Policisë Kufitare, ja kush e zëvendëson (Emri)

Eduart Merkaj nuk është më Drejtor i Kufirit. Në vend të tij është emëruar SaImir Boshnjaku, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kufirit Tiranë. Largimi i Merkajt është lëvizja e parë madhore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas emërimit të Gledis Nanos në krye të policisë. Merkaj e mbante këtë post që prej janarit të 2019 me urdhër të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe Sandër Lleshaj. Merkaj ka mbajtur edhe detyra të tjera të rëndësishme gjatë karrierës profesionale. Gjatë viteve 2000-2002 ka qenë Oficer i SHISH Vlorë, ndërsa në periudhën 2002-2003 ka qenë Oficer i SHISH Tiranë. Janar 2016-Prill 2017:

Shefi i Sektorit per Hetimin e Korrupsionit ne Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Prill 2017 – 20 Mars 2018:

Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhë Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Mars 2018 – 03 Janar 2019: Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në DPPSh.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.