Goditën me thikë 17- vjeçarin në Korçë/ Procedohen penalisht 4 djem 15-16 vjeçarë…


Në vijim të informacionit paraprak datë 04.08.2022, i cili bën fjalë për dëmtimin e një 17-vjeçari me mjet prerës, gjatë një konflikti fizik, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për katër shtetas të mitur, të moshës 15-16 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.10, Korçë, këta shtetas për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me mjet prerës 17-vjeçarin, i cili pas mjekimit të marrë në Spital u largua në banesë njofton policia.

Advertisement