Pas sulmit kibernetik/ Ministria e Brendshme : “Të gjitha shërbimet që janë ofruar online do jepen fizikisht”

Ministria e Brendshme njofton se pas sulmit kibernetik në portalet qeveritare gjitha shërbimet që janë ofruar online deri më sot, përkohësisht do të ofrohen fizikisht. Bëhet me dije se do të ofrohet shërbimi fizikisht që i përket gjithë institucioneve të varësisë, veçanërisht Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile. Deri në zgjidhjen e kësaj situate, qytetarëve do të vijohet t’u ofrohet shërbimi pranë sporteleve fizike të institucioneve të varësisë.

“Ministria e Brendshme informon qytetarët se të gjitha shërbimet që janë ofruar online deri më sot, përkohësisht do të ofrohen #fizikisht pranë sporteleve përkatëse, që u përkasin gjithë institucioneve të varësisë, veçanërisht Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile.

Ky ndryshim i përkohshëm i praktikave vjen si rezultat i pamundësisë së ofrimit të shërbimeve online nëpërmjet platformës e-Albania, e cila si pjesë e infrastrukturës teknologjike shtetërore ka rënë pre e një sulmi kibernetik, të sofistikuar dhe të sinkronizuar jashtë Shqipërisë.

Deri në zgjidhjen e kësaj situate, qytetarëve do të vijohet t’u ofrohet shërbimi pranë sporteleve fizike të institucioneve të varësisë MB është në kontakt të vazhdueshëm me AKSHI-n dhe po punojnë intensivisht për normalizimin e kësaj situate të pazakontë dhe të panjohur më parë në këto përmasa. Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për vështirësitë e krijuara” thuhet në njoftim.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: