Shqipëria zyrtarisht me President të ri/ Begaj: “Do të jem shërbëtori juaj

Presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj pas marrjes zyrtare të detyrës dhe dorëzimit të Kushtetutës nga drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ka mbajtur një fjalim për t’iu adresuar popullit.Ai e ka vendosur theksin tek uniteti kombëtar dhe lënia mënjanë e ndasive të klasës politike, aq më tepër që Shqipëria i është futur zyrtarisht rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian me çeljen e negociatave. Ai e ka vendosur theksin tek uniteti kombëtar dhe lënia mënjanë e ndasive të klasës politike, aq më tepër që Shqipëria i është futur zyrtarisht rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian me çeljen e negociatave.

Sot u betova për besnikëri ndaj Kushtetues dhe ligjeve të vendit. Për të mbrojtur pavarësinë e Republikës. Do të jem shërbëtor i popullit tonë, bashkëpunëtor i palëkundur i unitetit kombëtar. Do të jem kontribuues dhe përkrahës i komunikimit dhe nismave e ideve që çojë përpara shoqërinë tonë, Dialogu dhe bashkëpunimi midis forcave politike, dëgjimi i vëmendshëm i zërit të medias së lirë, respektimi dhe pranimi i debatit mundësojnë që forca e tij të mishërohet në mirëqenie, zhvillim e progres për vendin.

Interesi ynë i përbashkët mbetet konsolidimi i institucioneve që kanë përgjegjësi për të mbrojtur dhe promovuar interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen.


Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim i klasave politike për të arritur objektivat tonë kombëtarë. Do të mbështes çdo veprim për të arritur marrëdhënie të shëndosha midis institucioneve kushtetuese. Të vijojmë në rrugën e reformës në drejtësi, jo thjesht se është kusht thelbësor për anëtarësimin në BE por edhe se ndërtimi i një sistemi gjyqësor të pavarur garanton luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Mbajta e konferencës së parë ndërqeveritare me BE është një arritje e madhe mëse e merituar nga Shqipëria dhe shqiptarët. Kjo ngjarje shënon vetëm fillimin e një kapitulli të ri, ku duhet të jemi të gjithë bashkë krah për krah. Shqipëria dëshmon se edhe popujt e vegjël kontribuojnë në sigurinë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Njëzëshmëria e popullit shqiptar për mbrojtjen e popullit ukrainas tregojnë se ne jemi bashkë për kauza të mëdha. Angazhimi ynë në NATO e bën Shqipërinë më të fortë, më të qetë dhe më të sigurte. Por lufta në Ukrainë bën të qartë se siguria dhe paqja nuk sigurohen pro fitohen”, tha Begaj.

Vlora, tallavaja dhe sa larg një fshati si Parga jemi! Për “dreq” as miza e mushkonja!

NGA BETI NJUMA/

Thashë të bëhem pozitiviste e ta qëndis një status për Vlorën e bukur. Pastaj kalova te Lungomare dhe u bëra pishman. Lokalet përgjatë rrugës, në një garë të çmendur me volumin e tallavasë të çojnë në depresion.

Ndotja akustike është e padurueshme dhe shndërrohet në një beteje cingërritëse notash që përplaset nga kafeneja në kafene. Nuk pi dot diçka e nuk shkëmben dot dy fjalë pushuesi i gjorë se zhurma të buçet nga të katër anët sipas oreksit të pronarëve që kujtojnë se sa më lart ta ngresh (volumin) aq më shumë klientë mbledh. Krejt e kundërta o biznesmenë që shëtitët botën e prapë nuk mësuat asgjë!

Pastaj m’u kujtua fundjava në Pargën e mrekullueshme, një copëz e Shqipërisë së dikurshme dhe thashë kot që harxhoj frymë. Parga është veç një fshat, nuk është betonizuar vend e pa vend, nuk ka ndërtime kaotike, e as janë hedhur miliona euro.


Aty janë ruajtur shtëpitë e vjetra karakteristike që i japin identitet zonës. Nuk ka asnjë zhurmë shqetësuese përveç zhaurimës së detit dhe një muzike të lehtë në sfond. Plazhet e Pargës nuk kanë ndotje nga ujërat e zeza, asnjë mbeturinë në rrugë, madje habitesh sesi as koshat e mbeturinave nuk vijnë asnjë aromë të pakëndshme.

Për “dreq” as miza e mushkonja! Parga nuk ka struktura gjigante apo resorte oligarkësh sepse turizmi bazohet tek hotelet e vogla, apartamentet apo shtëpitë pritëse të vendasve që gjithsesi përballojnë një fluks të madh turistik. Hotelet atje nuk ofrojnë luksin e disa simotrave të Jugut shqiptar por janë të pastra, të thjeshta, të mobiluara bukur e ngrohtë me ngjyra deti.

Parga ka rrugicat e bukura tregtare, me restorante e bare fantastike, me dhjetra dyqane me prodhime artizanale e produkte të zonës që të kënaqin sytë e të bëjnë të harxhosh para me pahir. Janë prodhime vendase të ekspozuara me shije jo kinezërira si ato që shiten në tezgat tona buzë detit me tryeza plastike.


Parga nuk vriten njerëz për shezlonë dhe as të zbon njeri nga plazhi. Edhe nëse nuk merr çadrën që kushton 7, 10 e deri 15 euro ka shumë hapësira bosh sepse atje nuk ka të fortë dhe pareli që zaptojnë gjithçka. Aty është i pari, ligji dhe klienti.

Pra këto mendova teksa desha të them dy fjalë për Vlorën që e dua shumë! Por më kuptoni që nuk mundem. Sa më shumë ta gënjejmë veten me patriotizmat false, aq më primitiv do të vijojë të mbetet turizmi në Shqipëri. Në çdo cep të saj!

Bregdeti Shqiptar ta boshatis kuletën/ Ky eshte qyteti ku mund të gjeni parajsën e çmimeve….

Pogradeci edhe këtë vit është një nga qytetet më të kërkuara nga turistët vendas dhe të huaj. E gjithë kjo për freskinë që ka qyteti, kuzhinën tradicionale, mikpritjen e mbi të gjitha çmimet shumë të arsyeshme, duke filluar nga akomodimi, ushqimet e deri te shezllonet. Kjo pranohet nga vetë klientët, të cilët thonë se edhe nëse ka rritje të vogël të çmimeve, ato janë të përballueshme. Fatjona Siamini është nga kryeqyteti, por jeton në Gjermani. Ajo këtë vit ka zgjedhur Pogradecin.

Lalinur Pitarka prej 10 vitesh kalon pushimet në qytetin e Pogradecit. Siç thotë edhe vetë, arsyet janë të shumta, mbi të gjitha mikpritja, klima dhe çmimet. Për të njëjtat arsye janë në Pogradec edhe Sokol Mirakaj dhe bashkëshortja e tij. Ashtu siç është në qytetin liqenor edhe Manush Thanasi.

Aleko Bregu është një nga operatorët turistikë të këtij qyteti. Për të ruajtur klientelën të cilën e ka prej vitesh, edhe këtë vit ai është munduar të ruajë të njëjtat çmime të vitit të kaluar.

“Kemi rritur me 500 lek akomodimin” pranon operatori turistik, duke treguar se çmimi i fjetjes varion nga 35-40 mijë lek në natë. Dritan Hoxha, një tjetër operator turistik në qendër të këtij qyteti tha se pogradecarët kërkojnë të bëjnë turizëm, në asnjë rast në dëm të vizitorëve vendas e të huaj.


Qyteti i Pogradecit gjatë 3 viteve të fundit ka pasur një sërë investimesh përfshirë dhe ato buzë liqenit. Investime që për nënkryetarin e bashkisë Paskalino Ziko, kane shtuar numrin e vizitorëve gjatë dy viteve të fundit.

Bashkia e Pogradecit ka më shumë se 2500 vende akomodimi hotelier ndërkohë që ka më shumë se 1000 vende akomodimi të bujtinave dhe shtëpive pritëse, të gjitha me çmime shumë të arsyeshme.

Merr flakë në ecje kamioni në aksin Korçë-Bilisht (Video)

Një kamion është përfshirë nga flakët teksa lëvizte në aksin Korçë-Bilisht këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në afërsi të fshatit Dishnicë. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në mjetin tip “Benz”. Fatmirësisht, shoferi i kamionit, shtetasi me iniciale G.K. nuk është lënduar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.07.2022, rreth orës 14:40, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K., i cili ka qenë në lëvizje. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Have more than 5.6 million fans/ TikTok turns college gymnast into millionaire — at age 19

Who knew handstands could pay so well? A college gymnast has summersaulted her way into the millionaire’s club after flaunting her floor skills on TikTok. Olivia Dunne, 19, has racked up more than 5.6 million fans on the social media app, and has companies clamoring to offer her endorsement deals. The backflipping blonde — who tumbles for Louisiana State University — began capitalizing on her social media success last June after the NCAA voted to lift Name, Image & Likeness (NIL) restrictions, which had prohibited college athletes from profiting off themselves. Last August, Dunne signed with WME Sports — the same agency that represents Serena Williams and Novak Djokovic — and has made more than $1 million in the 12 months since.



Of Dunne, he enthused, “She is an outstanding gymnast from an SEC school, but she has an authentic, optimistic persona on social media. And she looks great in a pair of American Eagle jeans. That to me is the magic we’ve been looking for as we explore this brave new world of NIL.”

Dunne is certainly keeping up her end of the deals, frequently showing off clothing by Forever 21, American Eagle and Vuori on TikTok as well as on her Instagram page, where she boasts 1.9 million followers. Given that her audience is only likely to grow online, she’s already primed to snag several more endorsements in the coming months — potentially eclipsing the earnings of other athletes who are already household names.

But Dunne is devoted to remaining at the top of her game as a gymnast, and won’t be distracted by her social media side hustle. The talented teen was a member of the USA gymnastics team in 2017 before competing at the National Championships the following year. She was subsequently offered a full scholarship to Louisiana State University and is set to start her junior year there this fall.



https://vm.tiktok.com/ZMNC8Ddee/?k=1

Advertisements

U lind dhe rrit në Amerikë/ Njihuni me modelen shqiptare që la SH.B.A-në për vendin e saj(Foto)

Ajo është ndër të paktat vajza, e lindur dhe rritur në Kaliforni, që ka lënë Amerikën për karrierë televizive në Shqipëri. Bëhet fjalë për gazetaren sportive, Lei Kraja. Lei është kthyer në Shqipëri që pas garës “Miss America 2017” si përfaqësuese e Kalifornisë. Sot Lei ka ndarë me ndjekësit një foto nga adoleshenca e saj ku për shkak se nuk ka qenë pjesë e medias dhe as Shqipërisë në atë kohë vështirë të njihet. Ajo është diplomuar për Biznes Ndërkombëtar dhe të ardhmen e saj e sheh në këtë fushë, por thotë se nuk heq dorë as nga modelingu dhe pas eksperiencës 5-vjeçare, ajo e konsideron modelingun si punë të dytë. Duket se e ka gjetur shumë mirë veten deri tani në televizion, krah kolegëve dhe futbollistëve, me të cilët bën të mundur lidhje direkte nga fushat e blerta.



Edhe pak orë në detyrën e Presidentit/ Meta dekoron poetin e madh Dritëro Agolli

Presidenti Ilir Meta vetëm pak orë dorëzimit të detyrës së tij ka vlerësuar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, poetin e përjetshëm të tokës, atdheut dhe dashurisë, Dritëro Agolli. I lumtur të vlerësoja sot me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, poetin e përjetshëm të tokës, atdheut dhe dashurisë, Dritëro Agolli.
Me mirënjohje për personalitetin e shquar të letërsisë, kulturës dhe trashëgimisë tonë kombëtare, i cili me veprën e tij të pashembullt poliedrike e shumëdimensionale: letrare, artistike, estetike, filozofike, enciklopedike, akademike, politike dhe shoqërore, mishëroi virtytet më të vyera të shqiptarizmës dhe ngjizi në shpirtin e kombit shqiptar atdhedashurinë dhe patriotizmin, dashurinë për tokën, njeriun dhe gjuhën e bukur shqipe, duke u kthyer në një shërbestar humanist dhe apostull besnik i ëndrrës shekullore të rilindasve tanë.
Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve!


Me muzikë e shumë dashuri/ Rama njofton festë të madhe: “Në 100-vjetorin e lidhjes me SHBA, Shqipëria u lidh edhe me BE-në

Partia Socialiste do të mbajë një festë më 28 korrik, me rastin e 100-vjetorittë lidhjes me SHBA hapjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë.Festa do të mbahet te sheshi “Skënderbej” dhe fillon në orën 19:00, teksa kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe një poster për ngjarjen në fjalë.“ Bash në 100-vjetorin e lidhjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria u lidh edhe me BE-në. Në 28 Korrik, fiks në datën e lidhjes së marrëdhënieve me SHBA, ora 19:00, në Sheshin Skënderbej, nis një mbrëmje kremtimi e këtyre dy miqësive të mëdha për shqiptarët e Shqipërinë, me muzikë e me dashuri mesveti”, shkruan Rama krah fotos së postuar.


E kam babin prokuror, ta q* nënën”/ Reagon prokuroria :”Ja si qëndron e vërteta per videon e pazakontë…

Prindi i vajzës që u bë virale në videon për “babain prokuror” megjithatë nuk e ushtron funksionin e tillë. Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj, konfirmoi për Express se babai i vajzës me inicialet L.A nuk e ushtron detyrën e prokurorit në asnjë nga prokuroritë në nivel vendi. “Ju njoftojmë se pas veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, është verifikuar identiti i vajzës në video, V.A, ndërsa babai i saj L.A. i cili nuk ushtron detyrën e Prokurorit të Shtetit në asnjërën Prokurori në nivel të Kosovës. Rasti do të vazhdojë të trajtohet tutje nga organet kompetente”, ka thënë Ulaj për Express.

Ndaj saj pritet të shqiptohet gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe për kundërvajtje. Ndryshe, për këtë rast ka reaguar edhe avokati Arianit Koci, i cili përmes një postimi në Facebook, sjelljet e vajzës janë të papranueshme. Ai ka shtuar që edhe sjellja e gruas me fëmijë, nuk ka qenë e mirë.

Gabimi në vendkalim të këmbësorëve i kësaj vajze është i patolerueshëm. Për sjellje të mos flasim. Por, edhe zonja nuk ka vepruar mirë. Nuk bllokohet komunikacioni, sidomos nëse je me fëmijë, për me të kërku falje, një individ i paedukatë. Thjesht, e ke videon dhe rastin e raporton në polici. Policia në këto raste është shumë efikase. Jam i bindur që kjo vajza do të dënohet me gjobë të madhe”, shkruan ai