5 orë në gjykatë/ Shqiptari që vrau gruan në Greqi :”Një falje për fëmijët(Video)

Gjykata ka vendosur që babai vrasës të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai u paraqit paraditen e sotme në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në hyrje të gjykatës kur u pyet nga gazetarët, a keni diçka për t’i thënë fëmijëve, dy prej tyre të mitur, që i la pa nënë, ai u shpreh: “një falje për fëmijët”. Seanca ndaj shqiptarit ka zgjatur pesë orë, por me çfarëdo argumenti që ka paraqitur ai nuk ka bindur prokurorin dhe hetuesin dhe me marrëveshjen e të dyve është vendosur që ai të mbetet në burg.

Ndërkohë disa gra ishin mbledhur jashtë gjykatës për të protestuar dhunën që ushtrohet ndaj grave, duke kërkuar nga autoritetet që të merren masa.

Berisha nxjerr denoncimin: “Skafi i policit Arjan Tase që vrau 7-vjeçaren përdorej për trafik droge…

Nga Sali Berisha:

Skafi i fuqishëm i komisar Tases përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge! 🔴 Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor ! Uroj të jeni mirë me shëndet familjarisht. Jam oficer policie. Po ju informoj në lidhje me Motogomonen me dy motorra të fuqishëm që aksidentoi 7-vjeçaren në Potam: Motogomonja (Skafi) me dy motorra i përket një Grupi trafikantësh që kanë punuar dhe punojnë për transportim hashashi për Itali, Greqi dhe Malin e Zi, për llogari të Habilajve dhe Geron Xhafes, por që janë mbrojtur dhe favorizuar nga oficeri Arjan Tase me detyrë Komandant i Stacionit Policisë Himarë…!

Motogomonja (Skafi), në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke transportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë. Pastaj është tërhequr nga Deti dhe është dërguar me një automjet të mbyllur në një servis të specializuar për Skafet në Rajonin e Kurbinit në afërsi të Patokut ku i është nënshtruar servisit për më shumë se një muaj. Pra është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshëm) dhe jo mjet lundrimi për shërbime turistike…!

Shqiptarja ikën me pushime në Itali dhe tregon sa larg është Shqiperia…

Ndersa ne shqiperi pushimet verore jane shtrenjtuar dhe janë kthyer në problematike nje qytetare shkruan se pushimet po i kalon ne Itali ku cdo gje eshte shkelqyer…Nuk ka as mushkonja si ne Spille apo Divjake. Deti eshte i paster dhe nuk ke probleme nga skafet dhe motoret e ujit. Ne hotel te respektojne pa mase dhe higjena eshte ne formen maksimale. Qetesi dhe rehati.

Ajo shkruan:
Po i kaloj shkelqyeshem pushimet ne Sperlonga Lazio. Qetesi,sherbim, miresjellje ,pasterti dhe as mushkonja nuk ka. Me trajtojne si princeshe ne hotel ,me nderrim te perditshem biancheria dhe komoditet.

Ne plazh se ka njeri mendjen te shoh sa peca ke veshur dhe nese ke celulite,se je e re apo plake,qytetari e edukuar.

Goditën me thikë 17- vjeçarin në Korçë/ Procedohen penalisht 4 djem 15-16 vjeçarë…

Në vijim të informacionit paraprak datë 04.08.2022, i cili bën fjalë për dëmtimin e një 17-vjeçari me mjet prerës, gjatë një konflikti fizik, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për katër shtetas të mitur, të moshës 15-16 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.10, Korçë, këta shtetas për motive të dobëta,

kanë goditur me grushte dhe me mjet prerës 17-vjeçarin, i cili pas mjekimit të marrë në Spital u largua në banesë njofton policia.

U shoqëruan në Komisiariatin e Ersekës/ Revoltohen 2 të rinjtë Kolonjarë rrahin edhe policët

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve J. N., 41 vjeç dhe S. S., 38 vjec, banues në Ersekë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në qytetin e Ersekës, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, në momentin e shoqërimit të tyre për në ambientet e Komisariatit, për sqarimin e një konflikti që kishin pasur këta shtetas, me një person tjetër.

28 vjeçari bën të fortin ,nuk iu bind urdhërit për të ndaluar në Pogradec/ Policia e kap dhe i gjen emigrantë…

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. A., 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi në dalje të qytetit të Pogradecit, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi. Forcat e Policisë janë venë në ndjekje të tij, pasi kishin dyshime se 28-vjeçari po transportonte kundrejt fitimit, emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës.

Gjatë ndjekjes nga Policia, për shkak të shpejtësisë, në afërsi të fshatit Udënisht, shtetasi B. A., është përplasur me barrierën anësore të rrugës, duke shkaktuar dëme materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Në këtë vend të gjithë ulërijnë, asnjë nuk shpjegon!

Nga Dalina Buzi!

Sa rrëmujë jemi ne si vend. Rrëmujë në tokë, e rrëmujë në det. Rrëmujë kur nisim projekte të mëdha, rrëmujë midis e rrëmujë në fund. Edhe kur diskutojmë pas një tragjedie të madhe, diskutojmë rrëmunjë. “E ka fajin media”, “E ka fajin opozita”, “ E kanë fajin këta me zinxhira floriri”, “Bllokojmë gjithë skafet”, “Bllokojmë gjithë makinat e shtrenjta”.

S’dalin njerëz që të shpjegojnë me qetësi që çfarë problemesh ka dhe si mund të shmangim tragjedi të tjera në det, po merren me kush ja bleu skafin kujt. A thua se këta që ankohen, kur ulen në skafe për xhiro, pyesin se me ça lekësh është blerë, “Është blerë me lekë droge, tenderash të vjedhura, inavsion fiskal?”

E gjithë kjo rrëmujë vjen sepse ky është një vend, që ende se di nëse ka ujë depozite apo ujë të rrjedhshëm, nëse telat elektrike i ka instaluar tamam apo vazhdon i merr nga lidhjet e vjetra, këtu s’dinë pse ikin jashtë e s’dinë pse qëndrojnë, s’dinë ç’bukë po hanë, këtu zbrazet Shqipëria e shtohen pallatet, këtu reklamohet shëndetësia falas, e prapë paguhet, këtu të gjithë thonë s’kanë e prap gjejnë për makina e çanta.

Këtu shtrëngohet ligji në një vend dhe krijohen shërbime për ta thyer atë ligj diku tjetër, këtu vazhdojnë i japin policëve 2000 lek për t’i shpëtuar një gjobe me të njëjtën shifër, këtu ngrihen sisteme të automatizuara për të lehtësuar shërbimet ndaj qytetarëve e prapë zgjidhen hallet me telefona e të njohur, këtu shtrydhin trutë për arsimimin e në finish janë me të tjerë që kanë dhënë lekë, këtu pastrohen rrugë, ndërtohen parqe e vendosen kosha plehrash dhe çdo ditë prap qelben po ato rrugë e parqe, mu afër koshit të plehrave.

Ky është një vend ku e reja, inovacioni, dëshira për t’iu afruar perëndimit, përplaset çdo ditë me rezistencën e të vjetrës, ku riciklojnë fytyra të daëa boje me parti të reja, ku ushqehen me lekë droge e prostitucioni e ulërasin “kurvë” nëpër komente, ku meidat që shesin lajme për llaç e tulla, të flasin për korrupsion e krim.

Ne presim për drama, presim për tragjedi, presin të na çirret gurmazi duke fajësuar këdo përreth, largojmë veten nga çdo përgjegjësi dhe ja kalojmë atë tërësisht shtetit apo njeriut të përfshirë në krim. Asnjë nuk pyet veten” Nëse do të isha në gomone, do t’i thoja drejtuesit që mos u afro aq shumë me bregun?” Dyshoj.

Dyshoj sepse ndoshta as unë s’do ta thoja. Sepse s’do ta mendoja. Sepse në këtë rrëmujën tonë të një vendi shumë të vogël, në këtë mungesë të theksuar ndërgjegje qytetare që barazpeshohet me rrëmujën në zbatimin e ligjeve, secili në në fund të ditës, bën siç i thotë truri. E bën se nuk ka frikë. Se çdo gjë rregullohet. Askush s’merr mësim dhe vazhdojmë.

“Deputetja” shqiptare i ve flakën Mykonos dhe “tërbon” grekët (Foto)

Ajo thotë se është avokate, por në fakt është bërë e famshme për dy gjëra: E para, sepse ka qenë kandidate për deputete e partisë së Spartak Ngjelës, dhe e dyta, për fotot dhe videot provokuese që poston në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Arnida Çapin, e cila për momentin është duke pushuar në Mykonos të Greqisë.

Arnida ka postuar disa foto të nxehta për ndjekësit e saj, duke marrë komente të shumta.

Nipi nga Pogradeci rreh gjyshen…

Një 36-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij 84-vjeçare. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi S. N., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky i fundit në banesë, ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gjyshes së tij shtetases Ll. T., 84 vjeçe, banuese në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Meta: Rama do të përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë,është premtim….

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka theksuar se Rama do përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë . Jam i sigurt që drejtësinë do ta bëjë populli. Drejtësia është nën presionin e Ramës. Kemi pasur opozitën të kapur nga qeveria, drejtësia do fillojë të çlirohet kur të shohë popullin që do ngrihet. Besoj tek populli. Ai do ta mësoj shumë mirë dhe shumë shpejt kush është populli i Shqipërisë meqë mendon se e ka futur në laborator. Do e shijojë ku do përfundojë, nën këmbët e popullit të Lirisë, është premtim“.

Nder të tjera, Meta ka paralajmëruar se “në javët që vijnë do shikoni dhe do habiteni me shumë çështje” ndersa ka treguar se një tjetër skandal janë dhe çështjet e Shqipërisë në Arbitrazh. “Askush nuk di se sa çështje janë në arbitrazh se është biznesi tjetër i ri që shpiku kjo qeveri e jashtëzakonshme e hajdutokracisë dhe arbitrazhet i kthyen në biznese ndërkombëtare”, u shpreh Meta.

Vdekja tragjike e Jonadës në plazhin e Potamit/ Media britanike :” U godit nga skafi i policit…

Media britanike “The Mirror” ka pasqyruar ngjarjen e rëndë që ndodhi në brigjet shqiptare, tragjedinë ku humbi jetën Jonada Avdia, vajza 7 vjeçare e goditur nga skafi i shefit të policisë, tashmë të shkarkuar dhe përjashtuar, Arjan Tase.Sipas Mirror, 7-vjeçarja Jonada Avdia, jetonte në Barking, në lindje të Londrës.“ Një vajzë e re britanike ka humbur jetën në një aksident të tmerrshëm pasi dyshohet se u godit nga skafi i një polici jashtë shërbimit teksa po pushonte në Shqipëri.

Vdekja e Jonada Avdias ka sjellë protesta në të gjithë vendin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave. Shtatë vjeçarja humbi jetën pasi polici Arjan Tase dyshohet se po manovronte rrezikshëm me skafin e tij në plazhin e Potamit në Himarë, në jug të Shqipërisë.

Policia konfirmoi se rreth orës 14:00 të së martës shoferi i skafit humbi kontrollin dhe goditi fëmijën nga Barking në Londër, e cila vdiq menjëherë në vendngjarje. Ai pritet të dalë të premten para gjykatës së Vlorës pasi u akuzua për vrasje nga pakujdesia”, shkruan Mirror.

Pedagogu Bislim Ahmetaj ka shpërndarë një postim prekës në rrjetet sociale duke thënë:

“Shqiptarët po vajtojnë për Jonadën dhe familjen e saj, ndërsa për ty, vrasës i fëmijëve dhe ëndrrave, nuk do të ketë varr. Drejtësia për Jonadën duhet dhe do të vendoset nga qytetarët shqiptarë”.

Babai i pikëlluar i tha se po e mbante për dore vajzën e tij kur ajo u godit dhe tha “Duhet të kisha vdekur unë”.

Vajza e re ishte me pushime me familjen në vendlindjen e prindërve të saj, por familja thuhet se ka jetuar në Britaninë e Madhe për dy dekadat e fundit dhe Jonada ka lindur në Londër.

Për shkak të aksidentit tragjik, Drejtori i Policisë Gledis Nano shkarkoi rreth 15 efektivë, duke thënë se “nuk do të tolerojë asnjë oficer policie, drejtues që nuk zbaton me rigorozitet dhe ndershmëri detyrat funksionale, në interes të mbrojtjes së jetës së qytetarëve”. Ky është rasti i tretë në një muaj ku skafet në plazhet e Shqipërisë u shkaktojnë aksidente turistëve. Me qindra qirinj dhe lule janë vendosur aty ku humbi jetën Jonada, si dhe para Kryeministrisë.

Elektrizoi “Sunny Hill /Elvana Gjata i bën surprizën e bukur të atit në koncert (Video)

Mbrëmjen e djeshme Elvana Gjata elektrizoi publikun e “Sunny Hill” me performancën e saj, por emocionet më të mëdha me siguri i ka ndier një nga njerëzit më të dashur. Këngëtarja e njohur është e përkëdhelura e familjes dhe këtë e ka treguar gjithmonë. E kemi parë në ekran me mami Vjollcën, kurse imazhet me të atin të cilin e konsideron idhullin e saj janë më të rralla, por mbrëmë i bëri një dhuratë tepër të veçantë. Jo vetëm ajo, por edhe mijëra pjesëmarrësit e pranishëm. Diva e skenës ndaloi për pak sekonda performancën, për t’i uruar në kor babait të saj ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen Babi! Je me i shtrenjti im”,- ka shkruar këngëtarja në videon e publikuar në Instagram, ku ka marrë po ashtu urimet e ndjekësve.

Sherr me pronarin e hotelit ku punonte në Ksamil/ Punonjësja i nxjerr inatin vete i djeg makinën në garazh

Sherri me pronarin e hotelit ku punonte ka nxitur një nga punonjëset që të hakmerret ndaj tij duke i vënë flakën makinës së biznesmenit në garazhin e hotelit dhe të shkaktojë panik tek pushuesit. Policia e Sarandës në një informacion paraprak bën me dije se “sot, rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar.

Degradon sherri në Korçë/ 17-vjeçari përfundon në spital me plagë thike…

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar i dëmtuar me thikë. Ai dyshohet se është dëmtuar gjatë një konflikti fizik dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe as autori që ka goditur me thikë 17-vjeçarin korçar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Vjet Bregoviç ,sinvjet Kostandinos Argiros/ Bashkia korçë nuk ndal surprizat për Festën e birrës

Reagimi nga Bashkia Korçë:

Për herë të parë në Shqipëri, Konstantinos Argiros. Këngëtari i njohur grek, pas një turi të gjatë koncertesh në Greqi, vjen tek FESTA E BIRRËS me super hitet e tij. Rezervo datën, fto miqtë dhe eja në Korçë
Bëhu pjesë e festës më të madhe dhe më të bukur verore në Shqipëri, Festa e Birrës 2022.
🍻 2️⃣0️⃣ GUSHT
📍Terminali i Autobusëve, Korçë