Emocion dhe spektakël/ Ikona e muzikës greke Glykeria elektrizon Pogradecin(Video)


Tingujt e muzikës greke dhe këngëve shqiptare pushtuan këtë herë sheshin “Odeon” në qytetin liqenor të Pogradecit ku për rreth dy orë performoi koncert Live këngëtarja greke me famë ndërkombëtare, Glyekeria. Rikthyer pas një viti në Shqipëri me zërin e saj brilant artistja greke dhuroi emocione të bukura duke elektrizuar publikun pogradecar. “Emrin e qytetit të Pogradecit e kam dëgjuar nga im atë. Është një qytet i mrekullueshëm. Kam një lehtësi të këndoj në gjuhë të huaja dhe jam shumë e lumtur që kam mësuar të këndoj edhe në gjuhën shqipe. Është kënaqësi të këndoj këngë në shqip falë muzikantit Dasho Kurti”, tha Glyekeria.

Për organizatoren e koncertit Enkeleida Fejoz evente të tilla janë një mundësi për të zhvilluar turizmin dhe jetën kulturore të qytetit.

“Është një kënaqësi kur publiku ia di këngët këngëtares. I shërben jo vetëm turizmit , por është dhe një marrëdhënie shumë e mirë midis dy popujve duke ditur që arti dhe muzika është një nga urat lidhëze mes dy popujve edhe për trashëgimi, traditë”, u shpreh ajo.

Pas qytetit të Pogradecit këngëtarja së muzikës greke, Glykeria do të vazhdojë turin e saj të koncerteve në Vlorë dhe në Dropull.


Protestuesit ultimatum Ramës : “Protesta tjetër të hënën, ke 72-orë për ti shkarkuar…

Protestuesit që u mblodhën mbrëmjen e sotme duke kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe asaj të Turizmit, Mirela Kumbaro, i kanë dhënë ultimatum Edi Ramës. Duke folur në mbyllje të protestës, avokati Altin Goxhaj ka bërë të ditur se, qytetarët i kanë lënë Edi Ramës 72 orë kohë për të shkarkuar dy ministrat nga detyra, pas vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdiaj në bregdetin e Himarës.

Ata kanë lajmëruar që nëse nuk do të ketë reflektim, të hënën datë 8 Gusht në orën 19:00 do të protestohet sërish.

Tragjedi në Itali/ Bie nga ballkoni ,vdes Shqiptarja, nënë e tre fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Itali. Mediat lokale bëjnë me dije se një 43-vjeçare Shqiptare, nënë e tre fëmijëve ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 22:40 të mbrëmjes së të mërkurës në një pallat në via XXV Aprile në Rovato. Gruaja jetonte në një apartament në katin e dytë. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë urgjenca dhe policia, por fatkeqësisht ishte shumë vonë për të ndërhyrë.

Dinamika e incidentit që tronditi thellë komunitetin , po shqyrtohet nga Karabinierët. Deri më tani janë ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje.

Jonada zemër, pse nuk kthehesh me ne në Angli?/ Pankarta rrëqethëse e tre vogëlushë…


Prej orës 19:00 para Ministrisë së Brendshme ka nisur protesta për tragjedinë e ndodhur në plazhin e Potamit, ku humbi jetën tragjikisht 7-vjeçarja Jonada Avdia si pasojë e përplasjes nga gomonia, e drejtuar nga komisari Arjan Tase. Tre vogëlushë me pankarta, me mbishkrime prekëse në duart e tyre janë shfaqur mes protestuesve.Jonada zemër, pse nuk kthehesh me ne në Angli”, lexohet në një nga pankartat. Ndërkohë në një tjetër pankartë shkruhet: “Nuk do të kthehemi as ne, pa drejtësi për ty”.

Është xhentil ,që në momentin e parë që e kam parë jam tërhequr/ Blogerja zbulon ‘sekretin’ e lidhjes 9-vjeçare me Shkëlzenin…

Armira Mevlani është prej 9 vitesh tashmë në në lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse është përfolur disa herë që çifti do shkonin drejt altarit, planet e tyre janë anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19. Megjithatë ky vit do jetë deçiziv, nëse dasma do zhvillohet … “Dasma që ka tre vjet që s’po e bëjmë nga pandemia. Në qoftë se nuk e bëj edhe këtë vit, nuk e bëj më”.- deklaroi ajo para pak javësh .

Gjithashtu Armina tregoi edhe ‘puthjen perfekte’ për të. Duke zbuluar se është një vajzë romantike Armina tha se puthja perfekte për të është në shi gjatë vjeshtës…

Më tej ajo shkruan: “Është shumë me këmbë në tokë, shumë xhentil, me kulturë, i dashur dhe për më tepër i ndjeshëm, njëlloj si unë, për njerëzit dhe kafshët”, theksoi blogerja.


Drejtori i Policisë, Gledis Nano, vizitë ngushëllimi në familjen e 7-vjeçares Jonada Avdia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shkuar paraditen e sotme për një vizitë ngushëllimi në familjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, e cila u vra tragjikisht nga një skaf në plazhin e Potamit në Himarë, dy ditë më parë. “Kam ardhur si prind dhe qytetar dhe falënderoj familjen Avdia që i mirëpriti ngushëllimet e mia.

I mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjanë dhe janë duke vuajtur të gjithë atë që ndodhi“, tha për mediat kryepolici Nano.

Qafë Plloçë- Qukës/ Prefekti i Korçës Nertil Jole inspekton punimet: “Shkurton rrugën drejt Tiranës me një orë

Nga Nertil Jole:

Me përfundimin e plotë të ndërtimit të segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, me gjatësi 43.4 km, do të shkurtohet me rreth një orë, koha e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë-Korçë. Me nënprefektin e Pogradecit Luan Maxhari vizituam kantierin dhe përshkuam segmentin nga kilometri i 9 deri tek kilometri 15, ku aktualisht po punohet me shtresa e mure. 10 km të këtij segmenti rrugor kalojnë buzë lumit Shkumbin, mes për mes një zone të bukur natyrore të paeksploruar të qarkut tonë, siç është ajo e Mokrës.

🛣Për shkak të terrenit të vështirë kjo vepër parashikon ndërtimin e një numri të madh muresh mbajtëse, mbi 20 ura, 2 tunele të ndërtuara me gjatësi 850 m dhe 350 m, së bashku me tunelin e emergjencës. Ka qenë gjithashtu terreni i vështirë, që ka imponuar ndërhyrje në studim e projekt, duke ndikuar edhe afatet e parashikuara për përfundimin.

✅️Projekti është i ndarë në 3 lote dhe me realizmin e plotë të kësaj vepre do të sigurohet ndërlidhja e domosdoshme për komunitetet që banojnë në afërsi të këtij aksi, si dhe do të krijohet një perspektivë e re për zhvillimin e zonës së Mokrës, me ndikim pozitiv për gjithë rajonin tonë shkruan Nertil Jole.

Policia rrugore “zhdëp” shoferët në Korçë / Vendos 646 gjoba ,iu heq patentën 13 prej tyre…

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë vijuar kontrollet në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve. Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban u arrestuan në flagrancë 4 shtetas për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe u referuan materialet në Prokurori për 2 shtetas të tjerë.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 646 drejtues mjetesh📝

Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 271 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë.

17 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 2 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë vendosur 101 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 103 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 13 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Janë vendosur 141 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për_më_shumë_siguri_rrugore👮🚓

S’përmbahet 34- vjeçari nga Pogradeci, rreh në shtëpi motrën e tij…

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në fshatin Tushemisht, ka ushtruar dhunë fizikë ndaj motrës së tij, shtetases L. K., 48 vjeçe, banuese në Pogradec. Materialet i kaluan Prokurorise se Rretheve Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Aksident i frrikshëm në Tiranë… / Humbi kontrrollin e mjetit, vdes 60-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Laknasit. Një 60-vjeçare me iniciale S.Gj. ka humbur kontrollin e automjetit. Sipas policisë, 60-vjeçarja ka pasur probleme shëndetësore. Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje, 60-vjeçarja është gjetur pa shenja jete. Uniformat blu nuk sqarojnë nëse 60-vjeçarja humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti apo për shkak të problemeve të saj shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.08.2022, në Laknas, shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore.

Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkoi për kronikë/ Goditet gazetarja në Devoll, autori dhunon fizikisht dhe vajzën…

Devoll

Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij dhe goditi gazetaren e emisionit investigativ gjatë ushtrimit të detyrës, vihet në pranga 62-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. J., 62 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Shtetasi i mësipërm, ditën e djeshme, në fshatin Ponçarë, Devoll, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, shtetases G. Ç., 33 vjeçe, si edhe ka goditur gjatë detyrës shtetasen M. M., 32 vjeçe,

banuese në Tiranë, me detyrë gazetare, e cila do të realizonte një kronikë me shtetasen G. Ç., për një emision investigativ.

Tentoi të vriste të atin me korrësen e barit/ Parandalohet krimi në familje…

Një vrasje është parandaluar ditën e sotme në Cërrik ku një 29 vjeçar tentoi të godiste me mjet prerës babanë e tij. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, pasi kanë marrë njoftim ditën e djeshme, se në fshatin Klos, Cërrik, shtetasi B. Sh. po konfliktohej me babanë e tij, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda.

Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin B. Sh., 29 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), i cili ka dhunuar fizikisht dhe ka goditur me mjet bujqësor (korrëse) babanë e tij, shtetasin R. Sh., 56 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën,” njofton policia.

Ndaj të riut B. Sh., 29 vjeç rëndon akuza e “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ky vend dreqi ku po rritim fëmijët…

Nga Altin Janaqi :

Ishte vetëm 7 vjeç dhe humbi jetën… Nga të paktat herë kur në dreq zanati që kam të dridhen duart të shkruash një lajm. Më shkon në mendje që dhe vajza ime ka të njëjtën moshë. Në trup të shkojnë mornica. Mund të ishte vajza ime. Mund të ishte vajza jote. E të gjithëve ne që kemi vendosur të rrisim fëmijët në këtë m.. vendi.Nuk ishte një aksident. Ishte një ngjarje e paralajmëruar. 2 herë të tjera vetëm në 2 muajt e fundit. Por askush nuk u mor seriozisht prej atyre që kanë detyrimin dhe paguhen për ta bërë një gjë të tillë. Ata u kujdesën vetëm të shpërndanin lajme se po punonin.

Ministri mbledh drejtorët. Drejtori mbledh drejtorët e tjerë. Urdhra. Fjalë të bukura. Angazhime. Një lajm në TV. Një tjetër drejtor që del para kamerave. Me pamje nga deti. Shifra. Në fakt në terren gjithçka vijon si më parë.

Skafe dhe gomone që fluturojnë mbi kokat e pushuesve. Një garë e çmendur e pak njerëzve kush të bëjë akrobacinë më të paparë në ujë. Kujt dreqin i duhet ky lloj sporti?

Por edhe nëse dikush paska të drejtën e kësaj kënaqësie, si ka mundësi që çdo vit ndodh e njëjta gjë dhe askush nuk nxjerr mësime? Askush nuk mban përgjegjësi. Sepse këtu askush nuk dënohet. Kush ka lekë, miq dhe lidhje me pushtetin ia hedh pa lagur.

Sepse asaj krijese të pafajshme me sytë e detit nuk ia mori jetën një ngjarje aksidentale, por arroganca. Është pikërisht arroganca e njerëzve të veshur me pushtet dhe para të cilët të qeshin në fytyrë nëse u përmend ligjin. Rregullat janë vetëm për të varfrit. Vetëm ata shkojnë në burg.

Dreq vendi ku po rrisim fëmijët.

Ta marrin nga duart kur shkon me pushime. Të përplasin kur kalon vijat e bardha. Nuk të japin mjekim kur shkon në spital nëse nuk “kollitesh” më parë. U ble barna kur sëmuren që një zot e di nga kanë ardhur dhe çfarë efektesh kanë. Dridhesh të mendosh që frutat dhe perimet që u vë çdo ditë në tavolinë janë të dendura me pesticide dhe hormone. Nuk mund ta imagjinosh se në ëmbëlsirën dhe akulloren që ai të është lutur t’ia marrësh ka vaj palme.

E dërgon në shkollë dhe përpara të del një mësues i ardhur nga shkolla e patronazhistëve të partisë. Se tashmë është turp që në 7 mars t’i bësh lule si dhuratë nëse nuk ka dhe një çantë apo zarf. Të dridhen këllqet kur dëgjon se në shkolla punojnë si mësues dhe roje ngacmues seksualë. Çmendesh të mendosh që djali yt ka lënë mësimin për të provuar një cigare hashash që e gjen kollaj në cepat e shkollave. Apo kur testi i maturës del më përpara në Facebook sesa u shpërndahet në klasa.

Por edhe nëse e mbaron një shkollë dhe merr një diplomë, për të futur fëmijën tënd në punë do shkosh sërish kokulur te patronazhsti i partisë. Ta shohësh në ditë të syrit me përulësi. Një tjetër zarf duhet ta kesh bërë gati gjithsesi.

Dreq vendi ku po rrisim fëmijët.

Është dita kur mendon se ke bërë gabimin më të madh në jetë që nuk ike edhe ti nga sytë këmbët jashtë vendit si komshiu yt. Kur mallkon vetën që nuk e provove një herë lotarinë amerikane. Dita kur thua pse nuk ia mbathe në Itali apo Gjermani ku edhe pse mund të laje pjata do ishe më i sigurt.

Ky nuk është më vend për të rritur fëmijët.

Jo sepse është i varfër. Jo se është i prapambetur. Jo sepse ligjet nuk janë të plota.

Ky vend ka vrarë shpresën.

Feston 53 vjetorin, këngëtarja e njohur shqiptare sfidon vajzat e reja me bikini (Foto)

Manjola Nallbani ka festuar ditëlindjen dhe ka mbushur plot 53 vjeç. Por mosha është thjesht numër për këngëtaren dhe këtë na e vërteton video që ajo ka postuar për ditëlindje. Manjola ka publikuar një video nga pishina, ku shfaqet me bikini dhe në super formë duke i mahnitur të gjithë. “

Ja te vishemi bukur me kostum si per ditelindje? Meqe na qellon ne 40 grade? Faleminderit ZOT per cdo dite e vit te jetes”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.