Ndërron jetë komisari i rrugores , e tradhtoi zemra në krye të detyrës…

Një efektiv i policisë së Tiranës është ndarë sot nga jeta në mënyrë të parakohshme si pasojë e një arresti kardiak. Komisar Edi Veli, ishte shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Ai ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës. Policia e Shtetit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook ka vlerësuar profesionalizimin e tij ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Sot u nda para kohe nga jeta, në krye të detyrës, për shkak të një arresti kardiak, kolegu ynë i vyer Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Edi ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës.

Sot, familja humbi njeriun e zemrës, shoqëria mikun hokatar dhe çdo punonjës i Policisë, kolegun dhe profesionistin e respektuar. Policia e Shtetit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij. U prehsh në paqe Edi!”


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: