Prishja e pazareve të drogës/ Shqiptari godet grekun disa herë me thikë…

Një shqiptar ka plagosur me thikë një shtetas grek në sheshin qendron të Spartës pasditen e së shtunës. Si pasojë e plagëve ai është dërguar menjëherë në një spital në Athinë, teksa ndodhet në gjendje të rëndë. Dyshohet se shkak i konfliktit të jetë prishja e pazareve të drogës. Ngjarja ka ndodhur kur viktima ka debatuar me djalin me origjinë shqiptare i cili ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur vazhdimisht duke e plagosur rëndë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë vënë në pranga autorin.

Ndaj shqiptarit është ngritur një dosje për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët, ndërsa po shqyrtohet mundësia që autori dhe viktima të kenë qenë përdorues droge, raporton Protothema.

Meta paralajmëron: “Po afron një vjeshtë ripërtëritëse për Shqipërinë (Video)

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka deklaruar se po afron një vjeshtë përtëritëse për të gjithë Shqipërinë. Meta u shpreh se gushti është një muaj i mbushur me punë në mënyrë që të arrihet në vjeshte tek llogaridhënia. “

Na duhet shumë punë duke nisur nga sot, duke vijuar përgjatë të gjithë gushtit, në mënyrë që të kemi një vjeshtë ripërtëritëse, për demokracinë, për llogaridhënien për Shqipërinë për të rinjtë e saj”, u shpreh Meta.

Vrasja në Rëmbec të Korçës/ Policia jep detaje: Edhe autori i plagosur është dërguar në spital…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Rëmbec të Korçës. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ku Velo Hazisllari vrau me thikë fqinjin e tij 60-vjeçar Nesti Sotiri, thekson se shkaku ka qenë një sherr banal mes dy personave. Kusari ka humbur jetën në spital për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë që edhe autori ndodhet në spitalin e burgut, pasi edhe ai ka mbetur i plagosur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Tronditet juglindja/ Vritet me thikë një person…

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme Rëmbecin,Korçë, ku një 60-vjeçar i vra me thikë .Nesti Kusari, u dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Autori i këtij krimi është Velo Azizllari.

Viktima dhe autori janë komshinj në fshat, ku mësohet se ata kanë pasur konflikte të vjetra ,ndërsa sot konflikti ka degraduar deri në përdorimin e thikës.

Zjarret po gllabërojnë shtëpitë/ Ministri Peleshi: “Era po na e vështirëson punën…

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve në vend. Peleshi, përmes një postimi në Facebook, njofton se kushtet atmosferike po e vështirësojnë punën e forcave operacionale në terren .U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet”, shkuan ndër të tjera ministri.

Postimi i Niko Peleshit:

Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret. Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet.

Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat.

Nuk e braktisi kurrë/ Motra e Ornelës thyen heshtjen: “Florindi ishte i mbyllur në klinikë psikiatrike, i çonte ushqim çdo ditë por…

Motra e Ornela Shehit, 28-vjeçares që humbi jetën tragjikisht në Nju Jork pasi u hodh nga ballkoni nga bashkëshorti i saj i cili më pas vrau veten, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të hedhë dritë mbi krimin e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik. Migena ka zbuluar të shkuarën e vështirë dhe sakrificat e motrës së saj të ndjerë, për të cilën thotë se nuk e braktisi kurrë Florind Belliun, edhe pse ia kishte bërë jetën e vështirë prej vitesh. Ajo thotë se Florind Belliu, për një kohë të gjatë kishte qëndruar i izoluar në një klinikë psikiatrike dhe nuk kishte patur përmirësim.

Reagimi i plotë i motrës së Ornelës:

E kam shumë të vështirë të flas në këto momente, pasi unë, motra e Ornelës dhe e gjithë familja jonë jemi tejet të pikëlluar nga humbja e parakohshme e motrës sonë të dashur, por nuk mund të rri pa shkruar dy fjalë për motrën time, për ëngjëllin tonë, që e donte aq shumë jetën, që rrezatonte mirësi dhe e donte i gjithë komuniteti në zonën ku jetonte në Nju Jork.

Vë re me keqardhje që të gjithë portalet janë mbushur me fjalë të ndjera për humbjen e jetës së Florind Belliut, personit që vrau jo vetëm motrën tonë, por edhe fëmijën që do të lindte pas disa muajsh dhe asnjë fjalë keqardhjeje nuk kanë denjuar të shkruajnë për motrën tonë, e cila punonte dhe rriste pothuajse e vetme dy fëmijë të mitur, pasi ai që i mori jetën në mënyrën më makabre kishte kohë, vite që vuante nga çrregullime mendore, kishte kohë që ia kishte bërë jetën të vështirë motrës tonë…

por Ornela ishte aq e mirë dhe e dhimbsur saqë shkonte e vizitonte çdo ditë në klinikën psikiatrike ku ishte i izoluar atë që do t’i merrte jetën në mënyrën më kriminale…i dërgonte ushqim siç dëshironte Flori, saqë punonjësit e klinikës e kishin pagëzuar Ornelën “ëngjëll”, pasi ishte e vetmja që shkonte çdo ditë në klinikë…

Mjekët e klinikës në Nju Jork e kishin paralajmëruar Ornelën që bashkëshorti i saj kishte ende nevojë për kurim, pasi nuk kishte përmirësim, por Ornela edhe për hatër të dy djemve të vegjël që kërkonin babin, kishte firmosur për ta sjellë Florindin në shtëpi, pa pandehur se ai do t’ia merrte jetën asaj dhe foshnjës që mbante në bark, pa u shqetësuar për të ardhmen e dy fëmijëve të mitur.

Falenderoj me zemër të gjithë ata që kanë shkruar fjalë të mira, të ndjera për engjëllin tonë- Ornelën!

Në plazh me bukë me vete/ Gazetari tregon destinacionin: “Çojini për trajnim në Turqi këta të agjensisë të bregdetit …

Nga Arsen Rusta:

Në plazh me bukë me vete! Ku? 150 sekonda filmim nga riviera Turke në një nga 5 plazhet më të mira në Alanya. Plazhin Cleopatra, aty ku “Mihali” sillet me pushuesit si engjëll. Jo se i ka qejf, por e ka kusht në kontratë: Deti, Plazhi Publik e ai me disa Shezlonge me pagëse 6 euro ose 100 Lira. Në atdheun tonë?! Historitë tani dihen. Por ka ende shpresë se rregullatori shtet do ndërhyjë.

Për të gjithë ata që do shohin këtë video. Nuk është një reklamë për plazhet Turke si ky i Cleopatrës por është APEL APEL për reflektim që ti japim dorën njëri tjetrin e të pushojmë në shqipëri. Është një ftesë për institucionet shqiptare të shohin se si i preferuari i tyre Presidenti i Turqisë z.Erdogan e trajton plazhin dhe pushuesin.

Çmimet, Shërbimi, Standarti, Kultura, të tjera kapituj që as krahasohemi ne me ata 🤐😥🤐 .Këto 150 sekonda filmim nga unë e kolegu Eni Ferhati tregojnë se si pushohej me peshqir me termues me bukë me vete e për kokërr të qefit pa frikën se të shtyp skafi apo “pronari” i plazhit të largon nga shqipëria!!!

E kur kjo ndodh në Turqi, po Greqia, Spanja, Italia, Mal i Zi, e sa e sa konkurent tanë? Plazhi Bosh nuk është faji pushuesve në shqipëri.

Shënim
Pse si çoni ca ditë në Turqi këta të agjensisë kombëtare të bregdetit të mësojnë nga menaxhimi i plazhit?

Si po kthehen në “drogë” prezervativët me shije në Indi…

Prezervativët me aromë dhe shije nuk janë gjë e re. Por në Indi, ata po kthehen në varësi për shumë të rinj. Në Durgapur të Bengalit Perëndimor, siç raporton gazeta lokale indiane Neës 18, këta prezervativë janë “droga” më e re. Më parë, tre deri në katër pako prezervativë shiteshin çdo ditë. Por tani prezervativët zhduken nga dyqani brenda pak orësh”, thotë një shitës i një dyqani mjekësor.

Kur prezervativët me aromë zhyten në ujë të nxehtë, çlirohet poliuretan, dhe krijohet një lloj koktaili që të fut në një gjendje të ngjashme me efektin e drogës për 10 deri në 12 orë, raporton Vice. Poliuretani është një substancë plastike që përdoret në materialet e përditshme si izolimi i ndërtesave, pjesët e makinave dhe ngjitësi. Indianët i lënë prezervativët në ujë për gjashtë deri në tetë orë përpara se të pijnë ujin. Dheeman Mandal, një punonjës në Spitalin Divisional Durgapur, tha për Neës 18 se kjo praktikë mund të krijojë varësi.

“Kondomët përmbajnë komponime aromatike. Ajo shpërbëhet për të formuar alkool. Është problematike. Kjo përbërje aromatike gjendet edhe në ngjitësin e dendriteve”, tha Mandal për Neës 18.

FDA Favors Updated COVID Boosters for Fall, Shelves Summer Boosters
Keep Watching .Ekspertët i thanë Vice se konsumimi i ujit dehës nuk mund të kalojë pa pasoja.

“Pirja e këtij uji mund të shkaktojë dehje dhe varësi. Nëse konsumohet në mënyrë të përsëritur, do të ndikojë negativisht te mushkëritë dhe veshkat, si dhe do të dëmtojë sistemin nervor të trupit, “tha Joydeep Ghosh, ekspert i mjekësisë së brendshme në Spitalin Fortis, Kolkata.

Sanjith Saseedharan, drejtuesi i kujdesit kritik në Spitalin SL Raheja në Mumbai, shtoi në një bisedë me Vice se “përdorimi afatgjatë i kësaj mund të çojë në anomali mendore, duke përfshirë sjelljen e dhunshme, veprime të pavetëdijshme dhe [në raste të caktuara] edhe vdekjen.”

E rëndë, djali dhunon seksualisht nënën e tij

Një djalë, i cili sipas raportit mjekësor ka probleme me shëndetin mendor, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, nën dyshimet për kryerjen e tri veprave penale “dhunë familjare”, “sulm seksual” dhe “lëndim i lehtë trupor”. Dyshohet se viktimë e dhunës familjare dhe sulmit seksual ishte nëna e tij, teksa lëndime të lehtë trupore ka pësuar një familjar që ka ndërhyrë në këtë rast. Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Driton Rugova.

Sot policia është informuar se në rrugën “Adem Mala” në Pejë ka ndodh një rast i dhunës në familje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është raportuar nga familjarët se i dyshuari, sipas mjekëve me probleme të shëndetin mendor, ka pas dhunë familjare dhe sulm seksual.

Pastaj dëshmitari -familjar, ka ndërhy, por i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti lëndim i lehtë trupor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Rugova për Gazetën Express.

Këngëtarja shqiptare: “Do doja të kaloja një mbrëmje me Edi Ramën…

Këngëtarja shqiptare Ana Kabashi ka folur në intervistë për jetën e saj profesionale dhe karrierën. Ajo ka treguar se çfarë preferon, çfarë bën gjatë një dite dhe për planet e saj në të ardhmen. Kabashi ka treguar se në kohën e lirë i pëlqen të lexojë, e të gatuajë dhe pse në këtë të fundit siç tha dhe vetë, nuk është “shumë e mirë”. Ajo është pyetur se cilët do të ishin të ftuarit e një darke ideale në shtëpinë e saj. Nga personazhet shqiptarë, ajo zgjodhi Edi Ramën.

Zjarri i qëllimshëm në “Qafa e Gjikës” në Boboshticë/ Policia në hetim për kapjen e autorit…

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, pasi më datë 06.08.2022, midis fshatrave Kamenicë dhe Boboshticë, Korçë, në vëndin e qujtur “Qafa e Gjikës”, ka rënë zjarr, ku për pasojë janë djegur rreth 2 hektarë me bimësi.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Futi fruta të thata kontrabandë nga Maqedonia/ Arrestohet 37-vjeçari nga Buçimasi i Pogradecit

Në vijim të informacionit datë 23.07.2022, i cili bën fjalë për një rast të kontrabandimit me mallra ushqimore, nga Maqedonia e Veriut, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi L. B., specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e bashkëpunëtorit tjetër të dyshuar të tij.

Konkretisht u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit I. G., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kondrabanda me mallra të tjera” kryer në bashkëpunim, në lidhje me këtë ngjarje.

Shqipëria ‘shkretohet’/ Greqia “bum turistik”përllogarit rreth 20 miliardë euro…

Teksa turizmi shqiptar përballet me një sezon të vështirë me shezlonë të boshatisur për shkak të çmimeve të larta, disa kilometra më në jug situata është krejt ndryshe. Greqia këtë vit ka regjistruar të ardhura rekord nga turizmi duke ia kaluar edhe atyre para pandemisë. 100% kanë qenë rezervimet në hotelet e Greqisë, ndërsa ishujt më të vizituar janë Santorini dhe Naxos.

Mësohet se të ardhurat në shtetin fqinj janë grumbulluar afro 20 miliardë euro si rezultat i sezonit të suksesshëm veror. Numri i turistëve që kanë ardhur për pushime në shtetin helen ua kalon edhe atyre të vitit 2019, në periudhën përpara shpërthimit të pandemisë. Zyrtarë të qeverisë së Qirjakos Micotaqis thonë se të ardhurat nga turistët e huaj kanë sjellë rreth 18,2 miliardë euro përfitime, shifër kjo e cila pritet të rritet me 2 miliardë deri në fund të gushtit.

Rreth 4,6% turistë më shumë se në vitin 2019 mbërritën në aeroportet e Greqisë këtë vit, ndërsa gjatë korrikut besohet se kanë mbërritur 10% më shumë. Gushti gjithashtu ka shënuar nivele të paprecedentë të mbërritjeve të turistëve, ndërsa numri i prenotimeve po ashtu vijon të jetë i lartë edhe për muajin shtator.

Çfarë po ndodh me Euron dhe dollarin ,ja me sa këmbehen sot…

Tregu valutor sot sërish shfaet me lëkundje. Euro, Paundi, Franga dhe Dollari kanadez e kanë nisur javën me rënie.Kështu, sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 113.7 lekë dhe shitet 114.8 lekë.Euro sot blihet me 11624 lekë në shitje, sot këmbehet me 117 lekë.Paundi britanik sot blihet me 136.7 lekë, dhe shitet me 138.1 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 118 lekë, shitet me 119 lekë.