Aksident i frrikshëm në Tiranë… / Humbi kontrrollin e mjetit, vdes 60-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Laknasit. Një 60-vjeçare me iniciale S.Gj. ka humbur kontrollin e automjetit. Sipas policisë, 60-vjeçarja ka pasur probleme shëndetësore. Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje, 60-vjeçarja është gjetur pa shenja jete. Uniformat blu nuk sqarojnë nëse 60-vjeçarja humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti apo për shkak të problemeve të saj shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.08.2022, në Laknas, shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore.

Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.