Ndërprerja e energjisë, krijohet fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës është regjistruar sot një numër i lartë udhëtarësh dhe pritje të gjata. Autoritetet doganore bëjnë me dije se në Qafë Thanë janë krijuar radhë të gjata për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike, ndërsa aktualisht po punohet me gjenerator për të shmangur fluksin. Aktualisht po punohet me 2 sportele në dalje dhe 3 në hyrje, ndërsa mësohet se në pikën doganore të Kapshticës janë krijuar radhë të gjata për shkak të mosfunksionimit të sistemit.


E mbyll emisionin me Athina mu/ Shpërthen Artan Hoxha ndaj Çanit: “Këta alvanozet greqishtfoles, hiqen me greke se….

Artan Hoxha ka ironizuar emisionin “Zonë e Lirë”, i cili prej vitesh moderohet nga Arjan Çani dhe ku transmetohet çdo të premte në ekran për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Në një postim në Facebook, Hoxha thotë se çdo të premte në mbrëmje Çani kujdeset të përshëndesë shqiptarët me këngën greke ,“Athina mu” (Athina ime). Ai thotë më tej se disa greqishtfolës, hiqen me grekë se nacionalistët ekstremistë grekë .

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Papakonstandinu;”Greqi, toke e heronjve, çfare gomeresh nxjerr tani”… Per pak harrova qe eshte e premte. Si çdo te premte ne mbremje, dikush kujdeset te na pershendes gjithnje ne nje ekran kombetar, me kengen greke, “Athina mu”(Athina ime)… Mbase kenga qe u pershendes çdo te premte ne mbremje, “Greko maskara” u eshte merzitur, prandaj sot po u pershendes me njerin nga kengetaret me te medhenj te rrokut grek, Vasilis Papakonstandinu…

Te mesuar gjithnje me buzukun grek, Papakonstandinu me terhiqte vazhdimisht, jo thjesht pse ishte nje kengetar i madh ndryshe nga kengetaret greke te tradites, jo pse ishte rebel dhe mjaft i dashur nga rinia, por sepse vazhdimisht ne tekstet e kengeve te tij, kishte mesazhe te forta politike, kunder politikaneve dhe ultranacionalisteve greke…

Kenga mban titullin: “Greqi, toke e heronjve, çfare gomeresh nxjerr tani”… Titull qe me vjen ndermend sa here me shfaqen ne ekran, keta allvanozet greqishtfoles, te cilet hiqen me greke se nacionalistet ekstremiste greke.


Meta thirrje qeverisë: “Ulni çmimet dhe rritni rrogat ,ne do t’ua kthejmë paratë e vjedhura shqiptarëve

Nga ILIR META:

ULNI ÇMIMET!
RRITNI RROGAT DHE PENSIONET!
MBËSHTETNI FINANCIARISHT ÇDO QYTETAR!

Rritja marramendëse e çmimeve po thellon seriozisht varfërinë, çdo ditë, duke kërcënuar si kurrë më parë buxhetet familjare. Fuqia blerëse po zvogëlohet, ndërkohë asnjë masë konkrete nuk po merret nga një Qeveri, e padenjë për besimin popullor dhe e pandjeshme për shtresat më në nevojë, veçanërisht për 935,821 qytetarë, që jetojnë sot me më pak se 5.5 USD në ditë.

NUK GJEN DOT NJË MALL DHE AS MERR DOT NJË SHËRBIM, QË SOT NUK ËSHTË SHTRENJTUAR, 2 DERI NË 5 FISH!
POR NDIHMA EKONOMIKE NGA QEVERIA ËSHTË ZERO!

Asnjë plan masash për të ndihmuar qytetarët për të tejkaluar krizën e çmimeve!


Një Qeveri e ndjeshme dhe e përgjegjshme, do të bënte pikërisht atë që po ndodh sot në shumë vende europiane, siç janë bërë publike në media:

📌 Britania e Madhe, po ndërhyn me një zbritje prej 400 £ të faturës së energjisë për çdo familje në vit;
📌 Italia po planifikon të japë një bonus 200 € për punëtorët, që fitojnë 35,000 € në vit ose më pak;
📌 Spanja ka ulur TVSH-në në faturat e energjisë nga 21% në 10%;
📌 Franca po kompenson me 100 € çdo qytetar të saj;
📌 Gjermania po jep 100 € për familjet që marrin mbështetje, ndërsa ata që marrin asistencë për strehim do të marrin një shtesë prej 270 €;
📌 Hollanda po u ofron familjeve të kualifikuara një kompensim energjie prej 800 €, si dhe ka ulur tarifën për karburantet me 21%.


Shqipëria ka nivelin nga më të lartë të çmimeve në përqindje të mesatares europiane krahasuar edhe me vendet e rajonit, por Qeveria në vend të ndihmës ekonomike vazhdon të paguajë miliona euro për inceneratorët.

Inceneratori i Elbasanit është financuar në vlerën 1.9 miliard lekë, inceneratori i Fierit është financuar në vlerën 3.6 miliard lekë, dhe inceneratori i Tiranës, që është financuar nga viti 2018 deri në vitin 2022 në 6.1 miliard lekë, dhe parashikohet të financohet me 3.5 miliard lekë shtesë për vitin 2023 dhe 2024.

Miliarda lekë për klientët e Qeverisë dhe zero lekë për qytetarin e thjeshtë.
Kjo Qeveri nuk meriton më të qëndrojë as edhe një minutë më shumë!
Angazhimi më i madh i Partisë së Lirisë do të jetë Revolucioni Antikorrupsion, që do të ndëshkojë abuzuesit në çdo nivel dhe paratë e vjedhura prej tyre do t’u a kthejë shqiptarëve!
🇦🇱

E rëndë në Vlorë/ Gjendet e vdekur 54-vjeçarja, ja dyshimet e para…

Një grua nga Tirana ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të shtunë në Vlorë, pasi ka pësuar infarkt teksa qëndronte buzë detit. 54 vjeçarja me inicialet I.Y ka qenë duke pushuar në zonën e Ujit të Ftohtë, por këto pushime janë kthyer në tragjedi për të. Ajo nuk është ndjerë mirë dhe ka pësuar infarkt. Në këto kushte është dërguar me urgjencë në spital dhe aty është konfirmuar se ajo ka ndërruar jetë. Sot, rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasja I. Y., 54 vjeçe, banuese në Tiranë, duke qëndruar në breg të detit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes njofton Policia për rastin.


Ishte nisur të bënte vrasje me pagesë/ Policia parandalon atentatin në Korçë(Video)

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që kishte dalë muajt e fundit nga burgu, dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Matrix”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  • K. A., 26 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shërbimet e Policisë, falë koordinimit të veprimeve, kanë bërë të mundur lokalizimin 26-vjeçarit në lagjen nr. 14, Korçë. Ky shtetas, sapo ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e Policisë, është përpjekur të largohet me shpejtësi dhe ka nxjerrë nga brezi, armën e mbushur, të cilën e ka hedhur në një kosh, në anë të rrugës. Arma u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, një 17-vjeçar, që, në momentin e kapjes, ka qenë i shoqëruar me shtetasin K. A. 17-vjeçari dyshohet që ka pasur dijeni se shtetasi K. A. mbante me vete armë zjarri. Vijon puna intensive, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, të cilat, për arsye hetimore, nuk i bëjmë dot me dije. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


Plane për fundjavën ?Priten temperatura tipike verore(Foto)

Kjo fundjavë do të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme. Përgjithësisht do të mbizotërojnë orët me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në veri e verilindje gjatë mesditës parashikohen zhvillime vranësirash të cilat do të pasohen nga reshje lokale shiu.Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi e veriperëndimi me shpejtësi mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.


Lëvizte me kobure në brez/ Policia i hedh prangat, ja si tentoi t’u shpëtonte… (Video)

Policia e Korçës ka ndërmarrë një aksion pak momente më parë duke arrestuar një person të armatosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit ku policia e ka konstatuar këtë shtetas me armë në brez ndërsa është vënë menjëherë në ndjekje të tij. Ai sapo ka parë policinë ka hedhur armën në koshin e mbeturinave por është kapur pak metra më tutje. Forca të shumta policie janë duke bërë krehjen e zonës për të parë nëse ka pasur sende të tjeraKlajdi Asllani është personi i arrestuar pak më parë për armëmbajtje pa lejë, ndërsa mësohet se ai ka rreth 1 vit që ka dalë nga burgu.


Korça në 3 qytetet me më shume informatorë /Ish-drejtori i Arkivës Zbulon shifrat…

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, ka zbuluar se në korrik të vitit 1990, ishin 6941 persona të regjistruar si informatorë të Sigurimit të Shtetit. Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë një përmbledhje në rang rrethi, duke zbuluar se Shkodra ishte rrethi me më shumë informatorë të regjistruar, plot 752, e ndjekur nga Tirana me 625 dhe Korça me 537 informatorë. Theksojmë se së fundmi informatorët e Ish-Sigurimit janë kthyer ne qendër të vëmendjes, pas raportimeve se një shtetas me inicialet I.M ishte pjesë e tyre.

Postimi i plotë i Dervishit:

Numri i informatorëve të Sigurimit (gjithsej 6941 persona) sipas rretheve, në korrik 1990:

Berat: 213

Mat: 154

Durrës: 495

Elbasan: 352

Kolonjë: 119

Fier: 349

Gramsh: 89

Gjirokastër: 277


Korçë: 537

Krujë: 181

Lezhë: 140

Kukës: 336

Librazhd: 150

Lushnje: 230

Dibër: 311

Përmet: 117

Pogradec: 136

Pukë: 106

Mirditë: 178

Sarandë: 366

Skrapar: 70

Shkodër: 752

Tepelenë: 74

Tiranë: 625

Tropojë: 175

Vlorë: 335

Dega e 2-të (për ambasadat): 74