Tragjedi në Itali/ Bie nga ballkoni ,vdes Shqiptarja, nënë e tre fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Itali. Mediat lokale bëjnë me dije se një 43-vjeçare Shqiptare, nënë e tre fëmijëve ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 22:40 të mbrëmjes së të mërkurës në një pallat në via XXV Aprile në Rovato. Gruaja jetonte në një apartament në katin e dytë. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë urgjenca dhe policia, por fatkeqësisht ishte shumë vonë për të ndërhyrë. Dinamika e incidentit që tronditi thellë komunitetin , po shqyrtohet nga Karabinierët. Deri më tani janë ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje.


Advertisement