Ende asnjë gjurmë nga humbja e nënës 30-vjeçare/ Familjarët: “Shpërblim për ata që japin info…

Gruaja që shihni në foto është 30-vjeçarja me inicialet E.D. nga Durrësi. Ajo është larguar para dy ditësh nga shtëpia dhe familjarët e saj nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen. 30-vjeçarja është larguar të hënën, datë 25 korrik, në orën 08.00, dhe që nga ajo ditë, bashkëshorti dhe familja nuk kanë mundur të lidhen me të. Bashkëshorti i saj ka bërë denoncim në polici dhe forcat e rendit kanë nisur punën për gjetjen dhe rikthimin pranë familjes. Një prej familjarëve ka shkruar së fundmi për JOQ dhe ata kanë vendosur që të japim shpërblim për këdo që jep informacion të saktë. Ata nuk kanë marrë asnjë informacion përveç disa indicieve të që 30-vjeçarja mund ndodhet në Tiranë. Ishte nënë dhe bashkëshorte shembull – shkruan i afërmi i Ersidës. Ndërkohë për këtë ngjarja ka reaguar dhe policia e Durrësit që fton këdo që ka informacione të kontaktojë direkt me ta, thuhet ndër të tjera.


Meta thirrje të rinjve: “Merrni në dorë fatet tuaja, bashkë do rikthejmë shpresën…

Ilir Meta ka ftuar të gjithë të rinjtë që t’i bashkohen partisë së tij. “Partia e Lirisë është një mundësi e shkëlqyer për çdo të ri shqiptar që ka ide, vizion, energji, që mezi pret të ndryshojë të ardhmen e tij dhe të Shqipërisë. Merrni në dorë fatet tuaja! Të bëhemi bashkë në një aleancë mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën, për të sjellë sa më parë ndryshimin! “-shkruan Meta


Policia Rrugore “zhdëp” shoferët në Korçë ,vendos 689 gjoba, iu heq patentën 15 prej tyre(Video)

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë vijuar kontrollet për mjetet me targa të personalizuara dhe mjetet e luksit; si edhe kontrollet në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve. Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban u arrestua në flagrancë 1 shtetas për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe u referuan materialet në Prokurori për 3 shtetas të tjerë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 689 drejtues mjetesh📝

Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 313 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë.

14 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 3 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

Janë vendosur 121 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 86 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 15 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 132 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për_më_shumë_siguri_rrugore👮🚓


Aksident i frikshëm në Pogradec/ “Benzi” përplaset me kamionin(Video)

Nje aksident i frikshëm ka ndodhur ne afersi te fshatit Hudenisht ,Pogradec, ku një kamion eshte perplasur me nje makine te tipit “Benz”. Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i Benzit, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Pogradecit, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 13:00, në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, ku është përplasur një mjet tip “Benz” me drejtues J. M., me një kamion, me drejtues shtetasin N. N.

Për pasojë është lënduar J. M., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e kamionit po kryen veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Kishin mbushur Range Rover me 8-emigrantë/ Arrestohen çifti i të rrinjtë në Maliq(Video)

Vijon operacioni policor “Perimetri 185”.. U kapën duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Korçë dhe Maliq, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve G. K., 22 vjeç, banues në Durrës dhe S. K., 22 vjeçe, banuese në Roskovec, Fier.

Shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin G. K., në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në bashkëpunim me shtetasen S. K., 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së .

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.


Kishin mbushur Range Rover me 8-emigrantë/ Arrestohen dy të rrinjtë(Video)

Vijon operacioni policor “Perimetri 185”.. U kapën duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Korçë dhe Maliq, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve G. K., 22 vjeç, banues në Durrës dhe S. K., 22 vjeçe, banuese në Roskovec, Fier.

Shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin G. K., në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në bashkëpunim me shtetasen S. K., 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së .

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.


Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit/ Ja lëvizjet e firmosura sot (Emrat)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka vendosur që të bëjë disa ndryshime në kupolën e Policisë. Pas ngjarjeve kriminale dhe atentateve të bujshme Nano ka vendosur që të shkarkojë nga detyra Drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Mësohet se është bërë një mbledhje mes drejtuesve të policisë, ku ka pasur edhe debate dhe Nano ka njoftuar ndryshimet e reja. Bëhet me dije se në vend të Vocaj, është emëruar Neritan Nallbati, që aktualisht mban detyrën e Drejtorit në Policinë e Durrësit. Tonin Vocaj, është emëruar Zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike. Ky post mbahej nga Albert Dervishi. Ndërsa ende e paqartë mbetet pozicionimi i Dervishit në këtë lëvizje.


Nuk guxojme te hapim dritaret/ Qytetarja nga Tirana: “Vajzat që kanë ardhur në hyrjen përballë rrinë zhveshur

Në këtë Shqipërinë tonë kemi dëgjuar denoncime dhe histori nga më të ndryshmet, kjo që do lexoni më poshtë është padyshim njëra prej tyre. Një nënë tepër e shqetësuar me banim në Tiranë shprehet se e ka gjetur belaja me djalin e saj të vogël 10-vjeçar si dhe me disa vajza të reja që kanë ardhur me qira në pallatin përballë pak kohë më parë. Nëna shprehet për JOQ se u shokua kur djali i saj i mitur i tregoi një video që kishte bërë. Vajzat qëndronin të zhveshura në shtëpi me drita ndezur dhe me perde hapur.

“Pershendetje JOQ. Duke ju uruar nje mbremje te kendshme, kisha nje pyetje per te gjithe qytetaret shqiptare kudo qe ndodhen: Cfare mendimi keni per kete vidio… Teper e shqetesuar se si qendrojne vajzat sot neper shtepi.

Nuk guxojme te hapim dritaret, kemi dhe femije . Kete vidio ma ka bere djali 10 vjeç ‍♀️ Disa vajza kane mare me qira nje hyrje ketu te Mine Peza ne Tirane. Gjithe kohes nuk guxojme te hapim perdet nga femijet. Uroj dhe shpresoj shume qe ta shperndani, dua te ndergjegjsohen te gjithe.

Vajzat rrine zhveshur me perde te hapur. Jam totalisht e shokuar, sinqerisht, por qe tme bente djali nje vidio nuk e pritsha kurre… Nese vendosni ta publikoni do isha teper mirenjohese, nje ndergjegjsim, nuk eshte kulture kjo. Flm”.


Dalina Buzi tregon historinë e pazakontë në jug: “Njëri shpenzoi 12 mijë euro për shampanjë, e zuri dhe u lag vetë

Tema e parë në “Goca dhe Gra” këtë të mërkurë ishte pushimet në jug dhe shpenzimet e mëdha që bëjnë qytetarët. Dalina Buzi tregoi një eksperiencë të pazakontë, ku një person kishte blerë 50 shampanja me vlerë 12 mijë euro.“Ka njerëz që janë problematikë krijojnë zhurma, jo se janë ashtu, por se krijojnë zhurmë në ambientin jo të duhur. Sa herë vinin pronarë hotelesh të bashkëpunonin me mua më thonin të lutem mos të vijnë këta lloj njerëzish, mos të vijnë të fortit, pas dy vitesh e shihje hotelin plot. Ata kanë lekun, ata harxhojnë, për shampanjat që blejnë ata, ishte njëri ka blerë mbi 50 shampanja 12 mijë euro, nuk e mori vesh pse e bëri në fund, e zuri shampanja dhe se mori vesh, se as gocë nuk fitoi asgjë vetëm lagej”, tha Dalina.

Sonte në “Goca dhe Gra” teksa po flitej për shërbimin në Shqipëri, ajo tha se është e pakënaqur pasi ka parë që në bregdet derdheshin ujëra të zeza.

Tjetër shqetësim për Arminën është higjiena, ku tha se shezlongu që ajo ka paguar 50 euro (si në Mykonos) nuk ka qenë i pastër, apo afër ambientit ku ajo ka frekuentuar janë afruar edhe “laca me varëse floriri”.