Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit/ Ja lëvizjet e firmosura sot (Emrat)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka vendosur që të bëjë disa ndryshime në kupolën e Policisë. Pas ngjarjeve kriminale dhe atentateve të bujshme Nano ka vendosur që të shkarkojë nga detyra Drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Mësohet se është bërë një mbledhje mes drejtuesve të policisë, ku ka pasur edhe debate dhe Nano ka njoftuar ndryshimet e reja. Bëhet me dije se në vend të Vocaj, është emëruar Neritan Nallbati, që aktualisht mban detyrën e Drejtorit në Policinë e Durrësit.

Tonin Vocaj, është emëruar Zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike. Ky post mbahej nga Albert Dervishi. Ndërsa ende e paqartë mbetet pozicionimi i Dervishit në këtë lëvizje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: