U shua në aksidentin tragjik në Himarë/ Familja bën njoftimin e dhimshëm : “Nesër Jonada prehet në Tiranë

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në plazhin e Potamit, Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, qe u përplas nga skafi i drejtuar nga punonjësi i policisë, Arjan Tase, tronditi gjithë shoqërinë shqiptare. Kjo ngjarje tregoi edhe njëherë se sa e pasigurtë është jeta në Shqipëri, për më tepër kur ajo merret nga një efektiv policie, i cili paguhet nga taksat tona për të na mbrojtur. Ndërkohë qe sot familja Avdia ka bërë edhe njoftimin e dhimbshëm se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme në Laprakë të Tiranës.

Shoke dhe miq, ju njoftojme me hidherim te thellë vdekjen e mbeses tone Jonada Bledar Avdia, ne moshen 7 vjecare, nga nje aksident tragjik në plazhin e Himares. Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, ne aresen: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, afer Intesa San Paolo Bank Laprake.

Ngjarja tragjike më Himarë/ Revoltohet Donald Veshaj: “Për çfarë jeni ,ose nuk doni, ose nuk keni mendje në kokë…

Ngjarja tragjike që ndodhi në Himarë, ku një 7-vjeçare ndërroi jetë pasi u godit nga skafi i një oficeri të policisë, është komentuar masivisht në media dhe rrjetet sociale, me njerëzit që shprehin emocionet e forta që kanë ndjerë për lajmin, por edhe kërkesën e llogarisë ndaj institucioneve dhe thirrjet për dënimin e merituar. Mes tyre edhe Donaldi. “Këtë video e kam për ministritë, policinë detare, për gjithë njerëzit që janë përgjegjës për këto tragjedi të vazhdueshme.

Nuk e kuptoj sa të vështirë mund ta keni ngritjen e një sistemi. Ngritja e një sistemi që bën të mundur që mjetet ujore mos të afrohen te pushuesit. Janë raste të përsëritura. Kur ndodh diçka ju çfarë bëni në ministri? Çfarë bëni? Rrini mendoheni? Dy mundësi ka: Ose nuk doni, ose nuk keni mendje në kokë.

Është e thjesht, ndodh një rast, merr 5 burra a gra të mençura, uleni në tavolinë dhe diskutoni se çfarë do bëni. E keni bërë ndonjëherë? Nuk besoj. Ta kishit bërë nuk do ndodhnin këto. Bëni një sistem molesh siç e ka gjithë bota. Sa e vështirë është ngritja e një sistemi. Për çfarë jeni aty? Nuk e kuptoj. Pse nuk kemi ne pushues e pse nuk funksionon ne turizmi. Sepse nuk e marrin rëndësinë këto gjëra, e marrin lejet e ndërtimit ne jug, tokat”thotë Donaldi mes të tjerash.

Nuk e vrau varka po shteti / PD njofton protestë në Tiranë: “Kërkohet dorëheqja e Çuçit dhe Kumbaros”

Partia Demokratike ka njoftuar mbajtjen e një proteste në ambientet përballë Ministrisë së Brendshme ditën e enjte, 4 gusht, ora 19:00. PD njofton si kërkesë të protestës dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

NJOFTIM PËR SHTYP

Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme.

Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

ZYRA E SHTYPIT DHE E KOMUNIKIMIT,

PARTIA DEMOKRATIKE

“Një ëngjëll iku nga kjo botë për fajin tonë”/ Fevziu: Ligjin në det e bëjnë trafikantët dhe djemtë e biznesmenëve…

Nga Blendi Fevziu:

Një familje nuk do ta shohë më kurrë vajzën 7 vjeçare. Nuk do zgjohet në mëngjes me buzeqeshjen e saj. Nuk do ti thotë “Natën e mirë shpirt”. Nuk do ulen as bashkë në tavolinën e drekës dhe as do shohin TV. Një familje është gjymtuar sot duke humbur ëngjëllin e saj 7 vjeçar. Çdo njeri që është prind, por edhe çdo qënie njerëzore që funksionon realisht si e tillë e di se çfarë dhimbje është kjo. Fëmija iku nga kjo botë, atë moment kur familja besonte se po i jepte asaj gëzim.

Po pushonin në Shqipëri, në atdhe, kthyer me gjasë nga emigracioni. Po i tregonin bukurite e vendlindjes së saj dhe me siguri ishin të lumtur që po e bënin këtë. Deri atë moment kur vajza mori goditjen fatale e me siguri, prinderit e saj do mallkojnë veten gjithë jetën që zgjodhën ti bëjnë pushimet në atdhe. Nuk i di rrethanat e aksidentit dhe nuk merrem dot me to pa pasur me shume detaje. Por e di shume mire qe kjo eshte nje nga historite e paralajmeruar cdo dite.

Qe prej me shume se 15 vitesh flas cdo sezon personalisht me Ministrat e Brendshem dhe Drejtorat e policise i trembur nga kjo barbari. Si notar dhe zhytes i perditshem jam i tmerruar nga imazhet qe shoh. Deti shqiptar eshte nje xhungel ku ligjin nuk e ben as policia, as pushteti lokal as ministria e turizmit, as marina dhe askush tjeter. E bejne bandite dhe trafikante qe pasi parkojne makinat luksoze dhe te pajustfikuara terbojne plazhet me performancen e jet skive dhe jane bere tmerri i pushuesve.

E bejne femijet e biznesmeneve te papergjegjshem qe nuk e kuptojne se me parate e tyre mund t’ju blejne femijeve te mira materiale por jo te drejten per te neperkembur dinjitetin e pushuesve te tjere. E bejne laca me zinxhire floriri qe ngrene zerin ne kupe te qiellit nga gomonet e shtrenjta dhe derdhin shampanje, duke mos lene askend te qete pak metra me tutje ne breg. E bejne ata qe sot bllokohen nga policia e neser nxirren nga gjykata duke i lene policet qe kane zbatuar ligjin si guake.

E bejne skafistet qe mbushin skafet plot me pushues dhe fluturojne pa asnje mase sigurie, madje pa veshur edhe femijet e vegjel me jeleke sigurimi. Ka vite qe jet skite jane tmerr ne gjithe bregdetin shqiptar. Nuk jane atraksion turistik fitimprures, por rrezik permanent. Dhe nuk ndalohen si ne gjysmen e Europes sepse i prishin rehatin 15 banditeve dhe femijeve te llastuar.

Vetem kaq. Ka me dhjetra detaje te tilla, por skane asnje vlere te permenden sot. Sepse sot, nje vajze 7 vjecare nuk jeton me. Sot iku nga kjo bote per fajin tone. Te gjitheve bashke. Sot jemi te gjithe me te. Neser do dale nje histori tjeter. Sic ka ndodhur me cdo gje. Dhe ne do merremi me historine e re. Por dy prinderit e saj, do jetojne gjithe jeten me dhimbjen dhe pengun qe e deshen kaq shume Shqiperine. Sa i dhane edhe vajzen. U prehsh ne paqe shpirt i bardhe!

(Videot jane pjese e perditshmerise ne plazhet e jugut)

Erdhi ftesa për dasëm/ Laps e letër, fillojmë….

Nga Edmond Arizaj:

Në datën kaq…kemi kënaqësinë…filan vend…çift…djali ynë me vajzën… T’i kemi të pandarë! Po hajde ndajmë mendjen, se nuk ndahemi mirë me këtë shtesë të paparashikuar në buxhetin e gushtiti. Të shkon dasma sa një javë pushime në Durrës…buzëqesh, mund të shkonte sa një javë në Palasë.

Laps e letër. Fillojmë.

Naftë vajtje ardhje=100 mijë.

Shpenzime operative=50 mijë

Drekë rrugës=Nuk shpenzojmë, do hamë në darkën e dasmës edhe për drekë

Tualet, stukime, flokë, thonj, gishta=150 mijë

Fustan i ri=Sherri zgjat tre ditë. E pambyllur si çështje.

Këpucë të reja grash, nuk ka diskutime=150 mijë

Këpucë të reja burrash, tek dyqani afër furrës së bukës=45 mijë

Zarfi i dasmës=I pavendosur do pyesim të tjerët sa do hedhin ata.

Lekët që do hidhen kur kërcen çifti=50 mijë?! Pse jevgj jemi ne. 100 mijë? Në dasmën e njerëzve të tu hodhe 250 mijë 10 dhe 20. Ok i barazojmë. 250 mijë. Po pse nuk i fusim në zarf?! Zarfin e sheh vetëm një, paratë në tokë të shkelura me këmbë i shohin të gjithë.

Harruam gjë?

Tëmën si kanë ardhur punët! Janë bërë dasmat shqiptare për t’i kuotuar në bursë. Lapsin në dorë e kemi, bëjmë llogaritë e sebepxhiut: Ka ftuar 300 vetë. Minimumi 500 mijë shpenzime çifti? 75 milionë. Ç’bëhet mor ç’bëhet!

(Ky shkrim është fryt i fantazisë së autorit. Nuk ka lidhje me asnjë person real. Ngjashmëritë që mund të hasen janë rastësore)

Sot kam frikë/ Në çfarë njerëzish po shndërrohemi?

Nga Manjola Arizaj Zeka

Aksidentet ndodhin. Sidomos në një zonë ku s’ka as mbrojtje, as paralajmërim, as respekt për pushuesit, as kujdes, e mbi të gjitha ku ata që duhet të jenë në mbrojtje të jetës edhe kur janë civilë, në fakt vetëm e neglizhojnë atë. Por mua ka kohë që s’më trondisin më këto fakte të tmerrshme që po i bëjmë pjesë të jetës.

Më trondit personi, që megjithëse ka goditur një fëmijë, qëndron pothuaj i qetë në mjetin e krimit që e drejtonte vetë duke u marrë me telefonin.

Normalisht do prisja të mos filmohej në skaf, të ishte duke pranë fëmijës, të qante e t’i binte kokës me grushta, t’i ulej prindërve në gjunjë, të ulëriste me të madhe, t’i binte dhe të fikët.

Por aq gjakftohtë…Jam ende e shokuar. Një fëmijë krejt i pafajshëm ka vdekur nga pakujdesia jote kriminale dhe kjo nuk të jep asnjë ndjesi?!?!

Më falni, por në çfarë njerëzish po shndërrohemi? Çfarë njerëzish veshin uniformën e shtetit nën betimin se “do jemi në mbrojtje të jetëve njerëzore”, kur nuk tregojnë as një minimum keqardhje?

Si nënë nuk kam fjalë për të ngushëlluar prinderit e 7 vjeçares me fatin e keq. E po si nënë, kam frikë. Kam frikë se në ato brigje do shkoj të pushoj pas pak ditësh. Kam frikë nga transformimi i njerëzve në bisha.

I vrau vajzën me gomone/ Momenti kur babai i 7-vjeçares konfliktohet me policin(Foto)

Pamje trishtuese nga momenti i aksidentìt të rëndë të ndodhur sot në plazhin e Potamit në Himarë. Fotot që shihni tregojnë momentin e përplasjes së babait që humbi 7-vjeçaren në mënyrë tragjike dhe të drejtuesit të gomones Arjan Tase që goditi vajzën e vogël. Gjithashtu në një tjetër foto duket edhe momenti dramatik kur babai i vajzës së ndjerë ka rënë në tokë me dy duar në kokë, i tronditur nga humbja e vajzës. Ngjarja e sotme për fat të keq, ka bindur të madh e të vogël që pushimet në Shqipëri, sado patriotë të jemi duhen harruar një herë e mirë , pasi shkërmoqi shtetin dhe funsionin e tij.

Ngjarja që shokoi Himarën/ Meta: “Shteti ka rënë, policia përdoret vetëm për të shtypur protestat

Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Himarë, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas në breg të detit nga një gomone. Meta është shfaqur në një deklaratë të jashtëzakonshme për media, duke thënë se ngjarje të tilla nuk janë rastësore. Ai fajësoi qeverinë për rehabilitimin e punonjësve të policisë që kanë bashkëpunuar më herët me grupet kriminale.

Ngjarjet tregojnë që shteti ka rënë, që policia nuk është ajo që do populli, komuniteti. Policia nuk është në shërbim të popullit, por përdoret për t’i shtypur, kur bëhen protesta paqësore dhe civile. Është koha që të reagohet me forcë, është koha t’i jepet fund përdorimit të policisë si një instrument shtypës.

Nuk jemi popull për t’u shtypur nga askush, e aq më tepër nga policia.

Nuk kemi fëmijë për të humbur nga kjo papërgjegjshmëri, duhet të ketë masa të forta dhe të menjëhershme në mënyrë që të rivendoset besimi mes policisë dhe komunitetit. Dhe natyrisht që të gjitha këto justifikime dhe deklarata nuk vlejnë, ashtu sikurse nuk vlejnë edhe deklaratat që nuk kemi helikopterë apo avionë për zjarret.

Video:

Tragjedia në Himarë/ Reagon Rama: “Drejtuesit e Policisë të nxjerrin mësimet e duhura…

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë këtë të martë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një mjet lundrues teksa po lahej në bregun e detit. Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se nuk ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen e familjes së viktimës . “Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.

Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!”, shkruan Rama në Twitter .

Ju bëfsha m….. mu në turizëm! Shpërthen gazetari: “Bëjini sh*rrën perlës së jugut tani

Nga Mentor Kikia

U desh edhe një viktimë tjetër ë? Duhej të ikte nga kjo botë edhe një fëmijë 5 apo 7 vjeç, që të kujtoheshit se skafet nuk duhet të “lahen” në të njëjtin vend me njerëzit? Kishte ardhur nga Britania e Madhe për pushime në mëmëdhe familja e saj.

Ku e keni kordonin e sigurisë? Ku i keni rojet bregdetare që ndalojnë horrat, edhe titullarë policie, me motorra uji e gomone të futen mes pushuesve? Kur një tjetër horr i pasur i hapi kafkën një turisti rus, e nxorrët nga burgu, pasi e quajtët aksident, apo jo?

Edhe këtë do ta nxirrni, sa të shuhet revolta e njerëzve. Aksident ishte edhe ky, patjetër. E pushuat nga puna, apo jo? Sa rëndë e ndëshkuat! Mos duhej ta ngrinit në detyrë?

Sa herë motorrat e ujit të gangove, që duan të shesin mend para femrave me bikini, futen mes pushuesve duke plagosur njerez dhe ju nuk i ndaloni? Videoja tregonte se fare pranë bregut e mes njerëzve qe laheshin, kishte disa motorra e skafe të tjerë të stacionuar.

Kur ne që “grindemi” shkruajmë për këto probleme, ju na akuzoni se po i bëjmë antireklamë turizmit tonë, apo jo?

Bëjini shurrën turizmit dhe perlës së Jugut tani! Merreni atë fëmijë të vrarë dhe bëjini një statujë në mes të qytetit turistik! Unë për vete se shkel atë vend, edhe sikur dhuratë të mi bëjnë pushimet. Shkoni në Mal të Zi(jo në Turqi, Kroaci apo Greqi) dhe shikoni nëse ia mban ndonjërit nga ky soji, me motorr uji apo me skaf, ti afrohet bregut. Shkoni mësoni, e pastaj dilni shisni mend për turisët që po vijnë tufa tufa.

P.S: Edhe një gjë të fundit. E shikoni atë tendë në foto?

Është qendra ku jepen skafet dhe motorrat e ujit me qera. I shikoni ata bidona në tokë? Janë bidona me benzinë, një shkëndijë dhe gjysma e pushuesve aty mbaruan punë. Ku është koridori i sigurisë aty, si mund të jetë ai stacion mu në mes të pushuesve?

Shefi vrasës në Himarë/ Meta: Hetim të thelluar dhe ndëshkim të ashpër…

Nga Ilir Meta:

Thellësisht i tronditur nga ngjarja tragjike në plazhin e Himarës, ku zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit A.T i mori sot jetën një vajze të mitur 7-vjeçare, e cila kishte ardhur me familjen për pushime në Shqipëri. Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve për humbjen e vogëlushes së tyre të shtrenjtë, dënoj me forcën më të madhe situatën katastrofike të sigurisë publike në plazhe, në pikun e sezonit turistik, fatkeqësisht me pasoja kaq tragjike të përsëritura.

Hetim i menjëhershëm i thelluar dhe ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit! Mjaft arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Policinë e Shtetit!

Gazetarja që pa gjithçka në Himarë: “Askush nuk guxonte të hynte në det , të nxirrte trupin e vajzës, kurajo pati vetëm një turist holandez…

Gazetarja Esmerlanda Keta ka bërë një reagim në faqen e saj në Facebook teksa ishte fare pranë ngjarjes së rëndë në Himarë. Ajo thotë se trupin e vogëlushes nga deti e ka nxjerrë një turist holandez që punonte te ndihma e shpejtë. Gazetarja shton sesi nëna e vajzës nuk largohej nga vendi i ngjarjes nga frika se mos ajo manipulohej për të lehtësuar pozitat e shefit të policisë. Më poshtë reagimi i plotë i gazetares Keta:

Vetëm pak metra larg fëmijëve të mi që po laheshin ne det, një 5-vjecare e bukur, me kacurrela te arta, u masakrua nga një skaf…Per te kuptuar se sa dramatike ishte ngjarja mjafton tu them se asnje prej dhjetra pushuesve nuk guxonte të futej në det e të nxirrte trupin e vogushes së pafat, vetëm një hollandez qe punonte tek ndihma e shpejte pati kurajon te mblidhte trupin e vogelushes….

Familja me origjinë nga Tropoja por që jetonte në Kanada, vetëm dje pasdite kish mbërritur ne Potam per te kaluar pushimet që u kthyen në tragjedi. Kush e ka fajin? Nê vendin ku ndodhi ngjarja kishte kordon sigurie per mjetet e lundrimit, por te gjithe ne kemi nevoje te dime a jane me licencë këto kordone? Nese po, a jane ato konform ligjit?

Qe do te thote te jene te taposura, te jete i lire kordoni dhe te mos vendosen cadra ne vendin qe i korespondon kordonit, te kete njerez qe ndihmojne dhe udhezojne mjetet qe dalin ne breg, por edhe qe nuk i lejojne pushuesit te lahen brenda tij..
Nese nuk i plotesojne keto kushte atehere, ata qe e kane per detyre ta monitorojne duhet te mbajne pergjegjesi.

Duke pare se sa shume kordone te tilla ka pergjate vijes bregdetare duhet te marre fund mania qe cdo lokal te kete dalje ne det… Do ta kem të vështirë të shkul nga mendja fytyrën e së ëmës se vogelushes, teksa nje kordon i gjate pushuesish shkoi te ngushellonte. E vetmja gje qe mund te benin ishte ti jepnim nje perqafim e ajo mu drejtua, kur pa femijet e mi: “

Shijoni njeri -tjetrin. Mos lejoni hallet t’ ju mbysin. Une e humba pergjithmone vogelushen time”. E mbytur ne lot dhe mes asaj dhimbje ajo grua kishte force te na thoshte nje fjale te mire, ndersa ne nuk ia mbrojtem dot vogelushen e saj. Edhe pas 4 oresh nga ngjarja ajo vazhdon e qendron ende ne skenen e krimit, nga frika se mos e manipulojne ngjarjen…

I mori jetën vajzës 7 vjeçe/ Gledis Nano përjashton nga Policia e Shtetit ish-shefin e Komisariatit Himarë

Pas ngjarjes ka ardhur reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ai ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja. Oficeri i Policisë ndodhej me pushime në Himarë dhe duke drejtuar një mjet lundrues skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje. Kjo është hera e tretë brenda kësaj vere që shënohen incidente me mjetet lundruese në plazhet e vendit.

Në korrik një çift u goditën nga një gomone në plazhin e Jalës, teksa mjeti lundrues tentoi të dilte në breg. Për pasojë çifti i pushuesve Agostin Sefa, 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, morën lëndime.

2 ditë më vonë një gomone goditi një fëmijë 7-vjeçar. I mituri mori plagë të rënda dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Gledis Nano

Ndryshon çmimi i karburanteve/ Ja me sa do të shitet nafta benzina…

Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimet e reja për tregtimin e karburanteve me pakicë dhe shumicë në vendin tonë, keshtu që prej ores 18:00 nafta do të tregtohet me 221 lekë litri, ndërsa benzina jo më shumë se 207 lekë/litri. Mbetet i pandryshyar çmimi i shitjes së gazit i cili do të vijojë të tregtohet me 81 lekë për litër. Bordi i Transparencës në datë 2 Gusht 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Edi Paloka: “Rama ka autoritet falco, fut bishtin nën shalë kur eshte para te forteve si Berisha,Nano dhe tmerrohet

Nga Edi Paloka:

Nuk ka asnjë vlerë të bësh qoftë edhe vëzhgime të pjesshme mbi karakterin dhe psikikën e Ramës, po u ngacmova nga një status i një miku në fb lidhur me disa foto të tij. Pozicionin e Ramës me kryeministren e Finlandës, miku im e quan “mungesë edukate, thyerje të traditës shqiptare të mikpritjes, arrogancë…”. Po, ashtu është.

Por tregon edhe më shumë për këtë që kemi kryeministër. Rama e përdor qëllimisht në disa raste gjuhën e trupit, ndërsa në raste të tjera trupi i del jashtë kontrolli dhe “flet” të vërtetën. Foto, si kjo me kryeministren e Finlandës, ka dhe të tjera. Këto pozicione Rama i ka marrë rëndom kur takon drejtues të Kosovës. Virale së fundmi ishte fotoja e shpërndarë në takimin me Bajram Begajn në kryeministri. Të gjitha këto foto kërkojnë të tregojnë për publikun “superioritetin” e Ramës ndaj bashkëbiseduesve.

Kush e njeh nga afër, e prej kohësh, e di që Rama ka kërkuar gjithnjë të krijojë një autoritet fallco të vetes. Siç e di që është një nga tiparet me tipike të tij sjellja me arrogancë ndaj atyre që i konsideron nën vete dhe nënshtrimi deri në poshtërim ndaj “të fortëve”. Do thotë dikush, po me kryeministren e Finlandës çfarë do të tregojë?! Këtu del dhe një pikë tjetër e karakterit të Ramës, që lidhet pikërisht me sa thashë më lart.

Rama, ndryshe nga çfarë proklamon me të madhe, ka një nënçmim të theksuar për gratë. Paradoksalisht, gjithë sjellja e tij publike, aktet e tij, fshehin këtë të vërtetë. Mbushja e qeverisë me gra, shitet në publik si vlerësim i Ramës për to. Në fakt është krejt e kundërta; Rama i vendos gratë në ato poste, sepse mendon që i nënshtrohen më lehtë. E në fakt këtë e ka të provuar që nga bashkia ku i poshtëronte gratë në mënyrën më të turpshme.

Vetëm raste të rralla ka pasur gra që ia kanë kthyer siç e ka kërkuar. Është një nga kënaqësitë perverse të Ramës, poshtërimi i atyre që ka nën vete, gra apo burra qofshin dhe këtë ka dëshirë ta tregojë edhe publikisht (e ndoqët si tallej me Rakip Sulin se fundmi).Pra, pozicioni me kryeministren e Finlandës lidhet me delirin e superioritetit të Ramës. Raste të tjera kur Rama përpiqet të japë mesazhe të rreme me gjuhën e trupit, janë kur sajon biseda me liderë perëndimore që i kap nëpër samite ndërkombëtare. Këtu skemat janë të njëjta.

Pasi pozicionon Fugën, gati për foto, Rama i sulet “gjahut” të tij që e kap të papërgatitur e ndërkohë që me gojë i thotë atij gjerat më pa vlerë në botë (kryesisht i prezantohet) lëviz duar e këmbë në mënyrë që në foto të dale sikur kanë qenë duke biseduar për gjëra të rëndësishme si dy liderë në pozitë të barabarta. I kemi parë të gjithë pamjet që e kanë bërë qesharak në tentative për të realizuar këtë që thashë. Pamje që sigurisht nuk i ka kapur Fuga, po janë marrë nga kamerat e rastësishme.

Si rasti kur vraponte si kalama, burri dy metra, për t’i dalë në krah Trumpit e pastaj qeshte kot gjoja sikur ishte pjesë e bisedës. E raste të tjera kur ju vjen vërdallë atyre për tu afruar po ata as nuk i hedhin sytë. Ndërkohë ka një sjellje krejt tjetër me të fortit. Në ato raste trupi dhe sjellja e tradhtojnë. E kur them me të fortit, e kam që nga drejtuesit e vendeve deri tek “laci” më i fundit i lagjes. Se kush janë “të fortët”, Rama e ndjen instiktivisht.


Me perëndimorët ai ia lejon vetes dhe sjelljen prej karagjozi sepse e di që edukata dhe kultura e tyre nuk i lejon të bëjnë “skena” në publik edhe kur skandalizohen nga një veprim i Ramës. Ata thjeshtë e injorojnë. Ndërkohë me autokratë përballë apo më të fortë, Rama kthehet ajo qenia pa vlerë që është në të vërtetë; i nënshtruar deri në poshtërim. Nuk e keni parë e as nuk keni për ta parë ndonjëherë që sjellje apo skena të tilla prej arroganti t’i bëjë për shembull me Erdoganin! Përkundrazi! E kemi parë Erdoganin t’i bjerë faqeve të Ramës siç i bihet një fëmije kur e përgëzon një i rritur.

E kemi parë Ramën t’i përkulet në dysh Erdoganit edhe pse është përpjekur ta bej teatralisht. Po këto nuk janë asgjë. Po ky Ramë ka qenë që përkulej sa thyhej në dysh përpara “xhuxhit” Fatos Nano kur ai ishte kryeministër. Të njëjtat pamje i kemi me Metën. Po ka dhe me keq! Unë vetë e kam qenë prezent kur ka qëndruar për minuta të tëra gatitu në këmbë përpara një të forti që e trajtonte si ushtarin e tij. E këtë e dinë të gjithë. E kanë parë dhe se si e trajtojnë ata të fortit që Rama i fut në Parlament se i duhen për vota. Ky është Rama që bën liderin botëror në një anë, arrogantin me ata që i konsideron nën vete po kthehet në legenin e vogël që është në të vërtetë, sapo i del përballë “ustai”.