Aksidenti i frikshëm në aksin Korçë-Pogradec /Toyota fluturon motorin në Leminot(Video)

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 61 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, gjithashtu referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Zh. V., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Zvirinë, Maliq. Këta shtetas duke drejtuar respektivisht mjetin tip “Toyota Yaris” dhe një motor pa targa, pa dokumentacionin përkatës, janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e djeshme, në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i motorit Zh. V., i cili pasi mori mjekim në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.