Me vendim qeverie/ Flamuri i BE-së përkrah atij shqiptar në të gjitha institucionet publike

Flamuri i Bashkimit Europian do të ngrihet përkrah flamurit kombëtar në të gjitha institucionet institucionet publike, në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme.Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave është publikuar në Fletoren Zyrtare të hënën, 8 gusht.Ndryshimet janë bërë në nenin 4, pika 2, ku shtohet fjalia, me këtë përmbajtje: Sipas ligjit të vjetër, ” të gjitha institucionet publike detyrohen te vendosin flamurin kombëtar ne mjediset e tyre te brendshme dhe te jashtme.

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8926, DATË 22.7.2002, “PËR FORMËN DHE

PËRMASAT E FLAMURIT KOMBËTAR, PËRMBAJTJEN E HIMNIT KOMBËTAR,

FORMËN DHE PËRMASAT E STEMËS SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE

MËNYRËN E PËRDORIMIT TË TYRE”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

Në nenin 4, të ligjit nr. 8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, bëhen këto shtesa:

a) Në fund të pikës 2 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:


“Përjashtim nga ndalimi i ngritjes dhe vendosjes së flamujve të huaj, sipas kësaj pike, përbën flamuri i Bashkimit Evropian, i cili vendoset përkrah flamurit kombëtar në të gjitha institucionet publike, në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme.”.

b) Në pikën 5, pas fjalëve “… si dhe raporti i përmasave të tij për këto mjedise, …”, shtohen

“… si dhe mënyra e përdorimit dhe përmasat e flamurit të Bashkimit Evropian …”.

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.