Në plazh me bukë me vete/Gazetari tregon destinacionin: “Çojini për trajnim në Turqi këta të agjensisë të bregdetit …


Nga Arsen Rusta

Në plazh me bukë me vete! Ku? 150 sekonda filmim nga riviera Turke në një nga 5 plazhet më të mira në Alanya. Plazhin Cleopatra, aty ku “Mihali” sillet me pushuesit si engjëll. Jo se i ka qejf, por e ka kusht në kontratë: Deti, Plazhi Publik e ai me disa Shezlonge me pagëse 6 euro ose 100 Lira. Në atdheun tonë?! Historitë tani dihen. Por ka ende shpresë se rregullatori shtet do ndërhyjë.

Për të gjithë ata që do shohin këtë video. Nuk është një reklamë për plazhet Turke si ky i Cleopatrës por është APEL APEL për reflektim që ti japim dorën njëri tjetrin e të pushojmë në shqipëri.


Është një ftesë për institucionet shqiptare të shohin se si i preferuari i tyre Presidenti i Turqisë z.Erdogan e trajton plazhin dhe pushuesin.

Çmimet, Shërbimi, Standarti, Kultura, të tjera kapituj që as krahasohemi ne me ata 🤐😥🤐

Këto 150 sekonda filmim nga unë e kolegu Eni Ferhati tregojnë se si pushohej me peshqir me termues me bukë me vete e për kokërr të qefit pa frikën se të shtyp skafi apo “pronari” i plazhit të largon nga shqipëria!!!


E kur kjo ndodh në Turqi, po Greqia, Spanja, Italia, Mal i Zi, e sa e sa konkurent tanë? Plazhi Bosh nuk është faji pushuesve në shqipëri.

Shënim
Pse si çoni ca ditë në Turqi këta të agjensisë kombëtare të bregdetit të mësojnë nga menaxhimi i plazhit?

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.