Artan Hoxha bën thirrjen e papritur: “Mbani “mallin” na ktheni arkat me banane, epo te çosh 20 polic porti në burg….

Gazetari Artan Hoxha, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka ironizuar në lidhje me kapjen e kokainës së fshehur në kutitë e bananeve. Mbani “mallin” na ktheni arkat me banane, se ka shkuar çmimi për lesh…Te bananet për dreq, nuk ka as bord transparence nga qeveria….Epo te çosh 20 polic porti në burg për 60 arka me banane, hall i madh është???!!! Jo për gjë, por vete këmbëngulni se aty kishte vetëm banane “të ëmbla, te freskëta” Ekuadori shkruan Artan Hoxha.


Kishin pushtuar Himarën/ Policia mësyn dhe bën publik ,një nga plazhet më të bukura në Shqipëri….

Katër administratorë të bizneseve në plazhin e Gjipesë në Himarë janë proceduar penalisht nga Policia, pasi kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, duke zënë hapësirën publike. Siç shihet dhe nga pamjet e shperndara nga policia e shtetit, plazhi tashmë është publik dhe atje janë vendosur turistët me çadra kampingu. Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 130 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Gjipesë.

“Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për shtetasit:

Sh., 58 vjeçe, B. Sh., 49 vjeç, A. Z., 64 vjeç, banues të tre në Himarë dhe G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 130 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Gjipesë.


Çmimet e shtrenjta në Jug/ Revoltohet gazetarja Kosovare: “Kush s’ka pare, të hajë pite te shtëpia…

Në rrjetet sociale ka plasur debati për çmimet e larta në Jug të vendit. Shumë personazhe publikë kanë reguar duke mbajtur një qëndrim në lidhje me rritjen e çmimeve në nivele stratosferike. Ndër to ka patur edhe personazhe nga Kosova, si analistja Luljeta Aliu, reagimi i të cilës ka bërë bujë në rrjetet sociale. Ajo ka ironizuar shqiptarët e Kosovës, të cilët ankohen për çmimet e larta në bregdetin shqiptar. Aliu thotë se ata që nuk kanë para, të qëndrojnë në shtëpi të hanë byrek, pasi sipas saj kosovarët nuk dinë të hanë karkaleca.

“Kur nuk ke kushte për me pagu luks, rri trus në shpi! Janë tranu njerëzit për besë. Knej nuk ka pare në restoran me hangër në Prishtinë, knej lypë me shku në deti se duhet me postu foto e me kallxu që i ka punët mirë e ishalla e sheh kojshia e plasë që po knaqet (se e kemi deformim shpirtëror prej budallakisë që inatin e kemi motor të jetës).

E kur duhet me pagu, ankohet se shtrejtë. Trusni te shpija e hani pite! Nuk janë krejt për pesh e karkaleca! Tybe as me i hangër nuk dini, qy!”-shkruan ndër tjera Aliu.


Lefter Maliqi: “Ilir Meta është rikthyer fuqishëm ka 5-fishin e energjive të Ramës…

Ish-deputeti Lefter Maliqi thotë se do të kandidojë për kryetar të një bashkie në qarkun e Beratit, nën siglën e opozitës së bashkuar. Duke komentuar rikthimin e Ilir Metës në politikën aktive, Maliqi tha se “binomi i fuqishëm Berisha-Meta”, kanë 7 fishin e energjisë së kryeministrit Edi Rama. Bashkimi i këtij binomi të fuqishëm, Sali Berisha mosha 78-vjeç me energji dyfishin e Ramës dhe Ilir Meta me energji 5-fishin e Ramës, do të thotë 7-fishin e energjisë. Ilir Meta ka tre ditë që ka ardhur në krye të Partisë së Lirisë, dhe di të them që nga mëngjesi në darkë nuk pushon. Kam pasur të tjerë që më drejtonin në fushatë, por tani të merr të paktën 3 herë në ditë, ku je, ça po bën do organizojmë takim, shko te njerëzit. Ka kërkesë të lartë llogarie gjë që s’ka pasur. Pra të vë dhe përpara përgjegjësisë. Sigurisht do të jem edhe unë në një nga bashkitë e qarkut të Beratit nga opozita e bashkuar”, tha ndër të tjera Maliqi në FaxNews.


Kim takon Ballukun: “Të çrrënjoset korrupsioni, bashkëpunim në të gjitha frontet …

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar këtë të premte me Belinda Ballukun për ta uruar për postin e ri si zv/kryeministre, ku thotë se pret bashkëpunim në të gjitha frontet. Temë e diskutimeve sipas ambasadores Kim, është kriza ushqimore, energjetike, si dhe për bashkëpunimin Amerikë-Shqipëri për sulmin e fundit kibernetik. Sot u takova me Belinda Ballukun për ta uruar për portofolin shtesë si zëvendëskryeministre. Ne mezi presim forcimin e bashkëpunimit në të gjitha frontet, duke përfshirë përgjigjen ndaj sfidave ndaj sigurisë së ushqimit dhe energjisë në shkallë globale të shkaktuar nga lufta e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës.

Konfirmuam gjithashtu bashkëpunim të fortë SHBA në lidhje me sulmin e fundit kibernetik kundër Shqipërisë. Ekspertët amerikanë nga agjenci të ndryshme po mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të kryer mjekësi ligjore të plotë; rritja e sigurisë kibernetike për të mbrojtur qeverinë dhe qytetarët; dhe parandaloni përsëritjen.

Theksova rëndësinë e hapave më konkretë për të çrrënjosur korrupsionin, për t’u siguruar që zyrtarët të veprojnë sipas standardeve më të larta dhe të zbatojnë reformën në drejtësi. Si Biden e ka bërë të qartë, SHBA e sheh korrupsionin si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe ne do të ndërmarrim veprime në përputhje me rrethanat”, shkruan Kim.


“Shqipëria shtet artificial”/Gazetari ‘shpërthen’ kundër studiuesit anglez që është në bordin e Butrintit: “Të shpallet “non grata”

Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një reagim kundër studiuesit anglez Richard Hodges, i cili është pjesë e bordit që do të aministrojë Butrintin pas dhënies së tij me koncension nga qeveria. Tomorri i referohet një deklarate të Hodges, që e konsideron Shqipërinë një shtet artificial. Më poshtë reagimi i plotë i gazetarit.

A mund te na shpjegoje dikush qe e di mire, cfare roli ka ky hajvani anglez, qe thote se Shqiperia eshte shtet artificial, tek kjo puna e Butrintit? Se qe ky eshte laskar kjo eshte e provuar matematikisht.

Te quash artificial nje shtet, qe kufizohet nga te gjitha anet me njerezit e tij, ose je nje b*le shume e madhe ose ke marre para. Ku ka rast te dyte ne bote, qe nje shtet te kufizohet nga njerezit e tij ne cdo ane. Ne veri te kufirit flitet shqip, ne lindje shqip, ne jug shqip. Di ky palloshi te na thoje ndonje rast te ngjashem? Me tej, nese Shqiperia paska qene shtet artificial ne 1913-en, po gjuha shqipe kur u shpik? Ne 1914-en?

Qenia me e ulet humane eshte akademiku qe shtremberon faktet shkencore perkundrejt parave. Eshte shume me i pershtire se edhe vrasesi me i madh. Me shume gjasa ky vemja ka marre para qe e ka thene ate gje. Tani, nese ky ka ndonje rol me te vertete tek Butrinti, duhet perjashtuar urgjentisht. Nese Fondi e ka pjese te stafit duhet njoftuar qe ky ne Butrint nuk mund te shkele dot dhe ne administrimin e parkut nuk mund te kete asnje rol.


Berisha paralajmëron: “Edi Rama, mos luaj, nëse rritet çmimi i energjisë, gati për revoltë !

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se në rast se do të rrisë çmimin e energjisë elektrike, vendi do të njihet me revoltën më të madhe popullore. Berisha tha se digat e hidrocentraleve po zbrazen dhe energjia po vidhet edhe pse kriza ka përfshirë të gjithë botën.“ Nëse guxon të rrisësh çmimin do të përballesh me revoltë të madhe. Iu bëj thirrje shqiptarëve të përgatitemi me të gjitha mundësitë ndaj këtij njeriu që është gati t’ju bëjë gjithçka për të pasuruar veten dhe familjarët e tij të nomeklaturës së PS. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë përndryshe PD dhe fronti për shpëtimin e Shqipërisë do të përgatisë revoltën më të madhe. S’shtyhet më, ka tejkaluar çdo limit. Digat po zbrazen edhe tani që flasim”, tha Berisha.


Plagosi me pistoletë 30- vjeçarin vjet në Korçë/ Policia vendos në pranga autorin(Emri)

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Arteo Tole, i akuzuar se në 2 mars të vitit të kaluar plagosi me armë zjarri shtetasin Igli Qani. Ky i fundit kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu pasi qe ndaluar për armëmbajtje pa leje, ndërsa u konfliktua fizikisht me disa persona, të cilët e ndoqën 30-vjeçarin me vrap dhe e qëlluan me armë zjarri në këmbë. Pas ngjarjes, Tole u arratis përmes një rrugice pa drita në zonën pranë maternitetit të vjetër në lagjen nr. 7, Korçë. Ndaj autorëve rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.


Kanosi rojen dhe dëmtoi rrethimin/ Pogradecarja bën vetëgjyqësi për pronën,policia i procedon…

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Sh. H., banuese në fshatin Buçimas, Pogradec për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vetëgjyqësia” dhe për shtetasin B. B., banues në Pogradec, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Ditën e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me njëri-tjetrin, me pretendimin se të dyja palët zotërojnë pronësinë e një objekti dhe të truallit të tij. Konkretisht shtetasja Sh. H., ka kanosur rojen e këtij objekti dhe ka dëmtuar pjesërisht me vetëgjyqësi rrethimin e objektit, ndërsa shtetasi B. B., gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur me grusht shtetasen Sh. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.