“Mirupafshim Shqipëri/ Unë do iki se jam shumë e re të vdes, do më marrë malli..por vendi po boshatiset çdo ditë

Nga Silvana BEGAJ

Mirupafshim Shqipëria ime! Po lë çdo gjë në duart e të paepurve, krimit, drogës, injorancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis në emër të dashurisë për këtë vend! Mirupafshim Shqipëri! Unë do të mendoj e do më marrë malli! Vras mendjen a do të marrë dhe ty për mua? E nëse do të merrte, pse më le të iki! Mirupafshim Shqipëri! Vërja flakës veten se unë nuk dua të digjem! Le të digjen ata që duan ty në zjarr.

Mirupafshim Shqipëri! Po të lë me vendet e tua të bukura për të cilat Naim Frashëri shkruante ditë e natë! Po të lë me dy detet më të bukur të rruzullit, me malet më të thepisur, po të lë me ajrin më të ëmbël dhe me diellin që ndriçon më shumë! Tani që e mendoj, po të lë dhe me hënën që të qan hallet çdo natë.

Mirupafshim Shqipëri e Gjergj Kastriot Skënderbeut! Luftuam kaq vite për ty dhe në fund të shesim me politikë. Mirupafshim Shqipëri se dhe po të rri nuk kam me kë. Vendi po boshatiset çdo ditë dhe ata që janë aty janë thjesht fizikisht se me mendje janë larg nga ti!

Shqipëri, ti ndoshta nuk e di, por në asnjë vend nuk ngroh dielli si aty dhe nuk ndriçon hëna si aty! Mirupafshim Shqipëri!


Do iki dhe do gjej një vend për qetësinë e shpirtit tim. Një vend që mos të ketë aq vrasje çdo ditë. Kam nevojë të di që jam e sigurt se jam shumë e re të vdes nga rastësia.

Mirupafshim Shqipëri! Mirupafshim o Shqipëri e pasur për 0.001 përqind të popullsisë dhe mjerim për pjesën tjetër. Hap sytë Shqipëri! Tradhtarët sjellin fitore të pisët! Eh, do të më mungosh e marrtë dreqi! Do të më mungosh aq shumë sa do pres vetëm një shenje nga ti dhe un do te vi perseri.

Blendi Fevziu : “Një burrë brazilian përdor fotot e mia për të mashtruar femrat…

Në epokën e internetit, një foto qarkullon kudo në botë dhe medalja ka dy anë. Anën negative po e përjeton gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu. Përmes disa postime në Instastory, Blendi thotë se një mjek brazilian e ka kontaktuar atë dhe i ka treguar se dikush po keqpërdor identitetin e tij, duke u shtirur si i pasur dhe kërkon partnere. Blendi Fevziu publikoi gjithashtu edhe foton pasaportës false apo mjeteve të tjera të identifikimit, ku dukej sesi shtetasi brazilian po përdor fotot e tij.

“Dosjet një lojë e fëlliqur”/Fuga:” Kush të tregojë virgjërinë e tij…sot kemi nevojë për pastrimin nga maskarenjtë

Nga Artan Fuga:

Hapja e dosjeve dhe hapja e barkut. Pasi u tronditën fort, shumë, jashtëzakonisht, tmerrësisht, duke e shpallur Ilir Metën agjentin 007, tani ka plas komedia! Të gjithë kërkojnë të hapen dosjet, për të gjithë, në çast! Opozitarë, pushtetarë, gjysmë-opozitarë, kush e kush të tregojë se nuk e ka qimen nën kësulë! Hapëmi dosjen mua, bërtasin! O ju hapsha trutë. Kush e kush të tregojë kështu virgjërinë e tij. Kush e kush t’i shpëtojë përgjegjësisë së tij për diktaturën.

Kush e kush të tregojë se e ka ndërgjegjen e bardhë sa veladoni i Papës!

Në vend të hapni dosjet, mos na hapni barkun sikurse thoshte gjyshja ime. Hipokrita.

Në ditët në vazhdim do t’ju rrëfej se përse kjo është një lojë e fëlliqur, asnjë interes për qytetarin.

Të tjera gjëra ka nevojë sot pastrimi i jetës shoqërore nga maskarenjtë. Mos e hani këtë lojë e të bini në kurth.

Blendi Fevziu rrëfen shqetësimin: “Një burrë brazilian përdor fotot e mia për të mashtruar femrat…

Në epokën e internetit, një foto qarkullon kudo në botë dhe medalja ka dy anë. Anën negative po e përjeton gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu. Përmes disa postime në Instastory, Blendi thotë se një mjek brazilian e ka kontaktuar atë dhe i ka treguar se dikush po keqpërdor identitetin e tij, duke u shtirur si i pasur dhe kërkon partnere.

Blendi Fevziu publikoi gjithashtu edhe foton pasaportës false apo mjeteve të tjera të identifikimit, ku dukej sesi shtetasi brazilian po përdor fotot e tij.

Arritjet e Bashkisë Korçë/ Lagjet 20 vjet pa investime, banorët paguajnë taksat edhe për lulishtet që nuk ekzistojnë…

Çdo gjë gjë paguhet sikur ka lulishte.” Por në të vërtetë, në këtë lagje pranë rrugës nacionale Korçë– Ersekë mungon gjithçka. Kanalizimet e ujerave të bardha dhe të zeza, asfaltimi, trotuaret dhe gjelbërimi. Edhe pse është 10 minuta larg qendrës së qytetit, banorët thonë se investimet e bashkisë janë zero. Në këtë lagje jetojnë rreth 200 familje. Ujërat e zeza që derdhen në sipërfaqe, në këto ditë të nxehta vere, e bëjnë te padurueshëm erën e rënde, por njëkohësisht janë dhe burime infeksioni për këta banorë.

Banorët thonë:

Në këtë lagje unë kam 20 vjet që banoj, nuk është bërë asnjë lloj investimi. Rroftë gjermani që bëri atë të ujit, kanalizme s’ka. Të jetosh 20 e ca vjet në qytet, e mos të kesh asfalt dhe kanalizime është katastofale. Ç’do gjë paguhet sikur ka lulishte. Tërë lagjja i njëjti problem është”, thotë banori.

“Gjendja sic e shikoni, po qelbet dynjaja. kush pyet”, shprehen banorët.

Shumë familje i kanë nxjerrë shtëpitë në shitje duke kërkuar alternativa më të mira jetese.

“Këtu vetëm kur u bënë legalizimet, tjetër gjë nuk është bërë. Po bëhen fshatrat me rrugë, këtu nuk e di ca problemi kanë”, thotë një banor.

Abc u interesua në bashkinë e Korçës për këtë problematike, por askush nuk na është përgjigjur. /abcnews.al/

Video

Kjo është kënga që po bën namin në Youtube, 2.5 milionë klikime për 24 orë (Video)

Diten e djeshme u publikua bashkepunimi i pare muzikor mes Capital T, Anxhela Peristerit dhe Mandi Nishtulles.Mesa duket kenga eshte pelqyer pa mase nga publiku dhe ka arritur shifra rekord pa mbushur akoma 24 ore. Ne vetem 6 ore pas publikimit, kenga numeronte mbi 600 mije klikime ne YouTube, ndersa tashme qe nuk jane mbushur ende 24 ore te plota, kenga ka arritur plot 2.5 milion klikime.

Rekord i tille nuk eshte shenuar as nga bashkepunimet e fundit te artisteve me ne ze, duke permendur ketu kengen e Noizyt me Loredanen apo Xhensilen, kengen e Dhurata Dores me Elvana Gjaten, apo ate te Ledri Vules dhe Yll Limanit.

Shezlongjet nga 20-200 euro/ Pushuesit “braktisin” Dhërmiun dhe Jalin(Video)

Edhe pse është fundi i javës, dhe plazhi duhet të gumuzhinte nga turistët, nuk ndodh kështu në bregdetin e Dhermiut. Në videon më poshtë shihet sesi gjithë shezlonget në Dhërmi kanë mbetur bosh dhe pas asnjë pushues. Nuk dihet nëse shkak i “braktisjes” së Dhermiut janë çmimet e larta, apo për shkak se ndërrohen muajt dhe turistët e korrikut largohen duke u lënë vendin atyre të gushtit.

Por edhe më herët është raportuar se këtë vit ka pasur një numër më të ulët të turistëve të huaj krahasur me vitin e kaluar, kjo jo me statistika por nga pamjet në terren.

Tërmet” në tregun valutor/ Euro kap nivelet minimale kundrejt lekut…

Euro vijon të mbetet në kuota minimale kundrejt lekut shqiptar. Sipas Kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për rreth një javë një euro është shkëmbyer mesatarisht me 116 lekë duke pësuar luhatje të vogla. Por rënia që prej fillimit të muajit korrik mbetet drastike sepse sipas kursit të Bankës Qendrore një euro shkëmbehej me 119 lekë. Ky mbetet një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara në vendin tonë që prej fillimit të këtij viti. Ndikim në dobësimin e euros kanë dhënë ardhja e turistëve, paralajmërimi i një amnistie për paratë e padeklaruara por edhe dobësimi i monedhës europiane në tregjet ndërkombëtare .

Por ekspertët paralajmërojnë se kursi i këmbimit do të vijojë të jetë në ndikimin e turizmit dhe parashikohet një rënie e mëtejshme e euros gjatë muajit gusht i cili pritet të ketë më shumë turistë të huaj. Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar Raporti euro – lekë ka pësuar rënie me 4.4%.

Njihet si korçari më i famshëm/ Vrenozi i kërkon ndihmë shqiptarëve: “Më duhet një krevat për babanë e sëmurë…

Ilir Vrenozi është një nga personazhet më të njohur në rrjetet sociale, pasi çdo gjë e shpreh hapur dhe pa dorashka e më së shumti komenton zhvillimet politike në vend. Së fundmi Vrenozi ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve pasi babai i tij, i moshuar, nuk qëndron dot në këmbë. Ai nuk shkon dot në tualet dhe të gjitha nevojat personale i kryen në krevatin ku qëndron i shtirë.

Iliri shprehet në videon-live se e kanë informuar për disa krevate që janë të përshtatshëm për këtë sëmundje, por deri më tani nuk e ka ndihmuar askush…

Familjarët ngrenë alarmin: “30-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, vazhdon prej një jave e zhdukur(Foto)

Gruaja që shihni në foto është 30-vjeçarja Ersida Dyrmishi nga Durrësi. Ajo është larguar para 7 ditësh nga shtëpia dhe familjarët e saj nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen. 30-vjeçare, nënë e dy fëmijëve ka humbur kontaktet me familjen, ndërsa sipas të burimeve punonte në një Call Center. Familjarët po e kërkojnë kudo, por ajo nuk gjendet. 30-vjeçarja është larguar të hënën, datë 25 korrik, në orën 08.00, dhe që nga ajo ditë, bashkëshorti dhe familja nuk kanë mundur të lidhen me të.

Postimi i një prej miqve të saj:

Njoftojmë se shtetësja Ersida Dyrmishi me vendbanim në Durrës, mosha 30 vjec,ka humbur kontaktet me familjarët te Hënën më datë 25.07.2022. Ditën që është larguar në drejtim të paditur, ka qenë e veshur me pantallona të bardha & një bluzë të zezë.

I lutemi atyre që mund ta kenë parë diku, të na kontaktojnë sa më shpejt! Nr kontakti 0692467605 0692050608

Bashkëshorti i saj ka bërë denoncim në polici dhe forcat e rendit kanë nisur punën për gjetjen dhe rikthimin pranë familjes.

E goditi gomonia në Jalë teksa pushonte në breg/ E fejuara bën reagimin prekës: “Faleminderit o Zot që jemi prapë bashkë

Agustin Sefa tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 31-vjeçari dhe e fejuara e tij Era Gj, 25 vjeçe, u goditën nga një gomone gjatë kohës që po qëndronin në çadrën e tyre në breg të detit. Vjaza nuk pati dëmtime serioze por Agustini u desh të operohej dy herë për shkak të gjendjes së tij tepër të rëndë. Por fatmirësisht një lajm i mirë vjen nga Agustini i cili duket se më në fund ka dalë nga rreziku.

Ka qenë e fejuara e tij që ka bërë një postim në rrjetet sociale duke falënderuar Zotin për mundësinë e dytë që u dha për të jetuar edhe një herë jetën e për të dashur përsëri njëri-tjetrin.