Nuk guxojme te hapim dritaret, kemi dhe femije/ Ankohet qytetarja nga Tiranë: “Vajzat që kanë ardhur në hyrjen përballë rrinë zhveshur

Në këtë Shqipërinë tonë kemi dëgjuar denoncime dhe histori nga më të ndryshmet, kjo që do lexoni më poshtë është padyshim njëra prej tyre. Një nënë tepër e shqetësuar me banim në Tiranë shprehet se e ka gjetur belaja me djalin e saj të vogël 10-vjeçar si dhe me disa vajza të reja që kanë ardhur me qira në pallatin përballë pak kohë më parë. Nëna shprehet për JOQ se u shokua kur djali i saj i mitur i tregoi një video që kishte bërë. Vajzat qëndronin të zhveshura në shtëpi me drita ndezur dhe me perde hapur.

“Pershendetje JOQ. Duke ju uruar nje mbremje te kendshme, kisha nje pyetje per te gjithe qytetaret shqiptare kudo qe ndodhen: Cfare mendimi keni per kete vidio… Teper e shqetesuar se si qendrojne vajzat sot neper shtepi.

Nuk guxojme te hapim dritaret, kemi dhe femije . Kete vidio ma ka bere djali 10 vjeç ‍♀️ Disa vajza kane mare me qira nje hyrje ketu te Mine Peza ne Tirane. Gjithe kohes nuk guxojme te hapim perdet nga femijet. Uroj dhe shpresoj shume qe ta shperndani, dua te ndergjegjsohen te gjithe.

Vajzat rrine zhveshur me perde te hapur. Jam totalisht e shokuar, sinqerisht, por qe tme bente djali nje vidio nuk e pritsha kurre… Nese vendosni ta publikoni do isha teper mirenjohese, nje ndergjegjsim, nuk eshte kulture kjo. Flm”.


Nuk guxojme te hapim dritaret/ Qytetarja nga Tirana: “Vajzat që kanë ardhur në hyrjen përballë rrinë zhveshur

Në këtë Shqipërinë tonë kemi dëgjuar denoncime dhe histori nga më të ndryshmet, kjo që do lexoni më poshtë është padyshim njëra prej tyre. Një nënë tepër e shqetësuar me banim në Tiranë shprehet se e ka gjetur belaja me djalin e saj të vogël 10-vjeçar si dhe me disa vajza të reja që kanë ardhur me qira në pallatin përballë pak kohë më parë. Nëna shprehet për JOQ se u shokua kur djali i saj i mitur i tregoi një video që kishte bërë. Vajzat qëndronin të zhveshura në shtëpi me drita ndezur dhe me perde hapur.

“Pershendetje JOQ. Duke ju uruar nje mbremje te kendshme, kisha nje pyetje per te gjithe qytetaret shqiptare kudo qe ndodhen: Cfare mendimi keni per kete vidio… Teper e shqetesuar se si qendrojne vajzat sot neper shtepi.

Nuk guxojme te hapim dritaret, kemi dhe femije . Kete vidio ma ka bere djali 10 vjeç ‍♀️ Disa vajza kane mare me qira nje hyrje ketu te Mine Peza ne Tirane. Gjithe kohes nuk guxojme te hapim perdet nga femijet. Uroj dhe shpresoj shume qe ta shperndani, dua te ndergjegjsohen te gjithe.

Vajzat rrine zhveshur me perde te hapur. Jam totalisht e shokuar, sinqerisht, por qe tme bente djali nje vidio nuk e pritsha kurre… Nese vendosni ta publikoni do isha teper mirenjohese, nje ndergjegjsim, nuk eshte kulture kjo. Flm”.

Shi, breshër dhe rrufe/ Çfarë ndodh me motin nesër….

Moti ditën e nesërme pritet të sjellë një ulje të lehtë të temperaturave, por edhe rikthimin e reshjeve të shiut në disa zona te vendit. Sipas SHMU për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të lagështa dhe të qëndrueshme ndikuar nga masat ajrore me origjinë veriperëndimore. Në këtë mënyrë moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura.

Përgjatë relieve kodrinore malore në orët e nxehta të ditës (nga orët e mesditës deri ato të pasdites) vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar këto reshje me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila përkohësisht në momentin e zhvillimit të vranësirave në relievet malore si dhe vijën bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 19 deri 31°C

në zona e ulëta 19 deri 35°C

në zona bregdetare 19 deri 35°C


Piku i sezonit/ Një mjek për 40 mijë pushues në jug të Shqipërisë (Video)

Në rivierën shqiptare, këto ditë ndodhen mbi 300 mijë pushues. Është kulmi i sezonit dhe një prani e madhe ka rritur fluksin në ato pak qendra shëndetësore që ndodhen në këtë zonë. Vetëm në qytetin e Himarës çdo ditë shkojnë mbi 40 mijë persona, pjesa dërmuese pushues. Kjo qytezë ka një qendër shëndetësore në të cilën punojnë me turne dy mjekë. Ata e kanë të pamundur të përballojnë numrin e madh të vizitave por edhe të urgjencave. Këtë e pranojnë vetë mjekët. Në Himarë mjekët kanë në dispozicion vetëm disa mjete minimale pune ndërsa për rastet e rënda dërgohet në spitalet rajonale në Vlorë, fier dhe deri në tiranë. Në dispozicion janë katër autoambulanca. Në ditët e nxehta dhe pushimet në breg të detit, ka një numër shumë të madh rastesh kryesisht nga pushuesit që kërkojnë ndihmë mjekësore. Të parat janë virozat dhe Covid, por edhe rastet e urgjencave të rënda si infarktet. Ndërkohë qëndra shendetsore e Drimadhës ka më shumë mjekë./ TopChannel

Video


Si ka mundësi që nuk e do fare këtë vend? Arjan Çani: “Greqishtja është gjuha ime e nënës, ku isha 5 vjeç mësova shqip

Arjan Çani ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, për një intervistë informale, ku foli për jetën e tij, profesionin dhe mendimet që ka për klasën politike në Shqipëri. I pyetur se pse duket se nuk e do aspak Shqipërinë, Çani tha se kjo nuk është e vërtetë, por perceptimi krijohet nga deklaratat që bën kur revoltohet.

Ylli Rakipi: Kam vënë re që nuk e do këtë vend…. Arjan Çani: Jo e dua shumë. Nëse e ke për vendin në përgjithësi, e dua shumë. Është mënyrë të foluri kur revoltohem, ose kur bëj si i revoltuar. Unë kënaqem shumë kur më shajnë…

Ylli Rakipi: Edhe nuk të pëlqen, e kam vënë re që nuk të pëlqen. Arjan Çani: Sharja nga njerëz që nuk i njoh më pëlqen shumë. Jeta më ka mësuar, që ata që të shajnë pa të njohur, të duan më shumë. Por, vendin e dua shumë.

Ylli Rakipi: Po Greqinë e dashuron? Arjan Çani: E dua shumë, është gjuha ime e nënës. Unë në moshën 5 vjeç kam mësuar shqip. Jam rritur nga gjyshja që nuk fliste shqip, unë u detyrova të flisja greqisht. E kam një arsye pse e dua atë kulturë, atë gjuhë, atë vend.



Ylli Rakipi: Në përgjithësi ti e shpjegon këtë botë të ndërlikuar ku jetojmë vetëm me paranë. Mos ndoshta e tepron pak? Arjan Çani: Unë mundohem ta vë theksin aty, po jo se nuk ka arsye të tjera, ka edhe arsye patologjike përshembull.

Ylli Rakipi: Sipas meje, këndëvshtrimi yt është origjinal dhe i hapur edhe pse ka raste që mua nuk më pëlqen fare. Por, ideja për të qenë i hapur, është një pjesë origjinale e jotja, ndaj të ngacmoj me këtë.

Arjan Çani: Nuk është vetëm biznes, por e theksoj këtë gjë, e vë fokusin atje, por ka edhe arsye të tjera. Ka njerëz përshembull që nuk e bëjnë për para sjelljen e tyre publike, e bëjnë edhe për patologji, dikush e bën sepse është narcist, ka pafund para po nuk rri dot pa treguar jetën te të tjerët. Pra paraja është e integruar te këto.
Kur flasim për konflikte politike, këtu sigurisht duhet të kuptojmë arsyet, pse dikujt i prishet karriera, për cfarë arsye?

Ylli Rakipi: Vetë je i kënaqur nga paraja dhe nga jeta në përgjithësi? Arjan Çani: Unë si natyrë nuk jam natyrë që të ndjek paranë shumë. Jam njeri që jetoj mirë, kam patur shansin që të grumbulloj shumë para me zanatin që kam prej 30 vitesh, sepse jam njeri i publicitetit, e kam pasion të marketoj dhe promovoj. Po të kesh pasion, paraja vjen.

BIRN: “Çmimet e ‘kripura’ mbajnë larg pushuesit nga plazhet e Shëngjinit”…

Nga Elvis Hila/ BIRN

Gjysma e dytë e muajit korrik që përkon dhe me nisjen e pikut të sezonit turistik, nuk e gjeti më shumë se 50 për qind të kapacitetit hotel Alben në zonën e Kunës në Shëngjin. Kjo është hera e parë në shtatë vite që ky resort në vijën e parë të plazhit ka të akomoduar kaq pak pushues. Administratori i këtij biznesi, Zef Shtjefni e lidh këtë situatë me krizën që ka prekur shumë familje, si shkak i rritjes së kostos së jetesës. “Kemi hyrë në pikun e sezonit turistik dhe aktualisht që flasim po punojmë më pak se 50 për qind të kapacitet,” tha Shtjefni.

“Në krahasim me një vit më parë kemi më pak klientë dhe kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë të paktën në 7 vitet e fundit,” shtoi ai .Sipas Shtjefnit arsye për mungesën e pushuesve mund të jetë edhe rritja e çmimeve, por ai thekson se rritjet janë brenda kostove.

Hotelieri shprehet se në Shëngjin çmimet janë rritur me 20 për qind, ndërkohë që kostot për bizneset akomoduese janë rritur gjithashtu me 20-30 për qind. Në hotelin e Shtjefnit është shtuar çmimi i mëngjesit me 3 euro, ndërsa çmimet e dhomave janë njësoj me vitin e kaluar . “Nëse rritet kostoja e perimeve në treg, energjia, vaji, etj. normal që rriten dhe çmimet në restorant,” shpjegoi Shtjefni.

“Unë mendoj se kriza që ka prekur shumë familje, po ndikon sepse përballë rritjes së kostos së jetesës nuk kanë mundësi që të bëjnë pushime,” shtoi ai. Situatë të ngjashme raporton dhe Besnik Sula, i cili drejton gjitashtu një hotel në vijën e parë në qendër të plazhit të Shëngjinit.


“Fillimi ishte shumë i mirë [sezoni turistik], mendonim se pas festës së bajramit do të ketë fluks të madh,” tha ai, duke kujtuar pritshmëritë e bizneseve në fillimit të sezonit.

“Aktualisht po punojmë me kapacitet 50 për qind të vitit të kaluar,” shtoi Sula, ndërsa theksoi se çmimet në Shëngjin janë më të mira se kudo sepse “pavarësisht rritjes së kostos jemi munduar që të mos lëvizim.”

Në këto kushte operatorët turistik i kanë kthyer sytë tek kthimi i emigrateve gjatë muajit gusht, ç’ka mund të sjellë një rritje të pushuesve në bregdet.

“Shpresat i kemi që të lëviz diçka gjatë muajit gusht sepse kthehen emigrantët dhe mund të popullojnë bregdetin,” tha Sula. “Por mendoj se deri tani situata nuk është aspak pozitive,” shtoi ai.


Rajoni i Lezhës ofron turizëm gjithvjetor dhe referuar të dhënave zyrtare të raportuara numri i vizitorëve përgjatë 1 viti shkon në rreth 1 milion, ndërsa numrin me të lartë të pushuesve në bregdetin e Lezhës e zënë shqiptarët e Kosovës me mbi 60 për qind të vizitorëve. Teksa sezoni turistik ka hyrë në pikun e tij, krahasuar me vitet e shkuara numri i pushuesve në bregdetin e Shëngjinit është më i ulët, çka e dëshmojnë dhe çadrat dhe shezlonget e mbyllura. Pushuesit thonë se çmimet janë rritur, duke sjellë reduktim të diteve të pushimit në plazh.

“Do qëndroj një javë! Puna e çmimeve është aryeja kyesore sepse janë rritur gati 50%, duke e krahasuar me një vit më parë,” tha Bajrami, një pushues nga Kosova. Sipas tij në Shëngjin çadrat jepen me 700 lek, ndërsa dhoma kushton 50 euro/nata. Ai ankohet se edhe çmimet në restorante janë të kripura.

“Me pak fjalë është rritur e gjithë kosto e jetesës, duke na vënë shumë në vështiresi,” theksoi Bajrami.

“Në këto kushte nuk është mundësia të bëjmë shumë pushime sepse kriza sa po vjen dhe thellohet,” shtoi ai.

Një qytetar nga Tirana tregoi se paguan 50 euro/nata për dhomën e hotelit, ndërsa çadra kushton 1 mijë lek. “Unë vi nga Tirana dhe çmimet janë shumë shtrejt,” tha ai. “Për ne që jemi pensionista është tejmase shtrejt dhe e papërballueshme,” shtoi qytetari.


Sipas pushuesit nga kryeqyteti në vitet e shkuara ai ka bërë 15 ditë pushime, por këtë vit do të qëndrojë vetem 8 ditë sepse ska mundësi ekonomike për më shumë.

“Me pak fjalë nuk e përballojmë dot sepse çdo gjë është rritur,” përfundoi ai.

Eksperti i turizmit Leornard Seferi thotë se shërbimet lënë shumë për të dëshiruar dhe nga disa biznese abuzohet tejmase me çmimet. Ai theksoi se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshem turistik me një vijë bregdetare mjaft mbreslenese, por ky resurs menaxhohet shumë keq duke abuzuar dhe mos ofruar shërbime siç duhet. Seferi shpjegoi se turizmi në rajonin e Lezhës ka problematika të theksuara, duke nisur nga mungesa e sigurisë në plazhe, infrasktruktures etj.

“Çmimet normalisht se janë rritur në të gjithë botën, por këtu është abuzuar në vazhdimësi, ndaj dhe turistët largohen duke kërkuar destinacione të reja turistike,” tha ai. “Mendoj që duhet një qasje ndryshe ndaj turizmit si në promivim ashtu dhe në shërbim dhe investime që të tërheqein vizitorë nga e gjitha bota,” përfundoi Seferi./ Reporter.al

Çmenduri në Mykonos/ Hajdutët nuk pyesin për asgjë,iu vjedhin 3 Shqiptarëve 45 mijë euro buxhuteri

Bandat kriminale po bëjnë kërdinë në ishujt grekë, me shumë pushues që kanë denoncuar në polici se u janë vjedhur para cash dhe sende personale me vlerë, siç janë bizhuteritë. Rasti i fundit ka të bëj me tre turistë shqiptarë të cilët kishin vendosur të shijonin detin dhe perëndimet magjepsëse të ishullit të famshëm grek, Mykonos. Tre turistët shqiptarë kanë denoncuar në polici se hajdutët u kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 45 mijë euro. Protothema.gr raporton se turistes së parë shqiptare, siç ka denoncuar në polici, i kanë marrë bizhuteri floriri me vlerë totale 17.100 euro, pasaportën dhe patentën e shoferit. Të motrës i janë marrë sende dhe bizhuteri me vlerë 18.400 euro, si dhe pasaporta. Ata i kanë marrë të dashurit të saj dhe sende dhe bizhuteri me vlerë 10 mijë euro si dhe pasaportën .

Prej disa kohësh në Mykonos është një bandë hajdutash që “shënjetron” turistët dhe sapo ata dalin nga hoteli futen në dhomat e tyre dhe marrin gjithçka që është me vlerë. Policia greke ende nuk ka rritur që të identifikojë dhe ndalojë anëtarët e kësaj bande që po iu prish pushimet shumë turistëve që zgjedhin Mykonos.

Kujtojmë se Mykonos është një nga zonat më të shtrenjta në Greqi, por vjedhjet e shumë që bëhen aty janë problem më vete dhe duket e pazgjidhshme.


Çelja e negociatave me BE-në/ Çiljeta “tradhton” Berishën dhe PD, shkon te socialistët…

Në kuadër të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në, në Tiranë do të organizohet një koncert. Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej” dhe do të performojnë këngëtarët më të njohur shqiptarë. Mësohet se një prej tyre do të jetë edhe Çiljeta Xhilaga. Këngëtarja njihej vite më parë për afrimin e saj me Partinë Demokratike. Kur të djathtët ishin në pushtet ajo këndonte në mitingjet e PD. Kur socialistët e sulmonin, Sali Berisha nuk hezitonte ta mbronte Çiljetën edhe në foltoren e Kuvendit. Mirëpo, gjërat ndryshuan, pasi këngëtarja u largua nga demokratët. Ajo u përfshi në fushatën e socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar. Çiljeta ka kohë që nuk është shumë aktive në muzikë, me këngë të reja dhe koncerte, por kur merr ftesa të tilla nuk iu thotë kurrë “jo”. Përveç Çiljetës, në këtë koncert do të marrin pjesë edhe emra të tjerë të njohur të muzikës në vend si Flori Mumajesi, Xhensila Myrtezai etj .


Vlogeri Grek promovon rivierën shqiptare/ Ja pamjet mahnitëse nga Vlora,Himara, Drimadhes(Video)

Vlogeri i njohur grek, Lefteris Kontoulakos ka promovuar së fundi në faqen e tij disa qytete shqiptare. Ndërkohë një destinacion i vecantë për të ishte edhe riviera jonë. Ai ka shkuar në Vlorë, Himarë e Dhërmi, Drimadhes, Borsh e Ksamil. Në videon e publikuar prej tij flitet me superlativa për bregdetin shqiptar, si dhe iu bëhet thirrje grekëve të vijnë për pushime.


Shoferëve të kamionit iu kthehet në ves/ Policia në Kapshticë iu kap 14 emigrantë…

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F. M., 50 vjeç, banues në Elbasan; T. T., 63 vjeç, banues në Tiranë dhe A. Ç., 59 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë procedurës së skanimit të mjeteve kamion tip “Benz”, “Scania” dhe “Renault”, që drejtonin këta shtetas, gjetën të fshehur 14 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin kalimin drejt vendeve të BE-së.


Operacioni Knock down/ Policia aksion në Korçë, arreston 2 të rrinjtë,të shpallur në kërkim…

Vijon operacioni “Knock down”, i finalizuar para 3 muajsh. Vihen në pranga 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim. Shkon në 27 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni. Në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Knock down”, i finalizuar më datë 20.04.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Korçë ndaluan shtetasit në kërkim E. S., 26 vjeç dhe Th. R., 28 vjeç, banues në Korçë. Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 19.04.2022, u ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


Theu masën e sigurisë arrest shtëpie/ 23 vjeçarja kapet jashtë banesës…

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë ndaluan shtetasen A. F., 23 vjeçe, banuese në Korçë, e shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Më datë 22.07.2022, shërbimet e Policisë nuk e kanë gjetur në banesën e saj 23-vjeçaren, e cila kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, të caktuar me vendimin e datës 11.09.2021, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.


Ikona e qëndisur e Shën Gjergjit në Korçë, shembull i trashëgimisë artizanale

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në kuadër të programit “Edukimi Përmes Kulturës”, solli në vëmendjen e publikut vepra me temë “Origjina dhe artizanati”, pjesë e fondit të tij, duke u përqendruar tek qëndistaria. Muzeu publikoi Ikonën e Shën Gjergjit. Ajo vjen në stilin oriental, e qëndisur me fije ari dhe mëndafsh, si edhe e zbukuruar me elemente të tjerë, për t’i dhënë shkëlqimin e duhur.

Figura e shenjtit zë pjesën më të madhe të kompozimit. Ai paraqitet i hipur në kalë të bardhë, i veshur me armaturë të zbukuruar me motive floreale duke vrarë dragoin. Qëndistaria është një nga elementet kryesorë tradicionalë, i kaluar brez pas brezi, kryesisht nga vajzat dhe përdorej jo vetëm për të zbukuruar veshjet, por edhe për të dekoruar ambientet e banimit.

Më herët, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, është shprehur për ciklin e aktiviteteve “Origjina dhe artizanati”, duke thënë se “çdo element i trashëgimisë kulturore është një vepër arti më vete, e kuruar deri në detaj nga artizanët tanë”.

Në fokus të programit “Edukimi përmes Kulturës” do të jetë njohja me trashëgiminë kulturore, dhe përcjellja ndër breza e punëve të dorës, si dhe njohja me krijmtarinë artistike, artizanale në qarkun e Korçës. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në fondet e tij përmban shumë elementë popullorë, të cilat ekspozohen si një shembull i mirë i pasurisë sonë kombëtare./atsh