Ndërron jetë komisari i rrugores , e tradhtoi zemra në krye të detyrës…

Një efektiv i policisë së Tiranës është ndarë sot nga jeta në mënyrë të parakohshme si pasojë e një arresti kardiak. Komisar Edi Veli, ishte shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Ai ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës. Policia e Shtetit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook ka vlerësuar profesionalizimin e tij ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Sot u nda para kohe nga jeta, në krye të detyrës, për shkak të një arresti kardiak, kolegu ynë i vyer Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Edi ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës.

Sot, familja humbi njeriun e zemrës, shoqëria mikun hokatar dhe çdo punonjës i Policisë, kolegun dhe profesionistin e respektuar. Policia e Shtetit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij. U prehsh në paqe Edi!”


22 Korrik 2022, Dita Botërore e Trurit

Nga Eda Harizi

Fushata ne kete vit nga Federata Boterore e Neurologjise eshte bazuar ne sloganin: “Shendeti i trurit per te gjithe”. Kush humbet shendetin e trurit nga semundjet neurologjike humbet mundesine per te patur nje jete te shendetshme mendore por edhe fizike si dhe ate sociale (Who has lost his mind has lost his life). Fushata e Federates Boterore te Neurologjise (WFN) ne kete dite jep disa mesazhe te rendesishme per te gjithe boten, per stafet mjeksore por dhe per gjithe popullaten.

Dita Botërore e Trurit (WBD) 2022 i kushtohet temës “Shëndeti i trurit për të gjithë”, pasi truri ynë vazhdon të sfidohet nga pandemitë, luftërat, ndryshimet klimatike dhe një mori çrregullimesh që ndikojnë në ekzistencën njerëzore në nivel global.

Truri përbëhet nga shumë miliarda fije nervore te quajtura neurone te lidhura mes tyre nepermjet sinapseve nervore. Kjo gjatesi e te gjitha lidhjeve nervore është e barabartë me udhëtimin rreth tokës katër herë radhazi! Mendohet se ka rreth njëqind miliardë neurone brenda trurit të njeriut.


Ekzistojnë rreth dhjetë trilion lidhje midis këtyre neuroneve që na ndihmojnë të lexojmë, shkruajmë, shikojmë, mësojmë, planifikojmë, mendojmë, ndjejmë, lëvizim dhe zgjidhim problemet çdo ditë. WBD 2022 i kushtohet temës “Shëndeti i trurit për të gjithë”. Fushata WBD 2022 do të fokusohet në këto pesë mesazhe kryesore globalisht: Ndërgjegjësimi: Shëndeti i trurit është jetik për mirëqenien mendore, sociale dhe fizike Parandalimi: Shumë sëmundje të trurit janë të parandalueshme

Avokim: Kërkohen përpjekje globale për shëndetin optimal të trurit

Arsimi: Edukimi për të gjithë është çelësi për shëndetin e trurit

Qasja: Qasja e barabartë në burime, trajtim dhe rehabilitim është thelbësore për shëndetin e trurit

Shokuese /Nëna le vetëm foshnjen për 6 ditë…kur kthehet e gjen pa jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milano të Italisë ku një 37-vjeçare ka lënë vetëm në shtypi për 6 ditë vajzën e saj vetëm 16 muajshe e cila humbi jetën. Sipas Ansa, gruaja, 37-vjeçarja Alessia Pifferi, u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje të rëndë për motive të dobëta dhe me paramendim. Vajza e vogël, në trupin e së cilës nuk ka shenja dhune, ndodhej në një krevat kampingu dhe pranë saj ishte shishja e qumështit, por edhe një shishe me benzodiazepina gjysmë plot.“ E dija që mund të shkonte kështu”, tha Pifferi në polici pasi la të bijën vetëm nga e enjtja e javës së kaluar deri në mëngjesin e djeshëm .

Sipas hetimeve, 37-vjeçarja e papunë e ndalur natën për vrasje të shumëfishtë ka lënë të bijën vetëm në shtëpi dhe në raste të tjera, sidomos në fundjavë. Sipas një rikonstruksioni fillestar, vajza e vogël u gjet në banesën në zonën e Mecenatit, mëngjesin e djeshëm.

Alarmi është dhënë nga një fqinj, pasi 37-vjeçarja, e cila është kthyer pas 6 ditësh, i kishte kërkuar ndihmë. Gruaja, tashmë në qeli, nga sa mësohet, e pyetur gjatë natës, do t’u kishte shpjeguar hetuesve se të enjten e kaluar e kishte larë dhe ndërruar foshnjën dhe e kishte lënë pranë krevatit të kampingut ku u gjet e pajetë.

Ditët e fundit, sërish sipas rrëfimit të saj, gruaja do të kishte ‘kaluar’ edhe në Milano për të shoqëruar të dashurin e saj që kishte takime biznesi, por pa shkuar në shtëpi tek vajza e saj. Ajo i kishte thënë burrit se vajza e vogël ishte në det me motrën e saj. Tashmë prokurori, i cili nesër do t’i dërgojë gjykatësit hetues kërkesën për vërtetimin e arrestit dhe mbajtjes në burg, ka urdhëruar autopsinë dhe kontrollin e banesës.


Nusretin e gjen belaja në ishullin grek/ Mbyllet restoranti në Mykonos sepse nuk lëshonte fatura tatimore

Fenomeni i mos prerjes së faturës në një restorant apo lokal është shumë i përhapur në vendin tonë, por duket se jo vetëm. Edhe restoranti i famshëm “Salt Bae” i turkut të famshëm Nusret Gokçe në Mikonos praktikon të njëjtën gjë, dhe për këtë e ka pësuar. Auditorët konstatuan shkelje tatimore në lokalin e turkut të famshëm, duke vendosur një bllokim të aktivitetit për 48 orë. Zyra e taksave kishte vizituar kasapin turk në fillim të javës dhe kishte konstatuar se diçka nuk shkonte me funksionimin e biznesit, pra kishte dyshime se faturat nuk shpërndaheshin.

Mbrëmë dy nivele të auditorëve janë kthyer në dyqan dhe gjatë kontrollit në një tavolinë kanë konstatuar se për një porosi rreth 1000 euro nuk ishte prerë asnjë faturë. Mesditën e së premtes ata vazhduan me vulosjen e biznesit për 48 orë duke e lënë të bllokuar. Restoranti pritet të rihapet mesditën e së dielës. Tashmë operatorët e biznesit po anulojnë të gjitha prenotimet për sot dhe nesër dhe në të njëjtën kohë nuk pranojnë prenotime të reja për të njëjtën periudhë.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që restoranti i famshëm i Nusretit bllokohet nga Auditi, pasi edhe në vitin 2019 Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike kishte vendosur bllokim për 48 orë në restorantin e shefit turk, kur ai sapo ishte hapur. Nga auditimi u konstatua se kompania nuk kishte lëshuar 34 fatura, me vlerë totale 25800 euro.

Salt Bae është bërë i famshëm në botë përmes rrjeteve sociale për shkak të mënyrës së tij unike të kriposjes së mishit të tij, një veprim i dashur nga të famshëm nga e gjithë bota.


E rëndë/ Mbytet në plazhin e Durrsit 40 vjeçarja…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Durrësit, ku një grua rreth 40 vjeç është mbytur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Apollonia”. Pavarësisht se e ndjera është dërguar në spital, nuk ka arritur të mbijetojë. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Kjo është tragjedia e dytë që trondit qytetin e Durrësit. Kujtojmë që në 14 korrik, ndërroi jetë edhe 18 vjeçari Anri Kashiku i cili në përpjekje për të shpëtuar dy të miturit, nuk arriti të dilte i gjatë në breg.


Aksidenti i frikshëm në aksin Korçë-Pogradec /Toyota fluturon motorin në Leminot(Video)

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 61 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, gjithashtu referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Zh. V., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Zvirinë, Maliq. Këta shtetas duke drejtuar respektivisht mjetin tip “Toyota Yaris” dhe një motor pa targa, pa dokumentacionin përkatës, janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e djeshme, në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i motorit Zh. V., i cili pasi mori mjekim në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Ishin shpallur në kërkim/ Policia e Korçës arreston 3 shtetas,ja për çfarë akuzohen…

Vijon operacioni policor i koduar “Limit”, i finalizuar 3 vjet më parë, nga Policia e Shtetit, për goditjen e 4 grupeve kriminale në fushën e narkotikëve. Ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Komisariatit të Policisë Kolonjë, në kuadër të operacionit të koduar “Limit”, i finalizuar 3 vjet më parë, si rezultat i të cilit u shkatërruan 4 grupe kriminale që ushtronin veprimtari në fushën e narkotikëve, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasve në kërkim:

-B. Z., 58 vjeç, banues në fshatin Skorovot, Kolonjë;

-Gj. M., 35 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë;

-R. T., 34 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 18.05.2022, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili parashikon se shtetasit B. Z. i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, ndërsa 2 shtetasve të tjerë u kanë mbetur për të vuajtur secilit nga 4 muaj burg, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Ylli Manjani :”Më mirë nongrata në vende që na lypin vizë, sesa grata dhe mafioz që trafikon drogë e interesat e vendit lart e poshtë

Ish-ministri Ylli Manjani duke folur për shpalljen non-grata ndaj Sali Berishës edhe nga Britania e Madhe, shkruan se kjo situatë është një sulm dhe ndaj opozitës shqiptare .Nëse ngritja e opozitës të bën nongrata, në djall vaftë kjo e fundit (nongrata pra). Dhe po, sulmi ndaj Tij është sulm ndaj opozitës politike në këtë vend! Më mirë nongrata në vende që na lypin vizë për t’i vizituar por në mbrojtje të opozitës politike, sesa grata dhe mafioz që trafikon drogë e interesat e vendit lart e poshtë”, shkruan ai në disa rreshta.

Reagimi i plotë nga Ylli Manjani:

Unë nuk e di se ç’korrupsion ka bërë Sali Berisha në Amerikë apo në Britani!? Në Shqipëri di që është politikani i vetëm i rangut të Tij që jeton prej vitesh në një apartament modest. Aq modest sa edhe analistët që paguhen për ta sharë nuk pranojnë të jetojnë. Sali Berisha është njëri prej leaderve politikë me influencë në jetën politike në vend. Është leaderi që ka firmën e tij në anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe NATO. Është leader që siguroi atë që sot të gjithë e shijojmë, lëvizjen e lirë.

Sali Berisha është padyshim politikani e leaderi që ka krijuar një model politik i cili është i kritikueshëm dhe madje edhe i dënueshëm. 1997-ta është periudha më e errët në karrierën e Tij, dhe qoftë dhe për kaq nuk duhej të ishte më në politikë.


Por prezenca e tij në politikë, (qeverisje ose opozitë), nuk ka lidhje as me kriminalizimin e pushtetit, as me trafikun e drogës e as me instalimin e shtetit mafioz që sundon. Lënia e opozitës për kohë të gjatë në dorë të AliBejBashës e ngarkon me përgjegjësi, por jo me fajin e rëndë të shkërmoqjes së opozitës për një grusht parash të qelbura.

Sali Berisha ndoshta është pa të ardhme, por sot qartësisht është faktori që galvanizon një reagim opozitar të organizuar. Nongrata ose jo, kjo ka pak rëndësi për misionin e ringritjes së një opozite për të cilën vendi ka nevojë.

Nëse ngritja e opozitës të bën nongrata, në djall vaftë kjo e fundit (nongrata pra). Dhe po, sulmi ndaj Tij është sulm ndaj opozitës politike në këtë vend!Më mirë nongrata në vende që na lypin vizë për t’i vizituar por në mbrojtje të opozitës politike, sesa grata dhe mafioz që trafikon drogë e interesat e vendit lart e poshtë.

Dhe më në fund, hiç mos u bezdisni nga insistimi, IN-CE-NE-RA-TO-RËT janë prova e modelit mafioz që sundon vendin!

U ka rënë dielli në kokë”/ Rama: “Në Dhërmi, Vlorë, i çojnë çmimet mbi Turqi e Greqi… e thonë pse s’ka turistë?

Kryeministri Edi Rama ka komentuar cmimet e larta në plazhet në jug të vendit duke thënë se po largojnë turistët.“Niveli i pastrimit është si nata me ditën me vitin e shkuar dhe për shkak të programit të ri që ka bërë qeveria dhe mbështet drejt për drejt Durrësin dhe Kavajën. Edhe në raport me fluksin e jashtëzakonshëm të turistëve. Këtu vlen të vendoset pasqyra përballë të gjithë që janë të interesuar, përballë atyre që kanë infrastruktura hoteliere mes Durrësit dhe Vlorës. Mes Kavajës dhe Dhërmiut. Mes Shëngjinit dhe Drimadhës. Janë dy botë, të parët vazhdojnë rrisin kapacitet, cilësinë e ofertës, rrisin numrin e turistëve.

Të dytët ju ka ndodhur një rënie e diellit në kokë e s’kanë marrë në konsideratë faktin se Vlora, Dhërmiu, Drimadha, dhe ndonjë pikë tjetër, pasi Himara është përsëri më mirë, nuk janë ishull i vetmuar në mes të shkretëtirës së saharasë, por janë pika në zemrën e konkurrencës europiane që është Mesdheu.

Këtu poshtë në Adriatik e Jon, jemi në mes të lubive të kësaj konkurence dhe ndërkohë që Turqia, Greqia në Korrik ofrojnë çmime të arsyeshme në Dhërmi, Vlorë, i çojnë çmimet mbi Turqi e Greqi në korrik e thonë pse s’ka turistë?

Si do i kesh pse? Nëse qershori ishte pozitiv, korriku rriten çmimet e rrinë e ngulin e shkulin çadrat me një grushsht njerëzit atje. Është e kundërta me Durrësin, ku po rritet cilësia e turistit dhe është hapur kanali me vendet nordike, krahas atyre të europës qëndrore”, tha Rama.


Berisha “non grata” edhe nga Britania/ Rama reagon me ironi :”Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë(Foto)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga Britania e Madhe.Në një postimi në Twitter, kreu i qeverisë postoi kopertinën e një libri me kujtime të Enver Hoxhës, me titull “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, teksa e shoqëroi me shkrimin “NO COMMENT”.“ Enver Hoxha. Rreziko anglo-amerikan për Shqipërinë. Kujtime”, shkruhet mbi foton e publikuar nga kryeministri. Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha deklaroi se është njoftuar përmes një letre zyrtare lidhur me shpalljen e tij “Non Grata” dhe se akuzohet si i lidhur me grupe kriminale.


Ndryshon çmimi i karburanteve/ Ja me sa do të shitet, nafta, benzina(Çmimet pas ores 18:00)

Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja të karburanteve. Nafta dhe benzina janë ulur, ndërsa gazi tregtohet sërish me të njëjtin çmim. Ditën e djeshme, nafta shitej me 232 lekë/litri, ndërsa sot me 226 lekë/litri. Benzina ditën e djeshme tregtohej me 216 lekë/litri, ndërsa sot është ulur duke shkuar në 211 lekë/litri. Ndërsa gazi vijon të mbetet 81 lekë/litër. Bordi i Transparencës në datë 22 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 214 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.


🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Berisha :”Britania e Madhe më shpalli non grada ,më njoftuan se nuk hyj dot atje…

Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur zyrtarisht “Non Grata” edhe nga Britania e Madhe. Ky është vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës që shpall të padëshirueshëm Sali Berishën pasi akuzohet për lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, për të cilët thuhet se kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai në konferencën për shtyp.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës – 22 krorrik 2022:

Pikërisht, kjo është çështja e dytë pse unë jam sot para jush. Disa orë pasi Rama dha lajmin për vendimin që do merrte qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ndaj meje, jam njoftuar me një letër se Sekretari i Brendshëm ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes time në Mbretërinë e Bashkuar, me arsyetimin:

1- ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë që kanë paraqitur rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike.

2- për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të tjera pranë meje, ku si shembull përmendet ish-këshilltari për zgjedhje Damir Fazlliç. Të cilin sipas vlerësimit të tyre unë e kam mbrojtur kur kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.


Ndonëse ashtu siç thotë ky vendim, është konfidencial, dhe ndonëse përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë kanë deklaruar se nuk do të publikojnë emrat, unë kam marrë vendimin ta bëjë publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithmonë i vërtetë.

Dua të sqaroj se: 1- Ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup që ka sponsorizuar dhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliarderi George Soros.

2- Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve të diplomatëve të Departamentit të Shtetit që partnerët ndërkombëtarë t’i bashkëngjiten vendimit të tyre. Absolutisht pa asnjë bazë, me qëllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit të tyre bazuar në shpifje.

Një gënjeshtër sado të përsëritet, mund të bëhet e besueshme dhe kurrë e vërtetë. Asnjë fuqi në botë nuk do jetë në gjendje të më detyrojë të pranojë gënjeshtrën për të vërtetë, apo t’i nënshtrohem mashtrimit, i cili nuk synon skajimin e Sali Berishës por kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë.

Kursi valutor, ja me sa këmbehen monedhat kryesore sot…

Dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë gjatë 24-orëve të fundit, duke u blerë këtë të premte me 113.7 lekë dhe duke u shitur me 115.4 lekë. Monedha europiane sakaq është vijon të mbetet në nivele të njëjta që nga fundjava duke u blerë me 116.6 lekë dhe shitur me 117.2 lekë. Edhe Paundi britanik ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 135.5 lekë dhe shitet me 137.5 lekë.


Më thotë ‘e dua gruan për vete’/ Zaimina Vasjari : “Koncertet bëhen natën, s’mund t’a le burrin vetëm…

Këngëtarja e njohur, Zajmina Vasjari, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe gra”. Në një paraqitje të rrallë pas shumë kohësh, ajo ka folur mbi karrierën e saj dhe jetën prindërore si nënë e dy fëmijëve. E kur ra fjala për muzikën, këngëtarja e hitit “Problem” tha se bashkëshorti i saj nuk është “problemi” i rikthimit të saj në muzikë, madje ai e shtyn drejt punimit të një materiali të ri muzikor. Por Zaimina e përjashtoi mundësinë e rikthimit të koncerteve, duke theksuar se bashkëshorti i saj i ka thënë “e dua gruan për vete”, duke nënkuptuar që ajo e ndjen të nevojshme që si gruaja e shtëpisë, të jetë prezente në shtëpi natën dhe jo nëpër koncerte.

“Nuk është se nuk dua të rikthehem, por për momentin jam shumë e angazhuar dhe shumë e lidhur me fëmijët. Nuk dua që për asnjë moment tu mungoj atyre, për një kënaqësi artistike timen. Nëse unë rikthehem edhe një herë në muzikë nuk do të rikthehesha për punë. Sa I përket muzikës nuk do kthehesha si pjesë pune, vetëm për dëshirë. Te profesioni jam e angazhuar, jam kthyer në punë që në muajin e parë.

Burri im është aq liberal dhe mbështetës ndaj meje. Më thotë gjithmonë “bëje një material, bëje një këngë”. Sa liberal është, por thotë edhe gruan e dua për vete. Koncertet bëhen natën, unë nuk dua të ndjek lekun e koncerteve gjatë natës dhe të mos jem prezente tek fëmijët e mi gjatë natës apo tek bashkëshorti im”, tha këngëtarja Vasjari.