Monika Lubonja i ve flakën rrjetit ,sfidon vajzat e reja me bikini nga Jugu (Foto)

Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka nisur pushimet në jug të vendit prej nga ku nuk i ka kursyer postimet në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë në Instagram disa foto duke u shfaqur shumë seksi, e veshur me rrobabanjo të verdha. Edhe një herë aktorja, e cila ka festuar këtë vit 54 vjetorin e lindjes, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me format e saj.

Edhe këtë verë po e kalojmë me ato qe na janë ndodhur, ashtu si na janë ndodhur, në këto 5 dekada, pa shtuar e pa rregulluar. Edhe po ngjau gjë sezonin tjetër, prapë do njihemi”, shkruan ajo krahas fotove të publikuara në rrjetin social, ku mori shumë komente nga më të ndryshmet nga ndjekësit e saj.

“U bëmë për 1 lek”….

Nga Lutfi Dervishi:

Lajmi se Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e litrit të naftës me 1 lek, ose 0.008 euro kapi të papërgatitur ekspertët, analistët vendas dhe të huaj, shoqatat e biznesit dhe të turistëve dhe sigurisht edhe opozitën dhe popullin opozitar! Edhe vetë qeveria mbeti pa fjalë.

Shoqatat e Turizmit në Shqipëri njëzëri e përshëndetën vendimin e bordit për të ulur çmimin e naftës me 1 lek dhe e quajtën lajmin më të mirë të sezonit. Tanimë, edhe Jugu i vendit që ka patur një sezon të vështirë, do të rigjallërohet. Me 1 lek më shumë në xhepat e tyre turistët vendas do të shpenzojnë më shumë.

Më herët Banka e Shqipërisë, ndërsa përshëndeti vendimin e Bordit si një vendim historik me implikime pozitive në spiralin e pritshëm të rritjes ekonomike, bërë një sqarim të detajuar në një përpjekje për të mos mbiçmuar lekun dhe për të mos e dëmtuar më tej euron dhe dollarin.

Deri dje kur flisnim për 1 lek, sqaroi një zyrtar i Bankës, kishim ne mendje monedhën me peshë 3.00 gr, me diametër 18 mm, me formë të sheshtë që është prej materiali përzierje baker-zink (çelik i veshur me baker) dhe që është në qarkullim në Shqipëri prej vitit 1997. Por sot me vendimin e Bordit të Transparencës, flasim për një monedhë që merr vlerën e arit të zi. Sot motorrët e ekonomisë shqiptare janë vënë në lëzizje dhe janë gati për një hop cilësor.”

“Kjo është shenja më e sigurtë se ne tani po dalim nga kriza që ka kapur gjithë botën. Për këtë arsye qeveria tërhiqet nga paketa e dytë mbështetëse që kishte planifikuar për pensionistët dhe bizneset, sepse thjesht tani nuk është më nevoja. Ky lajm i bordit, – tha një zëdhënës i qeverisë- është edhe një shuplakë për opozitën që na është qepur me gurë në trastë dhe na ka bërë për një lek në sytë e shqiptarëve”.

E trishtë/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur i Spitalit Ushtarak (Emri)

Mjeku i njohur i Spitalit të Traumës, Luan Nikollari është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije familja e të ndjeri nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook. “Ju bëjmë me dije se babi jone Luan Nikollari ndërroi jetë. Jemi te “Shtëpia e Pritjes Univers”, te rruga Bardhyl”, thuhet në njoftimin e familjes. Nikollari është një emër i njohur i mjekësisë shqiptare pasi në vite të ndryshme ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, ku mund të rendisim atë si Drejtor i Institutit të Kërkimeve Mjekësore Ushtarake (IKMU) ne Spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU)-Tiranë në 2012.

Gjithashtu përgjatë viteve 2000-2006 ai ka qenë Drejtor i Drejtorisë se Shëndetësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, por edhe shef i departamentit të Epidemiologjisë në spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU), përgjatë viteve 1999-2000.

Ndarja nga jeta e mjekut të njohur ka lënë të tronditur edhe mikun e tij, rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

“Lamtumire mik! E rende lamtumira jote! Njeri para se gjithash, mjek i palodhur, drejtues i denje e i papërlyer, babai me i mire qe familja mund te kete, i dashuruar pas SUT, i pakursyer per shoket, miqte e pacientet! Te qofte e blerte lendinë Luan Nikollari! Kishe akoma shume per te dhene por te deshte qielli Kolonel!”, shkruan Gjata në mesazhin e tij të ngushëllimit në Facebook.

Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit edhe nga të tjerë mjek e miq të Nikollarit, ndërkohë që ndarja e tij nga jeta ka qenë e papritur, pasi nuk raportohet që të ketë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë.

“Çfarë dhimbje. Mik i shkëlqyer, fisnik dhe zemërbardhë. U prehtë në paqe Luani i mirë”, shkruan në Facebook ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Edhe mjeku i njohur, profesor Tritan Kalo ka mbetur i prekur nga humbja e kolegut të tij.

“Një djalë, baba e koleg i përsosur. Të qoftë i lehtë dheu Dr. Luani!!!”, shprehet ai.

Letër publike për Noizyn: Këngët e tua janë kancer muzikor…

Nga Brizida Gjikondi : I dashur Noizi! Se kisha menduar ndonjëherë që do ulesha të të shkruaja, ndjesë që të drejtohem me llagapin e artit, dhe ndjesë që llagapin sta shkruaj anglisht siç ti e mban, por jam pak fanatike, kombtarisht sidomos. Jam nënë e dy djemve, te dy pa mbushur 30 dhe kane kaluar 20, në shtëpinë tonë muzika është e pamëshirshme, rap sidomos, si në shumicën e shtëpive me djem. 2pac, Notorius B.I.G, Eminem… deri mgk, nf etj etj..

Tekstet janë frymëzuese, ironike, anti regjim, shpesh dhe anti prindër… po asnjë, absolutisht asnjë nuk arrin të cakisë, vulgaritetin më ekstrem sic bëjnë tekstet e disa këngëtarve shqiptarë.
Ti tashmë je 36 vjec, me plot gojën quhesh meso burrë, këngët e tua dikur kishin mesazhe, frymëzuese, Malet e Dibrës për shëmbull ose Sikur tputhi qielli tokën.. etjPor tani.. Ah tani një tmerr i vërtetë.. Kjo është edhe arsyeja që po të shkruaj…Ti përfaqëson një figurë publike, të kësaj epoke. Ndaj dhe ajo që shkruan e këndon ti drejton ose shtrëmëbron akoma më shumë shpirtrat e të rinjve shqiptarë.

Këngët e tua të fundme që bucasin nëpër klube, makina etj, ndjesë që ta them troç janë mjerane.
Këngë që frymëzojnë zhbërje ulëritëse vlerash, ku fjalët fillojnë e mbarojnë me përdorim imoral të trupit të femrës, hyjnizim vulgar të lekut, ku në ekran shpërthejnë femra që trajtohen si prostituta, makina gjoja super të shtrenjta, badigard.. dhe idolizim i vetes duke puthur deri dhe veten ne pasqyre, tekst vulgar ripërsëritës për të mbushur refrenin dhe në fund një asgjë që vret më shumë se heshtja.

Repi është krijuar për të shprehur revolt, ironi, mllef, .. po në Shqipëri jo. Askund nuk flet për shqiptarët, ata të rinjtë e vërtetë, ata që varen poshtë kamionave për të shkuar matanë, ata që punojnë korrierë picash mesantës rrugëve të zymta të qytetit, ata që punojnë në miniera, ata që lekun se kanë letër por e kanë gjak.. ose qofte dhe kenge kunder policise.. spiunave.. ose regjimit (por jo te porositura nga regjimi tjeter, por nga shpirti rebel)

Ti duhet të përfaqësosh edhe ata, unë spo them të lexosh, por të meditosh të paktën, se cfarë do lësh.. mbrapa… Të frikshme dhe kancer muzikor do i quaja këngët e fundme..

Në këtë realitet ku krimi dhe jo e mira janë në piedestal, ku leku dhe jo shpirti vlerësohen qoftë dhe me ndihmën tënde. Këngë që frymëzojne prostitucionin e vlerave dhe pasurimin si qëllim të nxituar dhe me cdo mëkat dhe rrugë dhe jo si mjet jetese të natyrshëm dhe në përpjestim me vlerat..

Platoni.. thotë që “shpirtrat vulgarë nuk kanë të ardhme” ti dikur e ke patur një të tillë.. jo vulgar dhe inspirues.. tani ? Ah tani…

Mjafton të lexosh teksin e këngës tënde sa më poshtë dhe cdo gjë ska nevojë për koment.

Benzi I ri

Noizy

Pare t’reja benz i ri, benz i ri, benz i ri
Pare t’reja benz i ri, benz i ri, benz i ri
Ti s’e dine me siguri, siguri, siguri
Ti s’e dine me siguri, siguri, siguri
No – as s’du me dit,
Ju jeni krejt dificit
Dhe ma ta dhon benzin
Ju nuk keni pare per benzin
Kur vjen Noizy e djeg çatine
Ik se po vjen zhurma
Po se dine se ku karin do hinë

Kur na shef thuj mashallah, mashallah, mashallah
Kur na shef thuj mashallah, mashallah, mashallah
uh la la, uh la la, uh la la
Po fitojm like uh la la, uh la la, uh la la

Fut e bjer në Vlorë/ Dy të rinjtë ngacmojnë gratë e martuara, burrat e tyre i bëjnë për spital…

Sërish trazira në Vlorë në këto ditë të nxehta të gushtit. Një situatë e pazakontë ka ndodhur në “Vega Beach” ku një grup pushuesish janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, ndërsa ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte. Dy të rinj, teksa ishin me pushime kanë ngacmuar 2 gra të cilat kanë qenë të martuara. Burrat e tyre kanë mbërritur aty dhe ka nisur sherri me grushta i cili përfundoi edhe me lëndime serioze duke shkuar deri në spital. Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.

Sot, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.” – njofton policia.

“The Guardian”: Shqipëria i ka të gjitha: plazhe, male, qytete antike dhe çmime të lira….

Shkrimi nga The Guardian:

“Të huajt mund të gjejnë detin, malin dhe historinë” .Plazh, mal, qytete antike dhe çmime të ulëta? Shqipëria i ka të gjitha. Kështu e nis shkrimin e saj prestigjiozja britanike “The Guardian” në një artikull kushtuar turizmit dhe natyrës shqiptare.“ Pavarësisht nga e kaluara e errët e shekullit të 20-të, vendi tani është një parajsë e udhëtarëve me peizazhe të mahnitshme, bregdet dhe qytete historike”, shkruan The Guardian. Gazeta britanike ndalet tek plazhet e Shqipërisë, qyteteve të njohura nga UNESCO-s dhe rrugëve të ecjes malore.

“Dikur vend komunist, sot po lavdërohet si një destinacion “i ri i nxehtë” evropian i udhëtimit për turizëm”, nënvizon gazeta.

Sipas saj turistët nisën të rriteshin nga viti në vit. E ndërsa në vitin 2009, 1.9 milionë turistë udhëtuan drejt Shqipërisë; në vitin 2019, viti i fundit i plotë para Covid-it, shifra ishte plot 6.4 milionë, shkruhet në artikull.

Ndër të tjera, si pjesë e Shqipërisë përmendet edhe gastronomia. Ushqimet tradicionale me çmime të ulëta. Nuk lihen pa vlerësuar ujërat e pastra të Dhërmiut, dhe ato të virgjëra të Gjipesë.

Qytet historike të vogla si Gjirokastra apo Berati janë dy prej vendeve që kanë tërhequr vëmendjen e turistëve.

Shampanjë, viagra dhe alkool per seks të pandërprerë/ I riu përfundon me penis të thyer në spital…

Festa për përvjetorin e tretë të martesës së 25-vjeçares Isabella Wolf dhe 32-vjeçarit Rob Andreus, të cilët jetojnë në Liverpool, pati një fund të hidhur. Çifti mori një shtëpi me qira në një fshat për të festuar përvjetorin e martesës, duke marrë me vete përveç pijeve alkoolike edhe lodra seksi për një fundjavë pasionante. Rob ishte në ankth nëse mund të përballonte të bënte seks gjatë gjithë fundjavës dhe vendosi të blinte viagra”, tha Isabella Wolf.

“E hapëm shampanjën. Filluam duke pirë nga një gotë secili dhe përfunduam duke pirë tre shishe. Falë viagrës bëmë seks me orë të tëra. Ai mund të kishte dhimbje në penisin e tij por nuk më interesonte sepse isha e dehur. Në momentin që ishim duke kryer marrëdhënie seksule, nga penisi i tij filloj të dilte gjak. Robi u tmerrua, kështu që lajmëruan menjëherë ambulancën, tha 25 vjeçarja.

“Kur mbërriti ambulanca ishte paksa e sikletshme dhe na vinte turp sepse nga paniku dhe frika harruam të fshihnim lodrat e seksit, kamxhikët dhe zinxhirët.”

Mendova se do të vdisja nga turpi!

Në spital, rrezet X treguan se Rob kishte thyer penisin. Për fat, tani është mirë dhe tani të kemi një histori qesharake për t’ua treguar nipërve tanë”, përfundoi Isabella.

Pas tragjedisë në Potam/ Gledis Nano inspekton me dylbi vijën bregdetare: “Mos neglizhoni askënd

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano inspektoi vetë me dylbi gjatë ditës së sotme gjendjen e sigurisë në plazhin e Shëngjinit teksa shkoi atje për t’u dhënë porosi vartësve që të zbatonin ligjin. Nano, i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Lezhës, Bushati, zhvilloi një takim me efektivët e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe më pas me efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët mbulojnë zonën bregdetare në qarkun Lezhë.

Punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, pasi detyra që kryeni është sa e vështirë, aq edhe fisnike. Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tëresi.

Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm ndërkohë që pas ultimatumit ndaj vartësve mori vetë dylbitë për të parë se çfarë ndodhte në plazhin e Shëngjinit.

“Gjatë vrojtimit me dylbi dhe kamera nuk është konstatuar asnjë mjet lundrues në zonat ku ka pushues tha Nano.

Kemi kryeministrin më të mirë në botë/ Qytetarja nuk përmbahet :”Punë ka sa të duash, po këta kanë tangërllik


Në një koncert të organizuar nga bashkia e Durrësit, një qytetare nuk i ka kursyer lavdet për kryeministrin Edi Rama .Ajo thotë se ai është më i miri në botë së bashku me qeverinë. Ndër të tjera pensionistja thotë se populli “është” se i “jep ai drejtim”. Ajo shton se rinia është shumë e lumtur dhe e gëzuar dhe se punë ka të duash. Ndër të tjera ajo thotë se puna s’ka tangërllik dhe kushdo që do të fitojë bukën e gojës, të shkojë të punojë, mos të rrijë kot kafeve gjithë ditën. “Kryeministri që kemi ne është më i miri në botë. E gjithë qeveria. Tani të dal edhe te politika. Se i jep drejtim ai, që jemi ne. Për rininë duhet të bëhet më shumë po ka sa të duash për rininë. Rinia është shumë e lumtur, e gzume. Punë ka sa të duash zemër. Puna s’ka tangërllik. Do me hongër bukë, shko puno!”-shprehet gruaja për kamerat.


Bordi uli naftën me 1 lek/ Shpërthen Adriatik Lapaj :”Këtu përdoret politika për të na vjedhur…

Avokati Adriatik Lapaj ka reaguar pasi bordi i transaparencës vendosi të ulë çmimin e naftës me vetëm 1 lekë. Lapaj këtë e quan “tallje”, teksa shkruan se nafta në bursën Brent shkoi 94.66 dollarë, më i ulët që nga fillimi i luftës në Ukrainë. E kam thënë dhe do e rithem, në këtë krizë shteti po na fut dorën në xhep sa as e imagjinonte askush. Nevojitet të ulet barra fiskale mbi litrin e naftës që të stabilizohen çmimet’ shkruan ai në postimin e tij.

Reagimi i plotë:

JEMI TË VJEDHUR!

Sot nafta në bursën Brent shkoi 94.66 dollarë. Çmimi më i ulët që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Sot Bordi e uli çmimin me 1 lekë. Nga 221 në 220 lekë. Tallje.

Në datën 16 Mars 2022, kur qytetarët ishin në shesh masivisht, çmimi i naftës në bursë ishte me 104.61 dollarë dhe Bordi i sapokrijuar e fiksoi çmimin e naftës me pakicë në vend me 203 lekë për litër.

Sot çmimi në bursë është dukshëm më i ulët se në datën 16 Mars 2022 dhe konkretisht është 94.66 dollarë nga 104.61 që ishte, por çmimi me pakicë është 220 lekër për litër nga 203 që ishte.

Sot referuar standartit të Bordit të datës 16 Mars 2022 çmimi me pakicë i naftës duhet të ishte jo më shumë se 200 lekë për litër futur këtu dhe kursin e këmbimit të dollarit që është rritur.

E kam thënë dhe do e rithem, në këtë krizë shteti po na fut dorën në xhep sa as e imagjinonte askush. Nevojitet të ulet barra fiskale mbi litrin e naftës që të stabilizohen çmimet. Bordi si koncept është i saktë (shiko Italin, Maqedonin e Veriut e me radhë), ndërsa këtu përdoret nga politika për të na vjedhur.

Këmbimi valutor ,6 gusht 2022

Dollari amerikan është blerë sot, 6 Gusht me 113.6 lekë dhe është shitur me 114.8 lekë, duke shënuar ulje në krahasim me nje dite me pare. Monedha evropiane Euro blihet sot me 116.2 lekë dhe shitet me 117 lekë, duke shenuar nje qendrueshmeri me ditet e kaluara. Po ashtu edhe Paundi britanik i cili sot blihet me 136.7 lekë dhe shitet me 138.1 lekë.

Bordi lodhet sërish: Ul naftën me 1 lek, edhe pse çmimi i naftës në bursë arrin nivelet e paraluftës…

Edhe pse karburantet në bursë po kuotohen në nivelet e para luftës në Ukrainë, Bordi i Transparencës ka vendosur që ta mbajë mbi 200 lekë/ litrin e naftës. Mësohet se gjatë ditës së sotme, Bordi është mbledhur duke e ulur çmimin e naftës me vetëm 1 lek. Nga 221 lekë/ litri që shitej deri më tani, nga pasditja e sotme do të shitet me 220 lekë/ litri.

Ndërkohë, benzina do të shitet me 199 lekë/ litri nga 207 lekë/ litri që shitej deri më tani.

Gazi ka mbetur i pandryshuar në 81 lekë për litër.

Çmimi i naftës në bursa, në nivelet e para luftës në Ukrainë

Çmimet e karburanteve janë ulur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në bursa, të cilave Bordi thotë se i referohet, megjithatë qytetarët shqiptarë janë të privuar nga kjo ulje pasi ajo nuk reflektohet në çmimet e tregut vendas për arsye të gjithëditura tashmë.

Plazhet bosh, braktiset si asnjëherë jugu/ Jul Deda nxjerr fotot: “Ora 10 s’ka këmbë robi…

Pushuesit boshatisin plazhet e jugut. Çmimet e larta kanë bërë që ata, ose të shkojnë diku tjetër ose më mirë u bie në Greqi e Turqi. Një fenomen i tillë po vihet re sidomos në plazhet nga Palasa deri në Sarandë. Plazhe të tillë si ai Livadhi, Potami, Borshi, Lukova etj, thuajse janë bosh. Aktori i humorit, Jul Deda, ka postuar 2 foto nga plazhi i jugut, ku shelzonget janë të boshatisura dhe nuk ka asnjë pushues .

Ora 10:10, me orën lokale, plazhi bosh, këmbë robi nuk duket në horizont. Unë nuk e di nëse kjo ndodh në Amerikë, por di që në Shqipëri nuk ka ndodhur ndonjëherë”, shkruan aktori krahas fotove.

Edhe pse sot (6 gusht) është fundjavë dhe plazhi duhet të gëlonte nga pushuesit, përballemi me pamjen e trishtuar e një sezoni të braktisur.

Humbi jetën në Kroaci/ Familjarët e 21-vjeçarit nga Çipani i Devollit, kërkojnë ndihmën e shqiptarëve: “Të prehet në Shqipëri!

Ronaldo, një djalë 21-vjeçar nga fshati Çipan Devollit, u nis drejt Kroacisë për të ndihmuar familjen e tij dhe për një jetë më të mirë. Me një baba të paralizuar prej 15 vitesh dhe një nëne të pamundur për të punuar, e vetmja përkrahje për ta ishte Ronaldo por edhe ai pati nje fat tragjik duke pesuar aksident…duke humbur jetën në Kroaci. Ai ra nga një lartësi prej 20 metrash, pasi punonte në ndërtim. Ndërkohë, familja e tij dhe të afërmit kanë hapur një gofundme, për të mbledhur para që trupi i tij të prehet në Shqipëri.

Kliko linkun per te kontribuar

Postimi i familjarëve:

Une nuk e njoh Ronaldon por njoh familjen e tij . Nuk kisha si ta merrja vesh kete tragjedi nqs kusherira ime Deshira Xheko nuk do me kish treguar dhe lutur per te bere te mundur kthimin e tij ne atdhe. Ronaldo nje djale 21 vjecar nga fshati Çipan i rrethit te Devollit i cili u nis drejt Kroacise per te ndihmuar familjen e tij dhe per nje jete me te mire .

Me nje baba te paralizuar prej 15 vitesh dhe nje nene te pamundur per te punuar dhe nje varferi ekstrme ne kasollen e tyre e vetmja perkrahje reze drite per ta ishte Ronaldo .Por fati nuk ishte ne anen e Ronaldos dhe familjes se tij . Prej nje lartesi 20 meter Ronaldo rrezohet duke humbur jeten .

Trupi i tij ndodhet ne Kroaci . I lutemi te gjith shqiptave te vendosin doren ne zemr

Te ndihmojme familjen dhe nenen e tij te perqafoje per here te fundit Ronaldon . Kushtet e veshtira ekonomike e ndalojne familjen qe te ndjeke ceshtjen e tij per te gjetur te verteten. Lutem me sa kemi mundesi Te ndihmojme financiarisht gjithe se bashku . Te gjithe bashke mund te bejme te mundur kthimin e tij prane nenes e cila te kete nje varr qe ti vendose lule

Aksident i frikshëm në Lumalas, Korçë/ Benzi përplas këmbësoren, ndërron jetë në vend…

Një aksident i rëndë u shënua në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, ku mbeti viktimë këmbësorja 72-vjeçare Milkë Kroza. Dyshohet se Kroza ka tentuar që të kalojë rrugën, por nuk ja ka dalë, pasi është përplasur nga një automjet. Policia njoftoi se shtetasi F.U ka qenë duke drejtuar mjetin tip Benz teksa ka përplasur 72-vjeçaren për vdekje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidentit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2022, rreth orës 10:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi F. U., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasen M. K., rreth 72 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.