Bajram Begaj hap “Instagram”/ Ja pyetja që u drejton të rinjve…

Presidenti i ri, Bajram Begaj ka hapur një profil të ri në Instagram. Deri më tani Begaj numëron 700 ndjekës në Instagram, ndërsa profili i tij është hapur para 20 orëve.Në postimin e tij të fundit Begaj ka publikuar një foto, krahas së cilës pyet se çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë. Faqja thuhet se menaxhohet nga familjarë, por ende kreu i ri i shtetit nuk ka verifikuar zyrtarisht adresat e tij të sakta në rrjetet sociale.


LSI ndryshon zyrtarisht emrin në Partia e Lirisë/ Ilir Meta: “Të shpallim ”non-grata” Rilindjen !

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi këtë të hënë Konventën e fundit Kombëtare të saj, pasi prej ditës së sotme kjo forcë politike do të quhet Partia e Lirisë. Që në nisje të Konventës delegatët e pranishëm miratuan ndryshimet statutore që ishin ndryshimi i emrit dhe vulës së partisë si dhe emërimi i një grupi drejtues të kryesisë deri në momentin e zgjedhjeve të reja në parti. Partia e re, do të drejtohet nga Ilir Meta deri në zgjedhjet qe do të zhvillohen pas dy muajsh. Ndërkohë që zëvendës i tij është zgjedhur ish-diplomati Agim Nesho. Ilir Meta nisi sot zyrtarisht rrugëtimin e tij në politikën shqiptare pas dorëzimit të mandatit të Presidentit ditën e djeshme

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se duhen shpallur non grata rilindja mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu për të zhbërë pazaret e 17 Majit. Atdhetarët hyjnë në të gjitha betejat që i kërkon vendi dhe historia. Dhe ka beteja për të cilat nuk ia vlen vetëm që të humbësh por luftën ta bësh deri në fund. Ia vlen edhe të vdesësh. Sot me besa besë, me gjithë Shqiptarët e ndershëm të shpallim non grata kleptokracinë.

Të themi që ky është vendi ynë. Është një vend me të cilin askush nuk mund të luajë. Kemi vetëm një rrugë. Kjo rrugë është referendumi. Shpata mbi oligarkët e pangopur .Dhe mos harroni atdheun. Fëmijët tuaj dhe fëmijët tanë. Atdhe nuk gjen dot jashtë”,tha Meta.


Arjan Çani për shqiptarët: “Nivel shumë i ulët, shumica vetëm hanë, pinë, flenë dhe dhje…

Arjan Çani e konsideron “shumë të ulët” nivelin e shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe thotë se vetëm pak njerëz shqetësohen vërtet dhe informohen se çfarë ndodh në vend dhe në botë.“ Shumica vetëm hanë, pinë, dhj**in dhe flenë”, deklaroi Çani. Ylli Rakipi: Shpesh themi në mënyrë të shkujdesur që jemi pak popull primitiv. Jemi vërtet Arjan? Përshembull Faik bej Konica nuk ka lënë gjë pa thënë, por i rezultojnë shumë të vërteta sot.

Arjan Çani: Unë them, që me përjashtim të disa banorëve që jetojnë në qendrat e qyteteve kryesore, mund të gjesh njerëz që lexojnë pesë libra, informohen, janë të shqetësuar për botën, jo vetëm për hallet e tyre. Pjesa më e madhe, më rezulton që niveli i shoqërisë është shumë i ulët.

Njerëzit, shumica e tyre, dhe kjo nuk është fyerje sepse nuk është faji i tyre, shumica janë njerëz totalisht bazikë, që ngrihen në mëngjes, kur kanë punë bëjnë një punë, hanë, pinë, dhj***n dhe flenë. As nuk informohen dhe as nuk shohin çfarë ndodh në botë. Këta janë pafund.

Ylli Rakipi: Ndaj dhe ti thua që lëshohen të premten dhe ikin hanë, nuk duan t’ja dinë për asgjë?


Arjan Çani: Po si e shpjegon ti këtë ngrënie mishi në fundjavë, është masive…. Nuk bëj shaka. Të ftoj këtë fundjavë, pimë një birrë në Dajt. Të shtunën nuk mbërrin në Dajt, bëhet rradhë me kilometra.

Ka pafund lokale dhe nuk kalon dot atjë. Kur kam parë këtë skenë, pyeta policin, cfarë ka ndodhur? Më tha polici, Arjan nuk ka gjë, kështu është cdo fundjavë, sepse shkojnë hanë mish të pjekur në Dajt. Nuk kaloje dot. U tremba vëlla. Imagjinova numrin e madh të qingjave dhe kafshëve të shkreta që duhet të theren cdo fundjavë. Imagjino edhe në Durrës, që ikin edhe për peshk.

Falsifikime kompjuterike/Arrestohen dy kontrollorë të doganës së Kapshticës (Emrat)

Dy kontrollorë të doganës së Kapshticës kanë rënë në prangat nga AMP pasi kanë kryer regjistrime fiktive në sistemin TIMS. Në pranga ka rënë Inspektor Ardian Prenja, me detyrë Nd/ Specialist Kontrollor në PKK Kapshticë, si dhe Inspektor Denis Manoku, me detyrë Nd/ Specialist Kontrollor në PKK Kapshticë. Ndalimi i punonjësve të mësipërm të policisë është kryer në kuadër të procedimit penal nr.520 viti 2022, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet tip Audi A7 me targa angleze, si dhe aparatë celularë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 25.07.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” në ngarkim të punonjësve të policisë:

– Inspektor A. P., me detyrë Nd/ Specialist Kontrollor në PKK Kapshticë.

– Inspektor D. M., me detyrë Nd/ Specialist Kontrollor në PKK Kapshticë.

Ndalimi i punonjësve të mësipërm të policisë është kryer në kuadër të procedimit penal nr.520 viti 2022, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet tip Audi A7 me targa angleze, si dhe aparatë celularë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin dhe aksesin në sistemet informatike të Policisë së Shtetit, me veprime në kundërshtim me ligjin, me dashje direkte dhe në mënyrë të përsëritur, kanë kryer regjistrime fiktive në sistemin TIMS,


duke favorizuar një shtetas në shmangien e detyrimeve doganore që rrjedhin nga trajtimi me regjim të përkohshëm të mjeteve me targa të huaja që futen dhe qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë. Sipas përcaktimeve ligjore, këto detyrime arrijnë në vlerat 50.000 deri në 200.000 lekë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Ndryshime në qeveri/ Rama shkarkon Arben Ahmetajn, e zëvendëson me Ballukun

Java ka nisur kështu me ndryshime të mëdha në qeveri ku kreu i qeverisë Rama ka shkarkuar Arben Ahmetajn nga posti zv.kryeministrit dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin. Në vend të tij është emëruar Belinda Balluku. Gjithashtu Rama ka larguar nga posti i Kryenegociatorit me BE edhe Zef Mazin, duke e zëvendësuar me Majlinda Dhukën. Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit”, shkruan Rama. Dekretet janë firmosur nga presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj.