Tradhtarët po na shesin Shqipërinë/ Ujku i Shijakut” viziton Enver Hoxhën dhe i çon lule: “Ky ka qenë burrë që e ka dasht atdheun

Personazhi i njohur në rrjetet sociale si “Ujku i Shijakut” e ka shprehur gjithmonë publikisht pëlqimin ndaj ish-diktatorit komunist të Shqipërisë Enver Hoxha.Sot ai ka vizituar varret e Enver Hoxhës dhe bashkëshortes së tij, Nexhmije Hoxhës në varrezat e Sharrës, ku iu ka lënë dhe nga një buqetë me lule dhe këtë moment e ka publikuar me video në rrjetet sociale.

“Ujku i Shijakut” e konsideron Enver Hoxhën si njeri patriot që e ka dashur atdheun dhe ka punuar për të, ndërsa sot sipas tij na mbytin LGBTI-ja, tradhtarët dhe servilat. Ai i drejtohet Enver Hoxhës se nëse do ta shihte Shqipërinë se si e ka lënë dhe se si është bërë sot do të vinte duart në kokë.

“Respekte nga ujku që e dua atdheun tim dhe të gjithë shqiptarët. Sot kam ardhur tek v arrezat e Sharrës me vizitu këtë burrë që e ka dasht atdheun, shokun Enver dhe nusen e vet Nexhmije Hoxhën, i pastë çu Zoti në xhenet. Iu kam sjellë nga një buqetë me lule me ju kujtu, se iu ka ardh një patriot Enver Hoxha që e do atdheun. Kam ardh me të vizitu o shoku Enver se ti e ke dashur atdheun se na kanë mbyt LGTB-ja në Tiron, tranvestitët. Me bo me e pa Shqipërinë se e ke pas lonë dhe si është bërë ve dy duart në kokë.


I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, duhet të l ftojmë të gjithë së bashku, t’i mposhtim të gjithë këta tradhtarët që po na shesin Shqipërinë dita ditës. Që na e kanë ulur flamurin shqiptar në gjysmë-shtize, me LGBT e të gjitha me radhë, e tradhtar të kombit e servila e të gjithë. Ky ka qenë burrë që e ka dasht atdheun dhe ka punuar për këtë Shqipëri. Më vjen keq sot që familjet dëshmore, familjet e internime nuk marrin asistencë. O shoku Enver, nuk merr asnjë familje asistencë. Edhe njerëzit që janë invalidë, se këta janë tradhtarë” shprehet “Ujku i Shijakut”. SHIKO VIDEON

Tragjedia në Himarë/ Reagon Kumbaro: “Shkak, marrëzia e një njeriu që theu çdo ligj…

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka reaguar për atë që ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë. Në një postim në Twitter ajo thotë se ngjarja është e rëndë duke bërë përgjegjës personin që kreu krimin.“ Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme!

Me vetëdijen se nuk ka fjalë të shërbejë sado pak si ngushëllim për prindërit, familjen për gjëmën që pësuan, kërkesa shkon për Drejtësinë që të bëjë punën e saj, pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat dhe rrezikon të shkaktojë humbje jete, në tokë a në ujë qoftë!

Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu, për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës. Jonada e vogël u prehsh ne paqe😥” – shkruan ministrja Kumbaro.

Ujku i Shijakut” viziton Enver Hoxhën dhe i çon lule: “Ky ka qenë burrë që e ka dasht atdheun

Personazhi i njohur në rrjetet sociale si “Ujku i Shijakut” e ka shprehur gjithmonë publikisht pëlqimin ndaj ish-diktatorit komunist të Shqipërisë Enver Hoxha.Sot ai ka vizituar varret e Enver Hoxhës dhe bashkëshortes së tij, Nexhmije Hoxhës në varrezat e Sharrës, ku iu ka lënë dhe nga një buqetë me lule dhe këtë moment e ka publikuar me video në rrjetet sociale.

“Ujku i Shijakut” e konsideron Enver Hoxhën si njeri patriot që e ka dashur atdheun dhe ka punuar për të, ndërsa sot sipas tij na mbytin LGBTI-ja, tradhtarët dhe servilat. Ai i drejtohet Enver Hoxhës se nëse do ta shihte Shqipërinë se si e ka lënë dhe se si është bërë sot do të vinte duart në kokë.

“Respekte nga ujku që e dua atdheun tim dhe të gjithë shqiptarët. Sot kam ardhur tek v arrezat e Sharrës me vizitu këtë burrë që e ka dasht atdheun, shokun Enver dhe nusen e vet Nexhmije Hoxhën, i pastë çu Zoti në xhenet. Iu kam sjellë nga një buqetë me lule me ju kujtu, se iu ka ardh një patriot Enver Hoxha që e do atdheun. Kam ardh me të vizitu o shoku Enver se ti e ke dashur atdheun se na kanë mbyt LGTB-ja në Tiron, tranvestitët. Me bo me e pa Shqipërinë se e ke pas lonë dhe si është bërë ve dy duart në kokë.

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, duhet të l ftojmë të gjithë së bashku, t’i mposhtim të gjithë këta tradhtarët që po na shesin Shqipërinë dita ditës. Që na e kanë ulur flamurin shqiptar në gjysmë-shtize, me LGBT e të gjitha me radhë, e tradhtar të kombit e servila e të gjithë. Ky ka qenë burrë që e ka dasht atdheun dhe ka punuar për këtë Shqipëri. Më vjen keq sot që familjet dëshmore, familjet e internime nuk marrin asistencë. O shoku Enver, nuk merr asnjë familje asistencë. Edhe njerëzit që janë invalidë, se këta janë tradhtarë” shprehet “Ujku i Shijakut”.

SHIKO VIDEON

“Na copëtove shpirtin”! Zi në familjen Peleshi, Aleksia ndan lajmin e trishtë…

Aleksia, vajza e ministrit Niko Peleshit ka ndarë një lajm të hidhur për familjen e saj. Mes dhimbjes ajo shkruan se gjyshi i saj i shtrenjtë ka ndërruar jetë.“ Na copetove shpirtin o gjysh! Sa e larget me dukej kjo dite! Gjithmone kam menduar se ti do jetoje te njihje femijet e mi, por Zoti te deshi heret prane vetes.

Fjala e fundit qe te thashe ishte “do vij prape neser”. Por une nuk erdha dhe ndoshta ti nuk me prisje dot me. Sa pak te kam pare ne vitet e fundit e tani s’te shoh dot me!

Sa pak kemi biseduar e tani s’te degjoj dot me! Me fal gjysh, qe teksa rritesha s’te kam perqafuar sa duhet. Sikur te mundja te ktheja kohen mbrapa, te takoja edhe nje here ate gjyshin plot energji, kurajo e kokefortesi…

U prehsh ne paqe gjyshi, te ndritte shpirti! Do me mungosh gjithe jeten”, shkruan Aleksia.

Sali Berisha flet nga Vlora: “Do vijmë në pushtet në mënyrë të padiskutueshme…

Kreu i demokratëve Sali Berisha, gjatë takimit me intelektualët në Vlorë me temë ‘turizmi në rrezik’, hodhi akuza në drejtim të qeverisë se po rrënon turizmin dhe Shqipërinë. Berisha komentoi nga Vlora ngjarjen tragjike të plazhit të Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u vra nga skafi i një efektivi policie,ndersa tha se është nga më të rëndat që ka ndodhur në vend. Berisha tha se do të vijë në mënyrë të padiskutueshme në pushtet ndersa premtoi se programin për turizmin do ta hartojë bashkë me sipërmarrësit. “

Ne do vijmë në pushtet në mënyrë të padiskutueshme. Turizmi është një potencial i jashtëzakonshëm, por në Shqipëri është delikat, nuk kemi klimën as të Antalias dhe as të Kretës, e kemi pak më të ftohtë. Atëherë i takon shtetit të bëjë gjithçka për turizmin dhe nuk humbet, përkundrazi shumëfishon të ardhurat nga turizmi”. Nuk është pandemia, por më e keqe se pandemia është politika që ndjek kjo qeveri. Dëgjoj qytetarë që nuk shkojmë në jug sepse na kushton nafta më shumë se një biletë.

Njëri më thotë për të shkuar në Dhërmi më shkon 130 mijë lekë. Çmimet mund të jenë më të shtrenjta se sa arsyeja, por harrohet se po këta operatorë vjet kishin çmime të tjera. Sot këtu ushqimet kushtojnë 7-10% më shtrenjtë se në BE. Kjo është e dhënë statistike e EUROSTAT. Të shtrojmë një pyetje: A ka marrë një masë kjo qeveri për të lehtësuar turizmin në këtë periudhë? Çfarë fondesh ka angazhuar për të ndihmuar operatorët turistikë këtë verë që duket se është me probleme? Asgjë. Po e rrënon vjedhja turizmin dhe Shqipërinë’, tha Berisha.

Drogonte burrat për ti vjedhur/ Njihuni me gruan e pazakontë që krijonte njohje në Facebook dhe…

Policia italiane ka vënë në pranga një 47-vjeçare, e cila i mashtronte meshkujt me të cilët dilte dhe shoqërohej duke përdorur qetësues për t’i droguar, në mënyrë që t’u merrte para. Të paktën gjashtë meshkuj të moshës nga 27 deri në 84 vjeç, që kanë rënë pre e skemës së saj. Karabinierët morën disa deklarata nga viktimat e 47-veçares. Një 83-vjeçar ka raportuar se e ka zënë gjumi në shtëpi pasi ka pirë çaj kamomili me 47-vjeçaren.

Në spital, më pas kuptoi se gjerdani që mbante dhe unaza e martesës në gisht ishin zhdukur. E njëjta procedurë për një 84-vjeçar të takuar në një lokal, i cili u gjend pa 50 eurot që kishte në portofol, por edhe për një 51-vjeçar nga Milano, i ftuar në kinema për të parë filmin më të fundit të agjentit 007 dhe e gjeti veten në urgjencë pa 150 eurot që kishte në portofol.

I përfshirë edhe një pensionist 71-vjeçar, i mbetur në rrugë i shtangur në stacionin e Torinos. Ndërkohë, një 67-vjeçar nga Brianza, i cili u zgjua në shtëpinë e tij, i grabitur dhe i pavetëdijshëm për atë që kishte ndodhur një natë më parë, tha për mediat: “Më kujtohet vetëm një pije së bashku, një sodë portokalli. Pastaj rashë në një gjumë të thellë”.

Në listë është edhe një 27-vjeçar, i cili kishte zbritur nga Val Badia për të takuar personalisht gruan të cilës i është afruar përmes chat-it në rrjetet sociale. Është e vështirë të kuptosh se si 47-vjeçarja Tiziana Morandi besonte se mund t’ia hidhte paq nga kjo metodë e drogimit të burrave për t’i vjedhur më pas, derisa karabinierët e ndaluan me akuzën se kishte droguar të paktën gjashtë burra, duke u ofruar pije të mbushura me benzodiazepinë (të cilat ajo i blinte me certifikata false). Ndërkohë pas drogimit ajo iu kishte vjedhur viktimave të saj sende ari, para cash dhe karta krediti.

Pushuesit “heronj” i shpëtojnë jetën 30-vjeçares nga Kosova/ Po roja bregdetare….?

Ngjarja ndodhi në plazhin e Kunesë, Lezhë. Sipas dëshmitarëve, vajza po mbytej kur disa prej pushuesve vrapuan dhe e nxorën në breg. Mësohet se 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë me ambulancën e plazhit në spitalin e Lezhës dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor. Pushuesit kanë deklaruar se 30-vjeçarja nga Kosova ka pësuar disa dëmtime fizike.

Degradon sherri mes të rrinjve në Pogradec/ 21- vjeçari plagos me thikë 24- vjeçarin dhe…

Një 24 vjeçar ka mbetur i dëmtuar me thikë në lagjen nr. 3 Pogradec nga shtetasi B. V., 21 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre. Sipas njoftimit të policisë, autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi B. V., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ndërsa shtetasi K. C., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 03.08.2022, rreth orës 19:20, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi K. C., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në lagjen nr. 3, Pogradec, nga shtetasi B. V., 21 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi B. V., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ndërsa shtetasi K. C., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Sonila Meço: Në këtë vend nuk ia vlen më të jetohet, kini kurajon e paturpësinë t’ua thoni fëmijëve tuaj…

Nga Sonila Meço:

“Se më flet njeriu në shpirt para se të më flasë gazetarja dhe racionaliteti më është shkartisur e ndoshta kulluar në fund të mendimit…Kur i tregon “skandalin” shqiptarëve me një qese plehrash braktisur mbi një gur a e di Ministrja gjendjen e sigurisë në turizmin shqiptar? Që po shkaktohen masakra në breg nga mungesa e rregullave, funksionimit të strukturave, rojeve bregdetare?

A zbriti ndonjëherë me të njëjtin vrull indinjate të kontrollonte se si garantohet jeta e pushuesve që i numëron me krenari a thua se Joni, Adriatiku, rëra, mali, peshku në det, flora e fauna janë asete të ministrisë që i solli sapo u emërua në atë detyrë?

Çfarë masash mbrojtëse e parandaluese mungojnë o Drejtor në strukturat e tua që duhet të garantojnë jetë, siguri e mbarëvajtje në tokë e det, por edhe breg? Se po vrasin e masakrojnë njerëz të pafajshëm dhe nuk dimë më cili është misioni i institucionit që drejtoni? Të mbroni a të vrisni popull? Të mbillni siguri a drogë?

Po si nuk u ndjeve o Ministër për çdo punonjës policie që mbush rreshtat e kronikës së zezë si vrasës me paramendim? Vriten punonjësit e rendit mes vedi, vrasin të afërm, vrasin të pafajshëm, plagosin njerëz që duhej t’i mbronin me duart e veta, u gjendet drogë në çdo kat shtëpie, astar xhepash dhe organizojnë edhe trafikun.

Jo një, po tre herë kockat e pushuesve u shkërmoqën nën peshën e tmerrshme të gomoneve që u hyjnë pa asnjë pengesë njerëzve në çadra. Sot makabriteti arriti shfrenimin katastrofal, nuk ka logjikë, vetkontroll, durim e arsye t’i rezistojë shkulmit të shpirtit që sheh trupin e njomë të një 7 vjeçareje të përpihet nën një gomone pushuesi (jo pushtuesi) në mes të një plazhi të shumfrekuentuar.

Zot jepi forcë, fuqi, kurajo herkuliane prindërve të përballojnë gjëmën, por edhe shqiptarëve t’ju ndalin në marrëzinë e shkatërrimit të çdo nocioni shtetëror, të përdhosjes së çdo rregulli, ligji, neni kushtetues e morali shtetar, të talljes e fyerjes që i bëni popullit duke u dalldisur si adoleshentë të vonuar nëpër festa e para aparateve fotografikë.

Kjo quhet karma, karma për shkelmin që i keni vënë njerëzores, shtetares dhe morales, por nuk ka asnjë mekanizëm psiqik, moral, fetar, spiritual të ngushëllojë ndërgjegjen kur ajo ju kthehet me “kurban” një krijesë engjëllore 7 vjeçare.

Dhe mos guxoni të thoni “mos politizoni”, a të krahasoni llojin e krimeve në dy epoka, por sot takoni fëmijët tuaj, shihini në sy, prekjuani fytyrën dhe si prind kini kurajon, paturpësinë e pamëshirën t’u thoni: ky është vendi ku ia vlen të jetohet”, shkruan ajo.

Agim Nesho: “Iu bashkova Ilir Metës, se ai është si Mujo Ulqinaku e Vojo Kushi

Agim Nesho, i cili aktualisht mban postin e zv.kryetarit të Partisë së Lirisë, ka zbuluar arsyet pse iu bashkua lëvizjes së Ilir Metës. Ai shprehet se janë qëndrimet e Ilir Metës në mbrojtje të kushtetutës ndër vite, ato që e shtynë atë të bëhej pjesë e PL-së. “Për ata që kërkojnë alternativën; Pse iu bashkova Presidentit Ilir Meta. Makina gjigande e propagandës së regjimit nuk ka më argumente të mbrojë më qeverisjen e falimentuar, por është hedhur në sulm me dezinformim, me falsifikime të rënda duke qenë gati të zhdukë edhe historinë e demokracisë shqiptare. Ata bëjnë presion se nuk ka alternativë, por alternativat janë përpara syve tanë.

Duke ardhur nga e majta unë kam bërë zgjidhjen time pa asnjë ekuivok. Ilir Meta është rritur si luftëtar i lirisë dhe demokracisë që me fillimin e lëvizjes studentore të vitit 1990. Ai erdhi në Partinë Socialiste me një grup studentësh të guximshëm për të ndryshuar dhe transformuar këtë Parti, atëherë kur të gjithë largoheshin. Ai tregoi karakter, guxim dhe u rrit si lider i ri në betejat e vendit, në bërjen e Kushtetutës së re, në mbrojtje të cështjes së Kosovës dhe integrimin sa më shpejt të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Karakteri i fortë, vendosmëria dhe vizioni për të ardhmen e bën atë jo vetëm lider të së majtës moderne Shqiptare por edhe një drejtues shteti të përkushtuar.

Sot Partia Socialiste me zotin Rama ka mbetur një shtëpi pa zot, e kapur nga një klikë që interesat e saj janë pushteti i palimituar dhe abuzimi me pasurinë publike. Zoti Rama u ftua në Partinë Socialiste për të ndryshuar imazhin e një partie të vjetër por ai solli anarkinë, shpërfilljen e vlerave të qytetarëve, mosmirënjohjen dhe shkatërroi vlerat e meritokracisë dhe profesionalizmit brenda partisë. Ai e shkatërroi partinë dhe e vuri atë në shërbim të një grupi besnikësh të Bashkisë së Tiranës, vizion që e shoqëron atë në drejtim të shtetit.

Heronjtë e Ilir Metës janë luftëtarët e lirisë si Mujo Ulqinaku, Vojo Kushi, ata të Edi Ramës janë të fortët me muskuj dhe para’ për të konsoliduar pushtetin. Iliri diti të ndajë luftën me gabimet e diktaturës, Rama përdhosi luftën dhe abuzoi me shtetin.

Si shtetar Ilir Meta krijoi arkitekturën e diplomacisë së re Shqiptare, duke i rritur rolin Shqipërisë me një politikë të jashtme dinjitoze të fqinjësisë së mirë dhe forcuar lidhjet me Perëndimin. Zoti Rama e personalizoi këtë politikë për protagonizëm dhe e vuri veten në pozicionin e vasalit të Erdoganit dhe shërbëtorit të Vucic deri në kompromentimin e cështjes kombëtare për interes të projekteve serbo-ruse si Ballkani i Hapur.

Rama mban me thonj pushtetin duke përdorur administratën civile, patronazhistët, duke u bërë klientelist i vendeve të tjera, ndërsa Meta është larguar nga pushteti kur ka parë se vendit i duhet një Mision i Ri si në vitin 2004 dhe 2022. Sot Rama i ka humbur identitetin Partisë Socialiste, ndërsa Ilir Meta po ngre alternativën e re.

Besimi tek lidershipi krijohet në vazhdimësi dhe njerëzit bien viktimë e propagandës së shfrenuar. Sa për veten, si pjesëmarrjes i lëvizjes së 2 Marsit nuk vajta te Ilir Meta. Ishte Meta që u kthye tek 2 Marsi për ta cuar vendin drejt një demokracie të konsoliduar, në respektim të Kushtetutës dhe të rikthimit të vullnetit të popullit në qeverisje, duke patur në program të Partisë së Lirisë domosdoshmërinë për realizim të Referendumit si garancia më e madhe e Sovranit për të mbrojtur demokracinë dhe rikthyer llogaridhënien”, shkruan Agim Nesho, që ndryshe në Tiranë njihet dhe si “Gimi i puros”.

Jonada nuk do të jetë viktima e fundit, të jeni të sigurtë…

Nga Mentor Kikia :

Në plazhet e Jugut skafet dhe motorrat e ujit u kolektivizuan. Policia i grumbulloi. Përse? Që pushuesit të jetë të qetë në ujë, apo jo? Po në cilin vend ndalohen motorrat, gomonet, skafet? Askund. Motorrat nuk ka pse të ndalohen, ata duhet të ndalohen të lundrojnë mes njerëzve. Mjetet e ujit janë pjesë e argëtimit, por ato duhet të kenë vendin e vet. Kaq e thjeshtë është. Këto lloj zgjidhjesh radikale që gjejmë ne, janë garancia absolute se kjo nuk është zgjidhje. Sapo të kalojë zhurma, ata do të lirohen një nga një, e do të rikthehen në bazë.

Ne nuk vëmë dot rregull, sepse ne kemi ndërtuar një shtet që funskionon me fushata. Një shtet që është në vullnetin e një njeriu. Nëse ne do të vendosim:

1 -Kordonin e sigurisë, brenda të cilit akush të mos futet me mjet lundrimi
2- Koridorin ujor ku kalojnë mjetet e lundrimit për në stacionin e tyre, ku të mos futen njerëzit(që padyshim nuk është në mes të plazhit).
3-Masa të tjera sigurie që zbatohen edhe nga pushuesit dhe nga subjektet(që bidonat e benzinës, psh, të mos jenë në mes të diellit në 40 gradë)

Nëse bëhen këto ska nevojë për operacione anti-gomone. A mendon kush se policia nuk i ka parë skafet dhe motorrat që lundorjnë mes kokave të njerëzve? Padyshim që po. Por, ose merr bakshinin patrulla, ose pronari është i partisë dhe ata thjeshtë e pyesin çdo ditë: Hë, ke pas noj çikë punë sot? Sepse kështu u bë edhe kur plot 6 vjet më parë një biznesmen i hapi kafkën një turisit rus me skafin e tij. Po kështu u lëshua policia të mbledhë motorrat e të vërë rregull. Por ja ku jemi sërish, tek i njëti fillim.

Kështu ndodhi në Durrës kur u vra një pushues nga Kosova…. Kjo punë nuk është çështje e një drejtori, një polici, një ministri apo një kryeministri. Ne kemi ecur gjithmonë rrumpallë. Ne bëjmë ligje dhe rregulla vetëm për ti patur në letër, pasi nuk kemi marrëdhënie të mira me ligjin dhe shtetin. Ndaj Jonada nuk do të jetë viktima e fundit!

P.S: Në vitin 1973, në Angli, një studim tregoi se numri më i madh i viktimave nga aksidentet me biçikleta, kishte ardhur si pasojë e goditjeve në kokë. Atëherë qeveria vendosi: Çdo çiklist duhet të mbajë kokore. U tha, u bë. Nga ajo kohë, askush nuk hipën në biçikletë pa kokore.

Ermal Mamaqi për tragjedinë e Himarës: Dhimbja më e madhe e njeriut është të humbasë fëmijën…

Të shumta kanë qenë reagimet nga personazhet e ekranit për tragjedinë në Himarë, ku mbeti e vrarë një 7 vjeçare, pasi shtetasi Arjan Tase humbi kontrollin e skafit. Më i fundit është Ermal Mamaqi, i cili përmes një postimi në Instagram, thotë se dhimbja më e madhe që mund të provojë njeriu është të humbas fëmijën. Sipas tij, autori do ta bënte më të lehtë nëse do të tregonte pendesë.

Kjo është dhimbja më e madhe që mund të provojë njeriu…

“Prindi që jeton pas vdekjes së fëmijës;

Ky Piloti i Vdekjes do ja bënte më të lehtë familjarëve dhe neve nëse do tregonte pak pendesë në momentin e tragjedisë.

Të tjerat varja… Vajza nuk vjen më…

Të paktën tani është në një vend më të mirë se këtu.

Si emri jot, Deti Jon të deshi aq shumë sa të mori përgjithmonë…”, shkruan ai.

Për Bledar Avdian, që humbi vajzën e tij në Himarë….

Nga Aleksandër Çipa :

I nderuari dhe i dhembshuri Bledar Avdia ngushëllime! Unë nuk ju njoh dhe ju nuk më njihni. Nuk ju kam takuar dhe nuk më keni takuar. Tashmë jemi takuar së bashku në një dhimbje, por jo në mënyrë të barabartë. Dhimbja juaj është e papeshueshme dhe dhimbja ime është e zakonshme, por edhe ajo e papeshueshme. Pasi, dhimbjet nuk kanë njësi matëse dhe nuk kanë peshore. Dhimbjet kanë vetëm rëndesë, në shpirt.

I dashur Bledar, sot për sot, ju jeni shqiptari më i prekur, prindi më zemërshpuar, ju jeni patrioti im më i pandihmueshëm dhe për këtë, kam një dhimbje që nuk e them dot me fjalë. Ju jeni një prind që keni humbur gjënë më të shtrenjtë të jetës, dritën më dritë, të shpirtit dhe të familjes tënde, vajzën. Kjo është e pangushëllueshme.

Ju erdhët në atdhe të respektonit atdheun krenarisht dhe të merrnit prej tij, atë që mund të dëshirojë të marrë një emigrant. Zgjodhe Bregdetin e jugut, sepse je ndër ata shqiptarë që e do atdheun skaj më skaj, e centimetër më centimetër.

Një bir si Ti, mund të dojë e adhurojë kështu, pa hile e pa llogari, atdheun. Por more plagë. More një shpim të thellë në zemër që nuk ka kohë që ta shëron dhe nuk ka fjalë që ta lehtëson.!!!

I dashur Bledar, jam në pikëllimë si shumë e shumë dhe miliona shqiptarë, për dhimbjen tënde sot. Unë, diçka më tepër. Sepse tragjedia jote, ndodhi në vendlindjen time Himarë. Askush nuk do ta donte dhe askush nuk mund ta mendonte. Ju erdhët në skajin jugor të atdheut të merrnit diçka nga kënaqësia e peizazhit dhe natyrës shqiptare në jug të vendit.

Gati katër dekada më parë, im At në rrethana dhe kushte krejt të ndryshme mori të njëjtën dhimbje dhe pësoi gati shëmbëllisht të ngjashmen tragjedi. Atëherë ai shkroi: “Vijnë mandata/ s’ka kambanë/ s’gjendet qyqe për të qarë!” Shoqëria ka mbetur po ajo!

Duhet të kisha vdekur unë dhe jo Jonada’/ Babai i 7 vjeçares që humbi jetën në Himarë: “Ishim dorë për dore…

Pedagogu Bislim Ahmetaj në një postim në rrjetet sociale ka zbuluar bisedën rrëqethëse me babanë e 7-vjeçarjes, Joanda Avdia, që u përplas për vdekje nga gomonia një ditë më parë në plazhin Potam të Himarës. Ahmetaj, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë mortore, ka treguar një bisedë të shkurtër me babanë e 7-vjeçares, i cili i ka thënë se të bijën e kishte për dore në momentin që ndodhi tragjedia.

“Unë e ngushëllova Bledarin, babin e Jonadës. Familja Avdia i ka hapur dyert dhe pret ngushëllime për humbjen tragjike që pësuan dje nga arroganca dhe papërgjegjshmëria e shtetit që vret fëmijë.
Jonada me sy të kaltër e cila dje po pllaquritej në Jon dorë për dorë me babi Bledarin është mbyllur në arkmort, mbi të derdhen përrenj lotësh që krijojnë detin e dhimbjes nga mami, gjyshja dhe dhjetëra gra e vajza veshur me të zeza që lëvizin si magmë e zezë në oborrin e shtëpisë ku jeton gjyshi i saj.

Pak metra me tej në një kafe presin burrat. Aty s’ka gjamë, as vaj, veç sy të mbytur nga lotët dhe gulshe dhimbje. Shumë pak fjalë: Zoti ju forcoftë, Zoti ju dhashtë forcë dhe durim, shtrëngoni burra, Zoti e pastë marrë afër vetës e të tjera fjalë ngushëlluese të kësaj natyre.
Dhe përgjigjet e rëmta nga familjarët që presin në këmbë:

Ju lumshin kambët, faleminderit që keni ardhë, në gëzime jua kthefshim…
Bledari i jati i Jonadës, mundohet të përmbahet, të bëj burrin e fortë të malsisë, por nuk e lejon dhimbja që i pëlcet në shpirt: Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë, pse e mori atë e s’më mori mua.


Ta mori krimineli me uniformë, por s’ke ça me ba duhet me ba durim-ja kthej unë. Ehhh- ofshan- Ja la Zotit, vetëm se duhet të kisha vdekur unë dhe jo Jonada- thotë mes lotësh Bledari që erdhi për të parë prindërit, të afërmit dhe për të pushuar në bregun e detit Jon, ku la shpirtin e tij.
E piva shpejt e shpejt atë kafe helm dhe ika i helmuar thellë në shpirt nga kjo tragjedi familjare, por jo vetëm. Ajo është tragjedia e çdo familje, ajo është tragjedia jonë kombëtare që duhet ta ndalim me çdo formë, me çdo mjet”, shkruan ai.