Bordi uli naftën me 1 lek/ Shpërthen Adriatik Lapaj :”Këtu përdoret politika për të na vjedhur…


Avokati Adriatik Lapaj ka reaguar pasi bordi i transaparencës vendosi të ulë çmimin e naftës me vetëm 1 lekë. Lapaj këtë e quan “tallje”, teksa shkruan se nafta në bursën Brent shkoi 94.66 dollarë, më i ulët që nga fillimi i luftës në Ukrainë. E kam thënë dhe do e rithem, në këtë krizë shteti po na fut dorën në xhep sa as e imagjinonte askush. Nevojitet të ulet barra fiskale mbi litrin e naftës që të stabilizohen çmimet’ shkruan ai në postimin e tij.

Reagimi i plotë:

JEMI TË VJEDHUR!

Sot nafta në bursën Brent shkoi 94.66 dollarë. Çmimi më i ulët që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Sot Bordi e uli çmimin me 1 lekë. Nga 221 në 220 lekë. Tallje.

Në datën 16 Mars 2022, kur qytetarët ishin në shesh masivisht, çmimi i naftës në bursë ishte me 104.61 dollarë dhe Bordi i sapokrijuar e fiksoi çmimin e naftës me pakicë në vend me 203 lekë për litër.

Sot çmimi në bursë është dukshëm më i ulët se në datën 16 Mars 2022 dhe konkretisht është 94.66 dollarë nga 104.61 që ishte, por çmimi me pakicë është 220 lekër për litër nga 203 që ishte.

Sot referuar standartit të Bordit të datës 16 Mars 2022 çmimi me pakicë i naftës duhet të ishte jo më shumë se 200 lekë për litër futur këtu dhe kursin e këmbimit të dollarit që është rritur.

E kam thënë dhe do e rithem, në këtë krizë shteti po na fut dorën në xhep sa as e imagjinonte askush. Nevojitet të ulet barra fiskale mbi litrin e naftës që të stabilizohen çmimet. Bordi si koncept është i saktë (shiko Italin, Maqedonin e Veriut e me radhë), ndërsa këtu përdoret nga politika për të na vjedhur.

Advertisement