Janë burrë dhe grua, doktorë, dhe ikin/ Dashamir Shehi: “Tani s’po largohen për bukë, por këtu s’ka siguri dhe as shërbime

Kreu i LZHK-se Dashamir Shehi, duke folur për shpopullimin e Shqipërisë në emisionin ‘Open’ në News 24 ka deklaruar se largimet e shqiptarëve nuk janë më të nevojës për bukë, por e mungesës së sigurisë, shërbimeve dhe mundësive për tu rritur në karrierë pa lidhje politike. Dashamir Shehu tha: Sot po shihja një insert një tenor nga Durrësi që po fliste i lumtur nga Italia, dhe mu bë qejfi siç na bëhet për artistë, sportistët që realizohen më mirë se këtu. Problemi që nuk ikin vetëm për talente por për ekonomi se nuk kanë kushtet të realizohen këtu. Jo vetëm për ekonomi si 40 vjet më parë.

Tani drama migratore është se nuk është vetëm çështje e buke por e shtetit në përgjithësi, mund të kemi bukën, por nuk kemi siguri. Mund të jenë çift doktorësh që fitojnë njëlloj si jashtë por e dinë që shërbimet nuk janë njëlloj që sistemi arsimor nuk është i njëjtë për fëmijët e tyre. Dëgjojmë vrasje përditë, nuk ka siguri dhe për herë të parë njeriu mendon për kokën e vetë pastaj paratë.

Ata që janë më të emancipuar që duan të bëjnë karrierë, e shohin që pa parti nuk bën dot karrierë. Sistemi i drejtësisë është në nivel e dimë të gjithë se ku është. Ka një sërë faktorësh që shqiptarët largohen Dikur ishim krenarë kur i dërgonim njerëzit jashtë, sot shteti duhet të jetë krenar që i mban brenda.


Hapja e negociatave/ Rama njofton manifestim në 28 korrik …

Hapja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë, do të pritet me një manifestim. Kryeministri Rama do të organizojë një manifestim më datë 28 korrik në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”. Një ditë më parë, ai zhvilloi një takim me kryetarët e rinj të degëve të PS-së në rrethe. Panorama.al mëson se pas takimit, drejtuesit politik të qarqeve kanë zhvilluar takime informale me kryetarët e degëve, ku u kanë lënë porosi që të mbledhin sa më shumë qytetarë .


Pogradecarët bëjnë ‘vetëgjyqësi’ për pronën/ Policia i procedon penalisht dhe…

Procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 23 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, dyshohet se ka goditur me grusht, për motive pronësie, shtetasin Dh. D., 40 vjeç, banues në Pogradec.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Dh. D., 40 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi në zonën e plazhit, dyshohet se me vetëgjyqësi, për motive pronësie, i ka dëmtuar disa sende dhe orendi shtetasit K. Ç., 36 vjeç, në pronën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Kishte mbushur Mercedesin me 5 emigrantë/ Arrestohen 22-vjeçari nga Drithasi(Video)

Vijon operacioni policor “Perimetri 183”. U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihet në pranga 1 tjetër shtetas. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 22 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq.

Shërbimet e Policisë e kanë kapur këtë shtetas, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të Podgories, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


“Çohu ik nga këtu ose hajde paguaj çadrën”/ Çmenduri në Sarandë, momenti kur pronarët e çadrave përzënë turistët e huaj nga plazhi (Video)

Shqiptarët dhe të huajt përballen çdo ditë me një realitet të hidhur kur shkojnë për të pushuar në brigjet tona: Ajo është babëzia e individëve që kanë zaptuar plazhet dhe kanë investuar në njësi akomoduese apo restorante, të cilët synojnë që të nxjerrin për dy muaj të gjitha paratë që mund të nxirrnin në një vend duke abuzuar me çmimet, por edhe sjelljen ndaj pushuesve.

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një foto ku disa turistë nga vendet nordike janë ulur me peshqirët e tyre në njërin prej plazheve të jugut të vendit, kur përballen me kërkesën e personave që kanë aty pranë shezlongët dhe çadrat për të paguar dhe marrë një çadër pak metra më tej ose të largoheshin prej aty.

Duke parë rezistencën e pushuesve të huaj, të cilët nuk janë mësuar me këtë sjellje në plazhe të tjera të rajonit, djemtë e çadrave egërsohen edhe më tej duke i kërcënuar pushuesit.

Gjatë ditëve të fundit policia ka ndërhyrë në disa plazhe në jug duke hequr shezlongët e bizneseve që nuk paguajnë taksa ndërkohë që ua shesin shërbimin pushuesve me çmime marramendëse. Shihni videon e publikuar nga JOQ Albania.


Rrugoret e Korçës “breshëri gjobash” ndaj 792 shoferëve ,7 prej tyre iu heqin patentën(Video)

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë vijuar kontrollet për mjetet me targa të personalizuara dhe mjetet e luksit; si edhe kontrollet në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve.

Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban u arrestuan në flagrancë 2 shtetas për veprat penale
“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe u referuan materialet në Prokurori për 1 rast tjetër. Janë proceduar administrativisht gjithsej 792 drejtues mjetesh
📝

Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 385 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë.

13 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 93 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 113 për parakalim të gabuar.


Janë tërhequr gjithsej 7 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 176 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për_më_shumë_siguri_rrugore🚓👮

Kishin zaptuar plazhet në Ksamil/ Policia me dorë të hekurt sekuestron 300 shezlonge

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë zhvilluar një operacion në vendin e quajtur Pema e Thatë në Ksamil. Si rrjedhojë e këtij operacioni janë sekuestruar 300 shezlonge. Ky aksion i policisë vjen në vijim të operacionit të tre ditëve më parë ku u sekuestruan në të njëjtin vend 489 shezlonge dhe u proceduan pronarja dhe i biri i saj administrator. Mesohet se operacioni po vijon në brendësi të plazheve të Ksamilit, përballë “3 Ishujve”.


Kush e ka mërzitur? Rama pi kafe në Parlament….Ben Ahmetaj i thotë diçka te veshi (Foto)

Në pamje, kjo e enjte nuk është fort e gaztë për Ramën që ka zgjedhur të marrë me vete edhe një kafe ekspress. Ai pi kafen, por mesa duket nuk i ka dhënë efektin e pritshëm. Fotot që po shihni më poshtë vijnë nga seanca e sotme plenare por nga momentet përpara debateve të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha. Në fotot e LSA ai shihet teksa ul kokën. Krah tij, i flet zv.kryeministri Arben Ahmetaj, por edhe rrëfimi i tij nuk ka dhënë sukses. Kush e ka mërzitur?

Kënga e saj transmetohet në BBC/ Njihuni me 20 vjeçaren nga Saranda që po ndjek hapat e Dua Lipës (Video)

Vanesa Sono është 20-vjeçarja nga Saranda, që po korr sukses në tregun ndërkombëtar muzikor. Ajo dikur fitoi “Gjeniu e vogël”, ndërsa sot kënga e saj “Slay me” është trasmetuar në BBC. Në një lidhje me Skype me “ABC e Mëngjesit”, Vanesa u shpreh shumë krenare për rrugëtimin e saj në Britani. Ajo tregoi se po bën çmos që të ndjekë hapat e Rita Orës dhe Dua Lipës.“Jam shumë shumë krenare, nuk e prisja që do të ndodhte kaq shpejt. ‘Slay me’ e mori vëmendjen që doja nga BBC, RADIO KISS FM.

Shpresoj që të më presin gjëra të mrekullueshme. Nuk dua të flas para kohe, do ta lë punën të flas vetë. Unë po bëj çmos që të jem në hapat e Rita Orës, Dua Lipës dhe shpresoj që të kem fatin e njëjtë”, tha Vanesa. Më tej, ajo zbuloi momentin e reagimet e prindërve në çastin kur BBC transmetoi këngën e saj

“Kur u dha për herë të parë në BBC kemi qenë në makinë bashkë me mamin dhe babin. Ishte një moment shumë i rëndësishmë për mua. Herë të tjera e kam dëgjuar nga laptopi. Mami dhe babi sigurisht që janë mbështetësit e mi më të mëdhenj, ata kanë bërë gjithçka për mua që nga ardhja në Angli. Mami dhe babi u ndjen shumë të lumtur, babi u përlot pak se është tip i ndjeshëm si mua.

Të them të drejtën ka pasur paragjykimi se është ai steriotipi që ke ardhur nga Shqipëria. Po unë nuk e kam vrarë mendjen se jam krenare që jam shqiptare”, shtoi 20-vjeçarja.


Ndryshon çmimi i karburanteve/ Ja me sa do të shiten nafta,benzina (Çmimet pas orës 18:00)

Bordi i Transparencës vendosi të ulë me 6 lekë/ litri çmimin e naftës dhe me 2 lekë/ litri çmimin e benzinës, ndërkohë që nuk ka ndryshime te gazi, ai mbetet 81 lekë/ litri. Ky duket të jetë një vendim i vonuar i Bordit për shkak se çmimi i karburanteve është ulur prej më shumë se një jave , Bordi në datë 21 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 21 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.